Nga Astrit Patozi
Më argëton shumë ky gjoja debati i partive të mëdha për Reformën Zgjedhore.
Sidomos ajo pjesa kur e tregojnë me gisht dhe bëjnë sikur do t’i nxjerrin sytë njëra-tjetrës.
Është një betejë e ashpër që ka nisur në vitin 2015, por që nuk mbaron kurrë, se vijnë shumë shpejt votimet në Shqipëri.
Në fakt, është e vetmja gjë në këtë botë, për të cilën të tre kryetarët e mëdhenj bien plotësisht dakord edhe duke mos folur kurrë me shoshoqin.
Me shumë gjasa nuk do të mbyllet as këtë radhë dhe mos u çudisni po të dëgjoni më vonë që reformë nuk pati për të respektuar protestën e studentëve.
Njësoj si kthimi triumfalist në parlament këtë javë, fiks pas 6 muajsh bojkotimi heroik.
Frika se i iken leket i detyroi te kthehen.Ja preu Gramozi rrogen dhe ata me demek per veting po futen ne parlament.Hajde besoj.
si mor burre s flet nje fjal per protesten