Partia Demokratike ka dalë me një denoncim ditën e sotme ku pretendon se është ndryshuar plani urbanistik në Tiranë, për të favorizuar pallatet e biznesmenit Edmond Bego.
Denoncimi u bë nga deputetja Jorida Tabaku dhe ish ministri i PD Gazmend Bardhi të cilët servirën disa dokumente që sipas tyre vertetonin denoncimet.
Por si qëndron e vërteta dhe historiku i pronës që “selia blu” pretendon se është favorizuar?
Kontrata me banorët për të blerë tokën në fjalë, është lidhur së pari nga Ajet Rajca, njëkohësisht anëtar i këshillit në PD.
Fill pas posedimit nga ana e tij, rreferuar të dhënave të QKR, Rajca e ka shitur te biznesmeni Bego firmën “Alsion” ku përfshiheshin edhe kontratat e pronarëve.
Prona e denoncuar nga Partia Demokratike, siç mund të shihet edhe në ilustrimin e hartave, nuk ka asnjë lidhje me projektin e Unazës së Madhe dhe nuk preket nga asnjë dimension i saj.
Blofi i radhës i “selisë blu” mund të interpretohet edhe si një gjobëvënie nga ana e kryedemokratit Lulzim Basha për llogaritë e tij personale. (TemA)
Sa të fortë janë maskarenjtët dhe panaçot që s’kanë turp të deklarojë gënjeshtra kaq të mëdha?!
O popull a e shikoni se vetem genjeshtra pjellin çdo dite zedhensit dhe drejtues te kesaj partie ne ramje te lire
kjo eshte poshtersi mbi poshtersine. askund nuk eshte permendur unaza e madhe, por sistemimi i lumit te lanes. nuk sulmohet nje oligark duke mbrojtur nje tjeter.
Shikoni mire harten!
Trualli per ndertim ka te beje me devijimin e Lanes dhe aktualisht prona eshte e E. Begos. Publikut, per kete rast nuk i intereson origjina e prones, megjithese historiku i saj verteton qe pronat i marrin vetem ata qe jane afer partive. Ketu behet fjale per pallatet qe do ndertoje Bego ne breg te Lanes. Per keto fakte, Tema nuk na ka sqaruar gje..