Opozita rikthehet në Parlament duke shpëtuar në këtë mënyrë mandatet.
Edhe pse mes tyre kishte nga ata të cilët kërcenuan me djegie të mandateve për të pompuar opinionin publik, aleatët opozitarë ranë dakord që të rinisin aktivitetin parlamentar.
Hapin e parë për rikthimin zyrtar në Parlament, opozitarët e hodhën në Konferencën e Kryetarëve ditën e martë, ku përfaqësuesit e saj morën pjesë.
Konferenca përfshiu në rendin e ditës së punimeve të Parlamentit reformën zgjedhore. Mazhoranca depozitoi në Kuvend draftin e padakortësuar dhe kërkoi që të miratohet menjëherë në një nga dy seancat e parashikuara, por opozitarët bënë me dije se nuk kanë ndërmend ta votojnë.
Sot pritet të diskutohet dekreti i Presidentit Ilir Meta, i cili ktheu për rishqyrtim buxhetin e vitit 2019. (TemA)