"Futi vezët në Kuvend", PS kërkon përjashtimin e Lulzim Bashës

20 Dhjetor 2018, 13:54Politika TEMA

Partia Socialiste ka bërë kërkesë në Byronë e Kuvendit për përjashtimin nga seanca dhe për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kjo pasi PS e gjen të pavend gjuhën e përdorur nga kreu i opozitës, duke e konsideruar këtë të fundit si nxitës të akteve të dhunës.

Gjithashtu Basha ka futur vezët në Kuvend me të cilat deputeti i PD Endri Hasa goditi kryeministrin Edi Rama.

Këtë gjë e vërteton një video e publikuar nga kreu i grupit parlametar të Partisë Socialiste Taulant Balla ku shihet se si deputeti i PD merr vezët tek xhupi i Bashës.. (TemA)

2 komente në ““Futi vezët në Kuvend”, PS kërkon përjashtimin e Lulzim Bashës”

  1. :D says:

    Pyetja esht ku i futi vezet qe nuk ju gjeten se te gjithe kontrollohen nga garda para se te hyjn ne parlament.

  2. Hydai Kapaj says:

    Jo vetem nje turp por Luli duhet te denohet . Ndaj tij duhet te hapet proces penal. Cdomethene kjo te qellosh me veze ndaj nje njeriu ,kushdoqofte ai, e sidomos ne kuvend. Ai qe qelloi duhej te arrestohej menjehere. Cdomethene kjo vetem perjashtim nga seanca? JO, JO zotrinj deputet, kjo nuk eshte demokraci, kjo eshte vandalizem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje