Kryetari i gjykatës së Pukës habit vëzhguesin e ONM, Theo Jacobs: Nuk kam parë kurrë si ky!

19 Dhjetor 2018, 09:07Politika TEMA

Karriera e kryetarit të gjykatës së Pukës, Izet Kadana u vendos në pikëpyetje nga vëzhguesi ndërkombëtar i ONM, Theo Jacobs pas gjetjeve të KPK për figurën e gjyqtarit.

Shkak i shpërthimit të Jacobs ishin 19 mesazhe kërcënuese të dërguara nga gjyqtari ndaj një qytetareje, të cilës Kadana i shkruante: “A e di ti kush jam unë?” dhe “Do ta shikosh çdo të bëj”.

Më tej kjo qytetare ishte shmangur nga gara për një vend pune, të cilën e kishte fituar bashkëshortja e gjyqtarit.

Por mesazhet u interpretuan nga avokati si shprehje e zhgënjimit, çka solli shpërthimin e Theo Jacobs.

“Formulimi i fjalive në mesazhe nuk ishin të një personi të zhgënjyer, por ishin fjalë të dikujt që të kërcënon.

Në 36 vjet eksperiencë si gjyqtar nuk kam parë asnjëherë kaq hapur që dikush të përdorë pozitën e tij për të influencuar një vendimmarrje publike për përfitime personale”, u shpreh ai.

Sipas gjetjeve të KPK, kryetari i Gjykatës Pukë kishte disa nipa me probleme me ligjin, prej të cilëve ai u distancua.

 

3 komente në “Kryetari i gjykatës së Pukës habit vëzhguesin e ONM, Theo Jacobs: Nuk kam parë kurrë si ky!”

  1. Virusi says:

    Me siguri kete rast, Jacobs do e perdori si shembull ilustrimi ne takimet e tij nderkombetare.

  2. Pika që s'të bie says:

    Çke bre Jacobs?
    Sa vite ke ketu ti o tu mbyllte?
    E di ti o se me cilet po merresh o?
    Jemi shqiptare ne o, po na dhe gishtin te marrim doren, po e terhoqe doren, gjen belane.

  3. american16al says:

    Ky rast eshte sh i vertete jo vetem per kete injorant anadollak por me shumicen e shqipetareve qe disponojne pak pozite e pushtet me sh se tjetri ( fodullik, bajraktarizem klasik injorant)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje