Prokuroria e Tiranës ka nisur fletëthirrjet e para për skandalin e Unazës së Re.
Burime nga grupi hetimor konfirmuan për TV Klan se përfaqësuesit ligjor të firmës “DH Albania” Avdjol Dobit i është dërguar fletë-thirrje për t’u paraqitur të mërkurën në Prokurori.
Deri në këto momente, 26-vjeçari që fitoi tenderin prej 18 milionë Eurosh nuk ka njoftuar se do të jetë prezent. Fletë-thirja i është dërguar në adresën e biznesit të tij, qe ndodhet në “ABA Business Center”.
Mësohet se ai do të pyetet në lidhje me të paktën katër dokumentet e falsifikuar në dosjen që u shpall fituese për tenderin 18 milionë Euro për ndërtimin e mbikalimit tek sheshi Shqiponja, si pjesë e lotit të parë të Unazës së Madhe.
Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se “DH Albania” ka falsifikuar bilancet, ditën e regjistrimit, një certifikatë të Sekretarit të Shtetit në Delawere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe noterizimin e dokumenteve po në këtë shtet, nga një noter i cili rezulton se nuk ekziston.
Burime nga organi i akuzës konfirmuan për Klan se deponime për këtë aferë do të japë edhe Xhevahire Brahaj, noterja që ka kryer noterizimin e dokumenteve të “DH Albania” në vendin tonë.
Në pyetje do të merret edhe përkthyesja Shenda Kruja, e cila ka përkthyer dokumentet me të cilat u fitua tenderi, ndonëse nuk e ka tagrin ligjor për ta bërë, pasi nuk figuron në listën e përkthyesve ligjorë të Ministrisë së Drejtësisë.
Hetimet po drejtohen nga prokurorja e çështjes, Elisabeta Ymeraj, e cila pritet të thërrasë për të marrë në pyetje edhe zyrtarët që kanë kryer procedurat e tenderimit.
Tv Klan mëson se Prokuroria po heton edhe dy lotet e tjera të Unazës së Re, pasi ka dyshime se dhe mund të jetë konsumuar vepra penale e shkeljes së barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
Sipas Prokurorisë në këto dy pjesë, një kompani rezulton të jetë fiktive në tenderim pasi nuk ka bërë asnjë ofertë. Bëhet fjalë për kompaninë “Vëllezërit Hysa”, e cila ka marrë pjesë në të tre lotet, por nuk ka bërë asnjë ofertë. Nga ana tjetër, kompania e vëllezërve Hysa rezulton të jetë nënkontraktore për të tre lotet dhe është ajo që po kryen realisht punimet.
Paralelisht Prokuroria është duke kryer veprime të njëjta hetimore edhe për tenderin tjetër 12 milionë Eurosh të fituar nga “DH Albania” nga Operatori i Sistemit të Transmetimit. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar edhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të zbuluar se kush qëndron realisht pas kompanisë “DH Albania”.
Kjo situatë duhet të marrë patjetër një përgjigje ndërshkuese. Kjo është një nga situatat më flagrante dhe arrogante të favorizimit të turpshëm të bizneseve, ndërkohë që është po ky shtet që u punon qindin e i penalizon në masa skandaloze qytetarët e thjeshtë për kundravajtje apo gabime qesharake.
Nëse ka diçka që duhet goditur fortë tek Rama është pikërisht ky tipar!
Patjeter qe shteti i kapur i Edrames , Lali Erit Japonez e Gjiknurit do ndeahkojew shtetin e Edrames, Lali Erit e Gjiknurit.
nuk ben prokopi vatani me kete rrace te degjeneruar arabesh,falsifikime,mashtrime,grabitje,tjetersime deri edhe krime…………..
jo mor ti fjali-emer, ne nuk bejme shtet se sundon pakica josunite..
Te shohim a do ta therrese Prokuroria koken e gjarperit?!
Eee mer çuna . Kemi ene ne Efrahim Diverolët tonë.
Si ka mundesi,
vazhdon te ndodh po ajo fabul: Ai qe vjedh LOPEN…nuk gjendet!
Prokurorja apo Prokuroria nuk pyesin: si ka mundesi qe tere keto paudhesira, ne te tere momentet e tenderit, ne te tere aplikantet, brenda e jashte shtetit, perkojne me nenkotractorin qe vazhdoka punen?!!!
Pse doli Edi Rama ne mbrojtje te cmimit super te lart per kete 2.1 km, kur (bente sikur) nuk e dinte se fituesja ishte anonime, off…oofff shore?!
Si ka mundesi qe biznesmeni qe permendet, paska fituar edhe tendera te tjera, qindra milionesh, dhe mu atij i ndodhin edhe kete sakatllqe?!
Si mund ta besojne studentet kete kryeminister si dialogues?!
A eshte Arta Marku ende prokurore?
nuk e kuptoj si nuk po dorehiqet apo shkarkohet ministri Gjiknuri pas nje skandali te permasave te tilla kur edhe ne shtetet e ballkanit kane bere doreheqje ministra per probleme mjaft me te vogla? Cfare presin te bejne me teper keta malukate per te bere doreheqje? Turp dhe zhgenjim edhe per k/ministrin Rama.
Cfare ndihme nga Amerika.Me dhjetra veprime e prova qe vertetojne organizaten kriminLe te krimit te organizuar.NQS prokuroria brenda dhjetorit nuk arreston Ministrin dy drejtoret tre pronaret e firmave fituese plus administratoret qe kane fituar tre lotet dhe pjesemaresin e 4 ne tendera.Behet edhe ajo e implikuar ne krim.Nuk ka cfare duhet me teper.
ky Ulaj mostra i Saliut do paguaje dhe do ja hedhi por keta ja fusin dhe vehtes per te bere para jo me shqiptareve te varfer….race e panxene…!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Çfarë don në Amerikë ti ? Amerika ta ka fajin ? Mosni bre se latë nam . Ti shkel LIGJIN , ti shkel RREGULLIN , të cilat nuk egzistojnë fare për ty , dhe shef me na mbush mendjen , se mos kanë humb andej nga Amerika . Hajde pregjistatorë hajde .
Or lum miku . Në asnjë vend me demokraci e shtet ligjor nuk kryhet asnjë , ore po asnjë punë publike , e jo më ndërtime madhore rrugësh e autostradash , pa përcaktu ma s’pari me KONKURIM , SUPERVIZORIN .
SUPERVIZORI , me staf kompetent , me INTEGRITET dhe garanci tekniko-profesionale të larta për kryerjen e asaj detyre që merr përsipër me konkurim , si dhe , me garanci të mëdha pasurore për atë punë publike që do kontrollojë nga fillimi , deri në fund të realizimit , por jo vetëm kaq , madje deri në përfundim të afatit të garancisë teknike të kujtdo vepre .
S’do mend , që do dalin të tilla yrneqe abuzimesh e mashtrimesh si këto që përmenden më lart , sepse Ministritë , Drejtoritë e Ministrive dhe Organizmave të ndryshme merren me detyrat ( VJEDHIN DETYRA ) , që nuk ja u ngarkon LIGJI . 15 vjet rruga 25 KM Tiranë-Elbasan , mbi dyfishin e pareve , e pale kur do mbarojë e sa do harxhojë ; pa u pre shiriti , shkoi për dreq rruga e Velipojës , dhe si ajo me dhjetra e dhjetra si kanë bërë dot kurrë 2 vjet pa u shkatërru e me u degradu edhe ma keq se kanë qenë ; e sa e sa veprime abuzuese të tjera , që KLSH-ja e famshme i konstaton por pa konkluzion .
LIGJI është i qartë dhe 1 për gjithë botën . Administratat ( prandaj e kanë dhe emrin të tillë ) vetëm administrojnë fondet -taksat e popullit , sepse , janë organizmat që dalin me konkurim , ato që do drejtojnë menaxhimin e ç’do pike Leku , që është pika e djersës dhe gjakut të popullit .
I ke vënë mend gjygjeve në AMERIKE , ku kryegjygjtari është vetëm administrator I seancave gjygjësore , për zbatimin e drejtë e të saktë të proçedurave , ndërsa në fund , vetëm lexon si zëdhënës VENDIMIN e JURISE , jep VERDIKTIN pa i luajt asnjë pikë e asnjë presje atij .
Prandaj ndodhin dhe akrobacira të pjesmarrësve fiktivë pa kurrëfarë letrash , me letra fallco dhe me rezultante , abuzime , punë të dobëta e pa përgjegjësi , zvarritje , etj , etj . Mungon ( shmanget me ndërgjegje ) SUPERVIZORI , që për rrugët dhe autostradat duhet ta fillojë dhe duhet të jetë I vetmi që duhet të realizojë procedurën për blerjen nga SHTETI të gjurmës , pa fillu asnjë tenderim tjetër , ku kontrolli dhe përgjegjësia e tij me LIGJ është bazë .
Vetëm për këtë fakt , nga roja deri tek MINISTRI duhet të shkojnë në shtëpi dhe tju fillojë VETTING-u me sekuestro .
S’ka më . Duhet të fillojë njëherë ndëshkimi , sepse përndryshe , do na ikin jo vetëm të rinjtë , por do na zhduken e vdesin nga marazi e vetmia dhe të vjetrit .
Këtë problem madhor kërkojnë të ngrejnë edhe studentët , por fatkeqësia është se janë të pa organizuar dhe drejtues , duke i lënë mundësi kujtdo partie ti shfrytëzojë e shtyjë sa andej këndej si një anije pa vela . E përsa i përket mangësive në nivelin e trajtimit të kërkesave dhe problemeve , zoti Edi , të lutem mos i paragjyko e mos ironizo e stigmatizo as edhe një moment e grimë , sepse po e vërteton vetë ( nuk të kishte shku ndër mend sa i thellë është ) abuzimin , korrupsionin dhe degradimin e mësim dhënies duke fillu që në 9 Vjeçare , Gjimnaz e Universitete . Dëgjio si prind me dhimbje , durim dhe kujdesin më të madh , sepse jemi vetë prindër të gjithë , që punojmë e përballemi me fëmijët tanë , dhe kemi qenë dhe vetë adoleshentë . Atyre u ka rënë në krye halli i vuajtjes nga shkatërrimi e degradimi i sistemit e plus halleve të tjera ekonomike . Duhet Durim , Durim , Durim i madh zoti Kryeministër , urtësi , urtësi dhe mbështetje e të gjithëve pa përjashtim për ta kaluar këtë situatë të sëmurë dhe për ta shëndoshur sistemin arsimor , shtyllën kryesore të mbrothësisë dhe emancipimit të një vendi e një kombi . Mos e merr e kalo lehtë , sepse është detyra më madhore e një shteti , jo për momentin , por e gjithë kohëshme . Ky moment , zgjidhja dhe vendosja e gjërave në vend siç duhet do të vejë notën e do të japi ty emrin . Ishalla për mirë .
Një këshillë . Sa më pak nëpër media dhe twiter , e sa më shumë kolegjialitet . Trimi i mire me shokë shumë ( jo servila e lajkatarë abuzues e përfitues )