Nga Andi Bushati
Një parodi e madhe po ndodh. Ndërkohë që studentët, gjithnjë e më të shumtë në numër, po i braktisin sallat e Ramës, PD dhe LSI kanë vendosur t’i japin fund bojkotit të Kuvendit duke iu kthyer atij në sallë.
Dhe e bukura nuk përfundon këtu. Kulmi i ironisë është se ata pretendojnë se këtë “sakrificë” po e bëjnë për studentët.
Në fakt protestuesit e dinë shumë mirë se çfarë duan.
Të martën, një vajzë në Universitetin Bujqësor e nxorri bllof show-n e përgatitur gjoja për dialog me Ramën. Në Vlorë, skena u përsërit në përmasa shumë më të mëdha. Studentët që ishin lënë jashtë, hynë në sallë vetëm për t’i thënë kryeministrit se nuk kanë nevojë të dëgjojnë monologjet e tij nga 3- 4 orë në ditë. Ata e etiketuan atë si të padenjë për bashkëbisedim deri sa nuk plotësonte kërkesat më minimale.
Ata u larguan demonstrativisht, duke lënë pas imazhin e një Rame, çehrja e të cilit ngjante si në ditët e veta më të këqija.
Por ajo që po përvijohet nga bashkëbisedimi i Ramës me ata pak studentë të denjë që qëndrojnë në sallë, është edhe më e rëndë.
Ata po japin raste të një varfërie therrëse. Ata po tregojnë shembuj të prindërve të tyre, që jo vetëm nuk kanë mundësi të paguajnë për shkollim, por që nuk kanë shans as të kurohen apo të zgjidhin hallet me këtë administratë. Ata po vënë theksin tek një padrejtësi që u heq çdo mundësi për të ardhmen.
Ata janë të ndërgjegjshëm se të gjitha këto janë në konflikt me realitetin virtual që do të krijojë kryeministri.
Prandaj, njëzëri ata bien dakord se me Edi Ramën dialogu është aq i kotë sa edhe i pamundur.
Po t’i shikosh bataretë verbale të opozitës, ato janë ku e ku më të rënda. Ajo, përpos shkatërrimit të arsimit, luksit që buron nga vjedhja, e akuzon kryeministrin edhe për lidhje me krimin, për drogën, për grabitjen e zgjedhjeve, për njëmijë e një mëkate të tjera.
Dhe kur bën këtë krahasim, në mendje të vjen një pyetje naive: Po pse të parët që ende nuk e kanë shpallur armik, i dalin Ramës nga salla, ndërsa të dytët e ndjekin si qingja nga pas ?
Përgjigjja është e thjeshtë.
Studentët janë të pastër, të çiltër, të pakalkuluar në zemërimin dhe mllefin e tyre. Ata nuk janë bërë endje pjesë e një sistemi që të ul kokën, prandaj sillen ashtu.
Ndërsa PS dhe LSI, e kanë hallin tek mandatet, tek pushteti i të qenit opozitë, tek përfitimet monetare që burojnë prej tij, tek ankthi i të lënurit të skenës bosh, tek gjera banale si rroga, dietat, pagesa e celularëve dhe karburanti.
Të qenit deputetë ata e shohin si status, si pjesë e kastës, si mundësi për të rikapur karrigen e kundërshtarit dhe aspak si ide apo si mision.
Prandaj ata po kthehen kokulur në parlament duke bërë rolin e atyre freshistave, me të cilët Rama po mbush sallat duke i paraqitur si kundërshtarë fallco.
Me rikthimin në parlament, edhe Luli edhe Monika, po kryejnë aktin suprem të një opozite fallco.
Le ta bëjnë, ndoshta është e kotë t’u kërkosh më shumë. Ndoshta është e tepërt të pretendosh të dalin nga guacka ku janë mësuar.
Le të hyjnë.
Por të paktën të na kursejnë ne të tjerëve skenat heroike se po sakrifikohen për studentët.
Le të futen me kokën ulur dhe sytë përmbys, duke mos u tallur me ata që po e refuzojnë me këmbëngulje bashkëbisedimin me Ramën.
Sheshet jane gjithmone e me bosh,dhe sallat gjithmone e me plot. Ata qe braktisin jane 10 veta te sjelle me porosi nga LulMonja jote apo si ata 1 -2 qveta e shkojne vetem per te share ne takim si kokdhimsi sot ne Vlore.
Por ty nuk ta ndjen hic per studentet,as qe do me ja dit fare,ti dhe ca te tjere jeni gati te firmosni te digjet Shqiperia te vdesin 100 mije veta vetem qe te ike Rama ja ku eshte halli jot.
Tani Je i deshperuar dhe ben shkrime si ky i sotmi,por ske cfare ben,mesohu me zhgenjime Andushke i ka jeta keto.
Perseri doli ky k..i ne skene, si nuk ka turp ky servil e bythepires i pa shoq
undefined
Ti je nje legen o plere
RAMA PO BEN DETYREN QE NUK E KA BERE NJERI AS LULI ADOLESHENT AS MONA AS BERISHA TEND O
ALABAK
Ky vetem me nje bire i bie fyellit. Rama…Rama…. Qe sot e tutje nuk do ja lexoj shkrimet. Po ashtu do nderroj kanalin po e pashe ne televizor. Palo gazetar. Gjobaxhi profesionist.
O Andi Bushati o gazetari me dallkauk . Rama duhet ta dish ti more idiot fletushkash , eshte politikani me modern i kohes se sotme , eshte politikani me europianist . A e pe ti more debil kamikazin e Koco Kokdhimes ne Vlore qe donte te prishte dialogun ? Rama eshte kryeministri me inteligjent ne e don ti apo jo . Ti aty do te mbetesh o Andi Bushati ne ate qoshen e nje pseudo- analisti anakronik qe askush nuk te sheh e te vlereson . Ti si analist pa kulture po zhdukesh dalengadale ne shpellen tende te erret ku shikon vec hijen tende te shperfyturuar .
Telutem redaksia botojeni dhe mos censuroni .
kjo levizje e rames me ngjan me levizje e kedafit qe mbushte sheshet me njerzit e vet ky tani po mbush sallat me vone do mbushi sheshet postal nuk e di cfar do ndolli me kete po nje gje eshte e sigurt e qe ky e ka groposur fukarain shqiptaret nuk kan me para dhe jan te paperfshir e te pa mbrojtur nuk kan te paguajne me para jan te vjellur te tallur nuke duron njeri te buka e gojes kjo protesté nuk shuhet eshte si protesta e 97 kush mendon se sot dolen me pak e po zvogelohet ben gabim shum te madh sot jan paqesore po neser do kerkojn dorheqjen e kryeministrit do mbyllen dhe lbastet ky duhet ti mbyllI sa me shpejte kete protest ti plotesoj ti kerkoj falje te tregohet bure se shqiperia po vlon .
Bravo Andi.
Qenye ramiste le te lehin. Krimi i shtetit eshte shfaqur hapur. Vetem plerat nuk e pranojne
T’e paska dale jashte kalkulimeve rrugacja me nje cizme dhe lul-kusaro-krimineli ,o bushat-llar.
Rren vedin se ekstazen e kokeboshve katranjoze e ke brenda hesapeve qe ben.
Eshte store me t’e lexu ty,,,vetem per kaq ia vlen,
and-ush.??
O Bushat meso dhe ndonje vegel tjeter,por ate te shkrete mesoje me cilesisht jo si fyellin qe i bie gjithnje ne te njejten verre se je bere i bezdisshem dhe po kap valet e urrejtjes tek te gjithe jo vetem tek kundershtaret por dhe pd-ja e lsi-ja jote.
Duket qarte qe kujt i sherben! Vetem Saliun nuk shan! Por ke mbaruar njelloj si Tosi,Ylli dhe krimineli Berisha! Sa poshte ka rene “Cartagjena” thoshim dikur!
E megjithate Rama doli i fituar ne te dy rastet . Po a nuk e din ti more injorant se ai takem qe kundershtuan Ramen jane takemi i juaj te p.d se ďhe l.s.i se . E megjitheate Rama ka fituar e ka per te fituar prap . Rama do tju zgjidh te gjitha problemet dhe ju keni me kerku prap qe studentat te ngrihen ne protesta per ti thene Edit , pse na i realizove se ne kemi dash te ngrihemi perseri ne protestz dhe tash nuk dime çfare motivi duhet te kemi sepse duam protesta se jemi dembela per te mesuar dhe se ne nuk po na leni te lirshem si paraardhesit tone qe me shku ne fund te vitit shkollor me marre vetem rezultatin e notave ja keshtu duam ne .
Andi Bushati ! ! A i lexon ndonji here komentet e artikujve te tua ? ! Nuk besoj , se po ti kesh lexu , nuk do shkarravisesh me !!!!! 99% vetem sharje dhe tallje te drejtohen ty Andi ! ! ! ! ! Pershnetje .
Studentet po japin raste te nje varferie therese shkruan zoti bllokmen kur tamam kjo lloj varferie qe thua ti ish ne kohen kur sundonte gjyshi yt e ata te varfer as nuk I shpinin femijet ne universitet , as nuk e shihnin deren e kafenese, e as u blinin celular femijeve Ne ate kohe bashke me gruan kemi qene nenpunes e per ti bere me universitet femijet hanim 5. here ne jave fasule sna dilte hesapi. Tani Shqiperia eshte shtet kapitalist e nuk ben cdo gje shteti , por tani njerzit e kane gojen shume te madhe e me te folur te bejne te qash ose te marrish malet duke mos pasur fare edukate
Ne Shqiperi te gjithe qahen se nuk kane,te gjithe pine e hane me kafene e restorante qe jane plot nga mengjezi ne darke , te gjithe kane celulare,te gjithe shkojne me pushime ,te gjithe jane te nisur e pispillosur e te gjithe jane bere profesioniste per ti dhene gojes Po ti qe e heq veten gazetar zi flet gjithmon Ik e kerkoni llogari doktorit te gjyshit qe i la njerzit pa shtepi e katandi se i. mori Sudja e kompani e ai siguronte se parate jane te sigurta ,qe vrau te pafajshem, qe hapi universitete pa kriter,qe doplomat blieshin si mall pale per analfabetizmin e varferine mos me keq ,qe I vuri flaken vendit ……. po ai te vriste e te zhdukte Rama si asnje km tjeter me menciri e gjakftohtesi po ballafaqohet vete me studentet partiake e te paedukate ne menyre mjaft demokratike ,studentet qe largohen zbatojne urdhrin e Lulit e mones e ata nuk kane nevoje per zgjidhje e asnjeher nuk mund te jete bishti me I madh se sqepari