Deputet me vezë? Ka shumëçka që nuk shkon…

20 Dhjetor 2018, 17:45Politika TEMA

Është një ndër marrazitë njerëzore e shndërruar në normalitet, ajo që të protestosh edhe duke gjuajtur me ushqim; vezë e domate zakonisht.

Ato janë ushqime, pra të cilat kanë vetëm një funksion, të ushqejnë njeriun, e është krim devijimi i tyre në të tjera funksione, për ta përçmuar tjetër në emër të një urrejtjeje, e cila në fakt kthehet dhe në një vetëpërçmim të vlerës si njeri.

Mjaft që par atë kokër vezë apo atë kokër domate, dikush ka nevojë, afër apo larg; dikush që duhet të ushqehet për të vazhduar të ekzistojë.

Dhe kthehemi të rasti i fundit i përdorimit të një veze, kjo në ambientin politik shqiptar. Ka ndodhur këto ditë më studentët, me ata pra numërojnë qindarkat për tarifat universitare, të cilët mundësuan financiarisht sigurimin e vezëve, edhe pse me mbi 100 lekë kokra, për të qëlluar drejt godinës qeveritare.

E pas tyre vjen një deputet. Është Endri Hasa i PD-së, i cili iu drejtua me vezë, në emër të studentëve, kryeministrit Rama në parlament.

Një deputet mund të gjuajë me letra, sepse e lidh puna me to; mund të gjuajë me fjalë, sepse është arma e tij; mund të gjuajë edhe me stilolaps ose ceulular, pasi janë mjetet e tij.

Por nuk është parë gjer më sot që një deputet, te i cili duhet të dominojë vetëdija e lartë për të qënit i zgjedhur populli, gjë që edhe mund ta fisnikërojë nëse është një toç, fut vezën në xhep për t’ja mveshur kundërshtarit politik.

Edhe gazilotsjellës i VV-së në Kuvendin e Kosovës, edhe pse një akt i rëndë etik dhe anti-sistem, gjithsesi e kishte një justifikim: pamundësinë e një séance.

Ndërsa veza demokrate e kësaj te enjte, është jashtë çdo arsyetimi. E aq më tepër kur kjo bëhet në emër të studentëve.

Sepse, siç është qartësuar tashmë, këta të fundit nuk kanë pranuar t’i japin asnjë mandat përfaqësimi opozitës. (tesheshi)

2 komente në “Deputet me vezë? Ka shumëçka që nuk shkon…”

  1. Gjeloshi says:

    Ai VEZËGJUAJTËSI, do të tregojë në hetuesi , se si i fshiu filmimet nga kamerat dhe të dhënat nga monitorët?
    Ri hapet hetimi për 21-Janarin . ?

  2. Jimi says:

    Mire u’a bejne, nje tufe horrash vene perpara si lopet nje armate te tere, maxhorancen !? Harram e paci votbesimin plebishitar more deputete te persheshit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje