Ruçi përjashton për 10 ditë deputetin e vezëve, shtyhet seanca

20 Dhjetor 2018, 11:06Politika TEMA

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka shtyrë për një orë punimet e seancës së të enjtes.

Vendimi vjen pas sulmit me vezë ndaj Edi Ramës nga deputeti demokrat Endri Hasa.

Ky i fundit është përjashtuar për 10 ditë nga seancat dhe Komisioni ku bën pjesë.

Ruçi tha se PD ka të drejtë ta apelojë vendimin ndërsa ka thirrur mbledhjen e Byrosë për të zyrtarizuar dënimin e Hasës.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u godit me dy vezë nga demokrati në fjalë.

Nga pamjet e transmetuara duket se njëra prej vezëve e ka kapur në bark, ndërsa me kokrrën e dytë Hasa nuk ka qëlluar në shenjë.

2 komente në “Ruçi përjashton për 10 ditë deputetin e vezëve, shtyhet seanca”

  1. Toni.D says:

    Po ata te kontrollit sigurise ne Parlament s’munden t’ia thyejne ne xhepa vezet ketije ko.. Deputeti.

  2. Ky deputet,ky fashist,ky ndyresire deputet duhet te largohet nga parlamenti pergjithemon,kjo opozite fashiste ka nje vite qe nuk vjene ne parlament dhe ky ndyresire merr guximin dhe qellon me veze kryeministrin dhe te gjithe keta ndyresira jane dhe paguar.Maxhoranca pse rri e bene sehire, pse se ngrihen dhe ta kapin ate Miun e hales dhe ta zhdukin nga parlamenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje