Ish-ministri i LSI tallet me opozitën: Do hyjnë në Kuvend dhe do rrinë të shtunën, të dielën dhe ditët e festave

19 Dhjetor 2018, 10:09Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar vendimin e opozitës për të shpëtuar djegien e mandateve duke u kthyer në Kuvend.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Manjani shton se opozita do të rrijë në Kuvend edhe ditët e festave.

“Opozita do hyjë në Kuvend të enjten dhe të premten. Biles edhe të shtunën, të dielën e ditët e festave aty do rrijë…?”, shkruan Manjani.

Kujtojmë se ky vendim i opozitës erdhi pas afrimit të skadimit të mandateve duke gjetur si justifikim protestën e studentëve. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje