CNA.al raportoi sot, se Jozefina Topalli ka bojkotuar punimet e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, bërë ditën e sotme.
Në një prononcim ekskluziv për CNA.al, Topalli ka sqaruar mosprezencën e saj në Këshillin Kombëtar të PD.
Topalli është shprehur se nuk kishte qenë e pranishme në Këshill sepse nuk është njoftuar më parë nga stafi i Partisë Demokratike.
Ajo ka shtuar se Basha për 4 vite ka rrënuar këtë forcë politike, i ka bërë aq keq saqë edhe armiqtë e bërë bashkë të PD, nuk mund ta shkatërronin.
“Nuk jam lajmëruar. Por edhe po të lajmërohesha, mua nuk më lidh asgjë me Lulzim Bashën, që e shkatërroi PD-në.
Po të ishin mbledhur bashkë të gjithë armiqtë e PD të 3 dekadave nuk mund t’ i bënin kësaj force politike me keq seç i ka bërë Lulzim Basha për 4 vite.
Pastaj Këshilli Kombëtar është i paligjshëm.
Dëshmia më ironike e paligjshmërisë së saj është proçesverbali i rezultatit, ku votat dalin më shumë se votuesit.
Njerëzit e Ramës blejnë vota, kurse Luli nuk vjedh. Ai s’ka nevojë. Ka listën gati që më përpara. Ai nuk numëron votat”, ka thënë Topalli, për CNA.al.
Megjithëse Topalli, disa muaj më parë u vendos anëtare e përhershme e Këshillit Kombëtar, ajo nuk është njoftuar nga Partia Demokratike.
Dava bundre
Zhelefin moj Zhelefine
Per PDne je per ShishTufine
Sal Berishes i pe hajrin
Lulzim Basha te dha Hajdarin
Ah sa mirë , na u zhduk nga sytë kjo Zhelefina.
LULUSHJA tuafe është, por kjo s’durohej j !???
Eshte Jozi apo e bija ne foto?
“Armiqt” e PD, gjuhe e kohes se Enverit
Ne demokraci ka kundershtar politik dhe jo armiq partish
Josefina, me gjuhen qe perdor ne kete shkrim, duhet ti bashkohet Partise Komuniste
undefined
Sa ju paskan holluar kembet !!!
Ne at parlament injorantash,ajo mund te ishte dhe eshte pa dyshim ma e ditura,ma e kulturumja e ma inteligjentja
Akoma kjo zhelja e shkodres
Doni te vini Bashen kunder amerikaneve per te shpetuar leket, nuk shpetoni dot
Zonja Topalli largimi i grupit tuaj nga PD eshte nje turp por ju mendoni se aty komandon Lulja, une e kam te qarte se ju e dini mire qe Lulja ben cfar i thote sekretari i pare i komitetit qendrore shoku SALI BERISHA por eshte turp qe ju nuk dilni te flisni troc sepse ai eshte nje diktator tamam si Enveri….