Vrasja e studentes në Greqi, 21-vjeçari grek po favorizohet në dëm të shqiptarit

17 Dhjetor 2018, 09:27Kronika TEMA

“Po mundohen të krijojnë një klimë në favor të 21 vjeçarit grek nga Rrodhosi dhe në dëm të 19 vjeçarit shqiptar” ka deklaruar sot në një njoftim për shtyp zyra avokatore e avokatit mbrojtës së studentes Eleni Topalidhu.

Në njoftimin e tij avokati thekson se “ditët e fundit, ne kemi mbetur të befasuar nga rrjedhja selektive e dokumenteve të ndryshme nga dosjen e çështjes.

Kjo tregon se “disa” po përpiqen të krijojnë një klimë në favor të njërit prej dy të pandehurve, përkatësisht të banorit grek nga Rodhos, prindërit e të cilit janë njerëz me peshë në botën e  shoqërisë dhe biznesit në ishull.

Zyra jonë mbajti që në fillim një qëndrim asnjëanës dhe kjo gjë u keqinterpretua dhe solli si pasojë përpjekjen e disave për të krijuar një klimë tjetër”.

Avokati i familjes Topalidhu reagoi pas lajmit të përhapur se në hekurin e përdorur për vrasjen e Elenit u gjetën shenjat e gishtërinjëve vetëm të 19 vjeçarit shqiptar, raporton Ora News.

Ndërkohë që në hekurin, i cili u nxor nga ujë dy ditë pas vrasjes nuk ishin gjetur shenja gishtërinjsh.

Për të ndaluar fenomenin e rrjedhjes së lajmeve të tilla hetuesit e çështjes vendosën që të dy avokatët mbrojtës të njoftohen vetëm një herë në muaj ne lidhje me dosjen e çështjes.

Një gje e tillë sipas deklaratës së avokatit të familjes Topalidhu do të bëjë të mundur që të ketë një vednim sa më të drejtë pavarësisht nga mundësia që kanë disa për të ndikuar mbi të.

6 komente në “Vrasja e studentes në Greqi, 21-vjeçari grek po favorizohet në dëm të shqiptarit”

  1. Xha jaho says:

    Mos u merrni me këta vrasës. Të dy janë shokë në krimin makabështë, vranë një vajzë sepse donin të hanin mut. Nuk ka mëshirë për asnjë. Nëse duan ta lirojnë grekun punë e tyre . Ky muti që qenka gjoja shqiptar, i lindur dhe i rritur në atë hale, në të sëmës të shkojë. Ta kishte bërë mënd më përpara dhe prindërit duhej ta kishin mësuar sesa do grek të bëhet shqiptari, nuk arrin të bëhet grek, ai do diferencohet në çdo drejtim. Edhe njëherë mos i qani hallet një vrasësi.
    Xha jaho

    1. ben says:

      Sigurisht qe jane qe te dy fajtore, por kjo “drejtesia” greke nga disa komentohet si e pa kompromentueshme, nuk duhet qe te rendoje dike mbeshtetur nga kombesia, por nga faktet. Desi tani, nga ato qe kam lexuar per kete ngjarje fatkeqe, greku eshte i njohur per policine locale si person problematik. Ne te kunderten 19 vjecari shqiptar, qe nuk ka precedente penale, u ka qendruar qe ne fillim te njejtave deshmi. Pa dashur te spekulloj, kam bindjen qe vrasja eshte bere nga greku, qe ka qene kryesori qe ne rrembimin e vajzes dhe deri ne perdhunimin dhe me pas vrasjen e saj. Kjo nuk e ben me pak fajtor shqiptarin qe meriton nje denim ekselent per ate qe ka bere, pamvaresisht nese eshte ai kryesori apo ndihmesi ne vrasje.

  2. rexha 10 says:

    PO TE DONTE SHQIPTARI ,ME GJITHA ATE TRUPE QE KISHTE DO E KISHTE FUTUR NE DH GREKUN.PRANDAJ PAKE RENDESI KA SE KUSHE E QELLOI.
    KANE KORDINUAR VEPRIMET BASHKE ,DERI SA STUDENDJA NDRROI JETE. TE DY KETA DUHEN TE KALBEN MBRENDA.
    NE TE KUNDERTEN DO TE MIREN JETE TE TJERA.

  3. Ergys says:

    Ajo edhte Greqia ca ti besh.Familja te kerkoje hetues nga Shqiperia si kerkuan per kriminelin Kaciafas.

  4. Nik says:

    Mè shqetson fakti se se minstria e jashtme dhe ambasada shqiptare nuk bèhen tè gjall me deklarat rreth çèshtjes sè shqiptarit.Jam kurioz tè di pèrse paguhet administrata dhe ministria e jashtme ambasada dhe konsullatat nè greqi ,besoj se shteti shqiptar me taksat tona duhet tè justifikoj qènien e zyrtarève nèpèr zyra,pèrse paguehen kur shqiptarèt po humbin jetèn nè greqi dhe M/jashtèm kur zgjuhet nga gjumi hedh ndonj deklarat tymuese .Tè ngrem zèrin dhe mbrojm çdo shqiptar nè çdo kènd tè botès qè jetojn.Pèr Kacufin u mblodhèn me fashist nazist dhe erdhèn nè bularat dhe me nder pordhèn mbi ligjet dhe rregullat tona kurse djali shqiptar 19 vjeçar èshtè lèn nè mèshirèn e zotit.

  5. Eri says:

    Jo ne meshiren e zotit,ne “meshiren”e grekut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje