Analisti Lorenc Vangjeli në studion e emisionit “Opinion” është shprehur se çështja e studentëve duhet të zgjidhet me dialog, por Vangjeli ka zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë për të dalë në përfundimin e tij.
Fillimisht aka pranuar një lloj faji publik për veten dhe kolegët që kanë patur mundësinë për të folur dhe nuk e kanë ditur realitetin shqiptar, por ai tha më pas se numri i studentëve në Shqipëri duhet të vijë duke u ulur.
“Kemi krijuar një distancë të jashtëzakonshme nga brezi në brez.
Ne në diferencë me ta kemi një humnerë të madhe moskuptimi dhe jokuptimi.
Protesta është refleks i frustrimit të prindërve të tyre. Është refles i frustrimit për pabarazinë sociale, arrogancën, hipokrizinë, për atë që nuk shkon si duhet. Për ata që u shpresua, por nuk u bë.
Dhjetorin e 90 na e vodhën komunistët. Kjo protestë të mos mbahet peng i mendësisë komuniste. Komunistët vendosin ultimatume.
Të kuptojmë që gjithë shoqëria shqiptare është në krizë, por nuk ndreqet duke i rregulluar çatinë. Universiteti është çatia. Secili nga ne ka nga pak hipokrizi.
E kam shkruar më parë, fjalët janë si kurvat. Kurrë nuk thonë atë që mendojnë.
Reforma fillon nga arsimi fillor, nga arsimi i mesëm dhe pastaj nga krijimi i filtrave për të vajtur në shkollë të lartë.
Nuk ka vend Shqipëria për 140 mijë studentë.
Për fatin e keq të tyre dhe tonin, ulja graduale e numrit të studentëve.
E vetmja zgjidhje është dialogu. Ne preferojmë gënjeshtra të sheqerosura se të vërtetën e hidhur.
Nuk do harrojmë borxhin ndaj jush për këto 28 vjet vanitet”, tha Vangjeli.
Del ne krah te Rames Lorenc Vangjeli?? Pse ne krah te kujt ishte deri parmbreme??? hahahahaha c’vete mor aman
Me ne fund nje shqiptar debil ne krah te se keqes.
Me te drejte ky “intelektual” bastard e cinik L. Vangjeli eshte paraqitur ketu me fytyren e E. Rames, sepse ai vet ska as fytyre be as personalitet.Eshte paradoks i madh te dale ky pinjolle i shtresimeve me te pista te shoqerise sone ne keto vite te fundit si perfaqesues i mendimit te lire ….Ky nuk eshte vecse nje zvarranik i peshtire , servil dhe egoist me nje mendje te semure e perverse.!
Nuk jua kan fajin studentet, por sistemi politik teresisht i korruptuar. Studentet dhe shoqeria shqiptare jane viktimat e tij.
Nuk i kuptoj keto arsyetime me analiza qesharake, kete distance botkuptimi te “te tjereve” ndaj ketij brezi te ri qe studiojne ne fakultetet shqiptare!!!
Ne, brezi qe e kemi kaluar kete periudhe te jetes studentore, mos valle ishim ndryshe nga ky brez? Jo! keshtu ishim dhe ne si brezi i sotem, me te njejtat te shqetesime, me te njejtat endrra, me seriozitetin dhe mos seriozitetin e zgjidhjes se problemeve, ashtu sic eshte jeta e periudhes me te bukur rinore!
Nuk e di nese 140 mije eshte nje numer i madh apo i vogel per Shqiperine me gati 3 milion banore, por po te shikojme vendet e tjera, psh Suedia, me 10 milion banore studiojne 405 mije studenta. Pra, ne baze te popullsise, numri i studentave eshte pothuajse i barabarte.
Eshte tjeter gje qe shume universitete private ne Shqiperi nuk japin gje tjeter pervcse diploma me pagese. Por, kush i ka lejuar keto dhjetra “universitete” te funksionojne si shkolla te larta?
Megjithate, sot po flasim per universitetet publike dhe jo ato private, ne mos gaboj. Pikerisht keto universitete duhet te financohen nga shteti per ti cuar ato ne nivele te larta dhe konkuruese me ato te vendeve europiane.
Personalisht akoma nuk e kam kuptuar se cfare jane tarifat qe studentet duhet te paguajne, por ne Greqi si vend fqinj, askush nga studentet ne universitetet publike atje nuk paguan ndonje “tarife”. Shkollimi eshte falas. Po ashtu ne Suedi ku jo vetem eshte falas, por shteti suedez jep nje ndihme studentore 300 € ne muaj per sezonin shkollor, sigurisht ne qoftese i merr provimet.
Atehere per cfare mendesi komuniste na flisni??!! Nuk po kerkon askush komunizmin, por sistemin europian per nje shtet me shume social!
100 here me mire nje shtet i tille se sa nje shtet ku te mbyt korrupsioni e padrejtesia, ku qarkullon paraja e zeze, paraja e emigranteve, e droges, e vjedhjes e prostitucionit dhe e krimit te kudondodhur! Shqiperia nuk eshte Amerike dhe sigurisht nuk mund te behet kurre e tille!
Mblidheni mendjen!
Po, e vertet. Ne pranojme me mire fjalet e sheqerosura se realitetin. Jemi shoqeri me shikim te shkurter. Vetem, Sot per neser.
Degjojeni dhe njeherë ose lexojeni mirë Vangjelin se është me të paktët e mençur gjakftohtë tê këtyre ditëve.
Lenc Vangjeli artikuloi dje thelbin e problematikes universitare. Per fat te keq ai auditor dje i ngjante militanteve te revolucionit kinez. Jam i bindur se niveli i studenteve nuk eshte ai qe pame mbreme tek Blendi Fevziu. Blendi vete ishte i krahasueshem me ta. Rinia shqiptare universitare eshte shume me teper se ajo cilesi. Pa le pastaj nje qe ishte pedagoge !!!!! Mjerim etik dhe kulturor! Universiteti ka nevoje per njerez te mencur dhe te ditur. Pa dyshim nje qasje tjeter te politikave te qeveris me buxhete financiare dhe kontroll si perdoren parate e taksapaguesve. Nje shoqeri e mencur nuk investon per studente skarco, por per te miret ata qe jane cilesor. Arsimi si tregu duhet te kete konkurence dhe te stimulohet me i miri.