Rehabilitohet qendra shëndetësore Lusen në Kukës, Manastirliu: Kujdesi parësor në qendër të vëmendjes

17 Dhjetor 2018, 11:00Shëndeti TEMA

Investimet për përmirësimin e shërbimit shëndetësor parësor arrijnë edhe në zonat më të thella të vendit. Ministrja Manastirliu vizitoi pikën e ambulancës në Lusen të Kukësit, e cila sapo ka përfunduar rehabilitimin e plotë dhe pajisjen me standarde bashkëkohore.

“Kujdesi parësor është në qendër të vëmendjes tonë ndaj po investojmë jo vetëm në qytet por edhe në fshat, për ambulanca të rehabilituara e me pajisje të reja, në kuadër të programit të rehabilitmit të 300 qendrave shëndetësore”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi nga Kukësi se është siguruar edhe furnizimi me barnat e urgjencës për 92 qendra shëndetësore dhe pika ambulancash që rrezikojnë bllokimin gjatë dimrit, nga veriu në jug të vendit.

Personeli shëndetësor dhe banorët e zonës u shprehen se ky investim ka ndryshuar tërësisht kushtet e shërbimit në këtë ambulancë, e cila deri dje nuk ofronte kushtet minimale për shërbimin shëndetësor.

Pika e ambulancës Lusen është një prej 80 qendrave shëndetësore dhe ambulancave që rehabilitohen brenda vitit me fondet e buxhetit të shtetit.

“Me buxhetin e vitit të ardhshëm rehabilitojmë 100 qendra të tjera shëndetësore dhe pika ambulancash për të ofruar shërbim shëndetësor me cilësi, sa më afër vendbanimit të qytetarëve, kudo ku ata ndodhen”, tha Manastirliu.

 

1 komente në “Rehabilitohet qendra shëndetësore Lusen në Kukës, Manastirliu: Kujdesi parësor në qendër të vëmendjes”

  1. katrahura says:

    Sa fitove nga ai tenderi,kete na thuaj ca!
    Se per shendetesine nuk je per ate pune ti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje