Protesta e studentëve, Astrit Patozi: Kemi nevojë për riformatim të demokracisë, uroj të përfundojë me një forcë të re politike

11 Dhjetor 2018, 16:00Politika TEMA

Si një prej studentëve të dhjetorit 1990, ish-deputeti Astrit Patozi e mbështet protestën e ditëve të fundit të studentëve.

Në studion e “Top Talk” ai shprehu dëshirën e tij që kjo protestë të përfundojë me krijimin e një force të re politike.

“Shqipëria është në një situatë anormale.

Nëse protesta do të kishte të bënte vetëm me një ligj të caktuar, pasi qeveria do e kishte gjetur një zgjidhje.

Ata janë në unison se nuk e konsiderojnë as qeverinë e tyre dhe as opozitën e tyre.

Uroj që kjo protestë të përfundojë me një forcë politike dhe me kërkesa politike. Kemi nevojë për një riformatim të demokracisë.

Nuk jam për rrugë revolucionare. Edhe studentët më duken se janë të këtij qëndrimi pasi janë paqësorë”, u shpreh Patozi.

1 komente në “Protesta e studentëve, Astrit Patozi: Kemi nevojë për riformatim të demokracisë, uroj të përfundojë me një forcë të re politike”

  1. ? says:

    Këta student s’do kenë fatin e atyre të viteve 90.Sot bota është digjitalizuar dhe do ju ngelet njollë në jetë si persona që provokojn kriza ndaj asnjë gérant s’rrezikon të punsoj bishtë dredhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje