Dëbimi i dy diplomatëve, reagon Irani: Jeni viktimë e SHBA, Izraelit dhe disa grupeve terroriste

20 Dhjetor 2018, 12:49Politika TEMA

Irani fajëson Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për dëbimin e dy diplomatëve iranianë të akuzuar për përfshirje në veprimtari kriminale që kërcënuan sigurinë e vendit të vogël evropian.

Ai thotë se SHBA dhe Izraeli po punojnë për të shkatërruar marrëdhëniet midis Iranit dhe vendeve evropiane dhe se Shqipëria nuk duhet t’i lejojë të tjerët të diktojnë marrëdhëniet e saj me Teheranin.

2 komente në “Dëbimi i dy diplomatëve, reagon Irani: Jeni viktimë e SHBA, Izraelit dhe disa grupeve terroriste”

  1. Albania says:

    Ik or pirdhu xhihadist Muti shqiperia eshte europiane jeni ju qe keni mbetur akoma me ligjin i shiharis injorante fantik islamist

  2. K9 says:

    E drejtë!
    Shqipëria është një vend me qeveri të njëpasnjëshme kleptokrate dhe kukulla në duart e të tjerëve, pa asnjë lloj sovraniteti. Vendi dominohet nga kaosi, humnera e borxheve, shkatërrimi total i cdo lloj institucioni si ushtria apo sektorët strategjikë ekonomik dhe industriale. Pak kohë më parë Sali berisha, ne nje akt të shëmtuar pandoflalepirje me të cilën kerkonte të legjitimonte pushtetin e tij anadollak, tribal dhe kleptokrat, tërhoqi një numër aq madh iranianesh, që do të përbënin nje problem shume te madh edhe për superfuqi të medha. Sjellja e tyre, solli me vete edhe shërbime sekrete që i përgatisin dhe i infiltrojne ne Iran per ta destabilizuar. Një histori e ngjashme me kampet e refugjatëve shqiptarë, në Itali dhe Greqi pas luftës, përgatitjen dhe desantimin e tyre si diversante. Është para syve të tyre gjithëve se si Shqipëria është kthyer në nje autostradë te agjentëve të Mosadit, që hyjnë e dalin me aparate super të sofistikuara.
    Një diçka e tillë patjeter qe do të sillte edhe reagimin e ambasadës dhe shërbimeve sekrete iraniane. Qëndrimi i fundit i Ramës eshte ne te njëjtën linjë me Berishën e djeshëm. Një politikan i dobët dhe i përdorshëm që ben veprime absurde. Pavarësisht qeverisë iraniane, ambasada përfaqson 70 milion iraniane, kulturën dhe ekzistencën e nje populli të tërë, që nuk e ke luksin ta asgjësosh nga harta. Rama ashtu si Berisha e kanë pasur me shumë se njëherë të njëtën mundësi, kur ambasada dhe qeveritë jatollahe greke, tentojne destabilizimin e Shqipërisë, kryejnë masakra si ajo e Peshkëpisë, luftojnë për rrëmbim territori me mostrën e vorioepirit, grabisin kishën autoqefale me anë të një horri, bastisin varre dhe vjedhin kufoma, masakrojnë shqiptare burgjeve.
    Por pavarësisht kësaj edhe Irani duhet t’a kuptojë që bota e jatollaheve, sharlataneve me veladon, profeteve mjekerrcjape, kuraneve dhe biblave, ka mbaruar në mesjetë. Një llucë e tillë ideologjike, kaq arkaike dhe hipokrite nuk mund të drejtojë me popujt drejt së ardhmes. Evolucioni nuk fal askënd, mbi të gjitha budallenjtë që ju ka ngelur ora në mesjetë. Shqipëria, pavarësisht qeverive të saj të korruptuara, do të kauteloje interesat e saj, mbi të gjitha vazhdimin e projektit të pavarsisë së Kosovës, rehabilitimin e të gjithë shqiptarëve të shtypur prej shekujsh në Ballkan dhe integrimin europian.
    Ndofta kjo që ndodhi mund të ishte edhe corba qe na u desh të gëlltisim, per të plotësuar nje teke te presidentit problematik amerikan, pas impenjimit historik të Amerikës në pavarsinë e Kosoves dhe vazhdimit të projektit të shtetit të Kosovës në mbështetjen amerikane për krijimin e ushtrise kosovare. Por politika është bixhoz, që luhet me letrat qe te bien për hise! Dhe sa do imoral ky akt i fundit, problemi per Iranin nuk është Shqipëria, por se me çfar gjuhe do vendose ti flasë të ardhmes një komb si Irani, që i ka dhënë kaq shumë shkencës, kulturës, njerëzimit. Për mendimin tim modest, do t’i mjaftonte të braktiste gjuhën e jatollaheve per gjuhen dhe mentalitetin brilant te Omar Khajamit, me te cilin mund te hapte cdo porte të së ardhmes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje