Tubime paralele para Kuvendit, deputetët e e PD s’guxojnë t’i afrohen protestës. Studentët refuzojnë tymueset

20 Dhjetor 2018, 12:00Politika TEMA

Studentët vijojnë të protestojnë, paralelisht me punimet e seancës plenare, ku opozita është rikthyer pas pesë muajsh duke thyer kështu bojkotin disa mujor e duke shpëtuar mandatet e saj.

Studentët protestues refuzojnë dialogun me kryeministrin Edi Rama, deri në plotësimin pa kushte të 8 pikave që përmban kërkesa e tyre, drejtuar qeverisë.

Por, nga ana tjetër as deputetët e Bashes nuk kanë guxuar ti afrohen studentëve.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur sot që një pjesë të futen në seancën plenare, ndërsa një pjesë tjetër ti bashkohen protestës së studentëve, jashtë Kuvendit.

Por, studentët nuk kanë lejuar që deputetët t’i bashkohen protestës së tyre.

Ata vijojnë të tregojnë se janë kundër sistemit dhe se për ta Lulzim Basha nuk është alternativë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje