Nga Mentor Kikia
I nderuar Profesor Qosja!
Ndjehem ngushtë t’ju shkruaj, pasi deri tani vetëm Ju kam lexuar. Por më besoni, ndjej detyrim ta bëj!
E lexova disa herë letrën Tuaj për studentët shqiptarë, për të qenë i sigurtë që nuk kam keqkuptuar asgjë.
Thelbi i saj është këshilla që studentët të pranojnë dialogun me shtetin (qeverinë d.m.th) dhe të mos bëhen vegla të partive politike. Duke kujtuar se gjithçka kemi bërë në këtë vend (d.m.th ne, prindërit e tyre) e kemi bërë për ta. Dhe ata do të duhet ta marrin këtë vend, e ta çojnë më përpara.
I nderuar Profesor!
Ata studentë janë aty vërtet për kërkesa me karakter ekonomik dhe kërkesa të tjera për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.
Por dijeni se ajo revoltë nuk shpërtheu vetëm për çështje tarifash. Ose, të paktën, nuk po mbahet gjallë vetëm për to. Ajo ishte mllefi i një gjenerate që ka provuar të mashtrohet e vidhet që kur ka lindur, sepse ka mësuar se babai ka paguar rryshfet edhe tek mjeku që e nxorri nga barku i nënës. Eshtë mllefi i fëmijëve të prindërve të vjedhur e të mashtruar. Eshtë mllefi i qytetarëve të rinj, që tani e dinë që kasta politike për më shumë se një çerekshekulli me radhë, e ka shndërruar Shqipërinë e tyre në çiflik, ku 5-6 “bejlerë” kontrollojnë gjithë pasurinë kombëtare. Kjo në fakt është edhe Shqipëria që ne u kemi lënë atyre, më e keqë nga ajo që na lanë prindërit neve, sepse ne u kemi shkatërruar pyjet, bregdetin, lumenjtë, parqet natyrore, u kemi zhvatur pasuritë natyrore, duke ua dhuruar “bejlerëve” koncensionarë. Ata nuk dinë ku dreqin ta çojnë këtë Shqipëri tani, ndaj dhe po zgjedhin të ikin vetë.
Ata e dinë tashmë se këtu shumë ligje bëhen posaçërisht për të ligjëruar zhvatjet e kastës politiko-financiare. Ata e dinë tashmë se kasta i vjedh dhe me paratë që vjedh ajo blen edhe votën e tyre dhe riciklon pushtetin.
Nëse nuk e dini Profesor, “shkolla” që po lulëzon më shumë tani në Shqipëri janë kurset e gjuhës gjermane. Sepse shumica e të rinjve kanë vetëm një qëllim. Të arsimohen sa të munden dhe të ikin.
Ata studentë janë aty në përpjekje për të shkundur nga letargjia e frikës prindërit e tyre, që janë strukur nga presioni e kërcënimi i vazhdueshëm me vendin e punës dhe bukën e gojës.
Ata janë aty për të promovuar pushtetin e protestës qytetare. Ju e dini Profesor, se shoqëritë që nuk ngrejnë kokë janë të destinuara të zhyten në diktatura, pavarësisht formës. Dhe Shqipëria është sot nën një diktaturë shumë të egër. Eshtë nën diktaturën e korrupsionit të ligjëruar dhe oligarkisë ekonomike më brutale në Evropë.
Ju i këshilloni që ata të mos bëjnë lojën e partive. Por ata i grisën flamujt e të gjitha partive. Ata i kanë refuzuar në mënyrë kategorike të gjitha partitë. Sepse ata nuk kanë besim më tek asnjë parti, sepse të gjitha partitë janë shkaktare të vrasjes së shpresës së tyre. Dhe këto radhë nuk janë një hartim patetik, por një realitet i dhimbshëm këtu në Shqipëri.
Ndaj dhe ne pëpiqemi që ata djem e vajza t’i inkurajojmë. Jo se do të bëjnë ndonjë revolucion, por edhe sikur të mos kenë shumë të drejtë, ani, le të bërtasin, sa të na nxjerrin frikën të gjithëve. Le të bërtasin, se asnjë demokracie nuk i vjen gjë e keqe nga protesta qytetare. Përkundrazi!
Ne nuk kemi vetëm një klasë politike të degraduar Profesor. Ne nuk kemi fare tashmë një elitë intelektuale, që në momente të caktuara, kur shoqëria përpëlitet si lepuri në çark e nuk di nga të marrë, të thotë fjalën e saj për ta drejtuar.
Profesor, të jesh në anën e pushtetit është komoditet i madh. Dhe këtu ky është një sport i preferuar ndër intelektualët në Tiranë. Por figurat e kombit duhet të jenë gjithnjë në anën e popullit, për të merituar të quhen të tilla.
Unë nuk marr përsipër t’i këshilloj studentët, nëse duhet të bëjnë apo jo dialog, pasi ata janë të vetëdijshëm për ta marrë vetë një vendim. Dhe mbi të gjitha, unë mendoj se kjo është gjëja më pak e rëndësishme në atë që po ndodh në Tiranë.
Së fundmi, Profesor! Kombi ynë nuk e ka luksin që përsonalitete si Ju, të cilët i shikojmë si të jenë mbi re, befas t’i shfaqen në tokë në të njëjtin batak me ca rreperë që i këndojnë “të bardhës” dhe të “kuqes”.
Qëndroni atje “lart” se na duheni!
Me konsideratë!
Ndodh qe miu kercenon luanin duke nxjere pak koken nga vrima per tu mburur para minjve te tjere.
rexhep qosja
eshte marksist por eshte edhe islamik!!!!!
eshte marksist por taksat studentet duhet ti paguajne si ne kapitalizmin me te eger!!!
shkruan shqip , por ne zemer ka turqine
shkurt me legen bure nuk e ben me nena!
foli dhe ky miu me emrin adi, i duket vetja luan….haha
I sakte firdezi.
Ashtu si shume studente qe kerkojne protagonizem edhe Qiqia Mentoris tha se po i kundervihem Qoses ketij gjigandi te mendimit dhe veprimit politik shqiptar. Po kur merr kurajon ne fund te zhgarravines se tij edhe ta mesoje se ku duhet te qendroje akademiku yne I madh ja vlen tja therrasesh kujes ne kupe te qiellit: “Shporru more mi gjirizi Qiqia. Shporru more vemje kazani”
Rron shqiponja në majë të malit, rron dhe miza në bythë të kalit!!! Këtij mediokrit i duket vetja i rëndësishëm se i shkruan R. Qoses. Je thjesht një mjeran intelektual që paanësinë e keqkupton, ose ngaqë je thjesht një budalla ose ngaqë je një firaun idiot!!! Se prindi, kur i fut një shpullë fëmijës kur ai bën një faj, nuk ka pse ti fusë shpullë edhe fëmijës tjetër për të treguar se i do të dy njëlloj dhe nuk i diferencon!!! O bole, tregohuni njëherë në jetën tuaj, të paktën ju gazetarët, njerëz me kollonë dhe karakter, dhe mos u vetpërdorni për ti treguar dynjasë se jeni gjasme si të pa ndikuar. Je shumë i cekët në gjykim, madje i rëndomtë fare, dhe nuk i vjen as te maja e ….R. Qoses intelektualisht ti. E mos kujto se faktorizohesh kur i shkruan atij, e kur sheh që njerzit si unë të referohen ty o koqe delirant.
Zoti Kikia, se pari ju pershendes per qasjen e drejte qe keni ndaj protestes se studenteve dhe ndershmerine si gazetar.
Ajo qe me duket e kontestueshme ne kete shkrim tuajin, ka te beje me vleresimin e tepruar qe keni per zotin Rexhep Qosja , qe e shikoni si nje “personalitet qe rri mbi re”.
Nuk besoj se zoti Qosja eshte i kesaj kategorie. Eshte nje mit i ngritur nga e majta ne Shqiperi, per shkak se ai, zoti Rexhep Qosja, mban anen e saj. Eshte nje mit qe ka dimensionin e vet qesharak: shume nga ata te majte qe e vleresojne me fjale qe ia shesin publikut te gjere, vete nuk e besojne ate qe thone; madje ka raste edhe kur bejne ironi me te.
Per mua, zoti Qosja, a sic e pelqen ai ta quajne, akademik Rexhep Qosja, eshte nje akademik naiv. Jam munduar te gjej nje percaktim te sakte, dhe ky me ka rezultuar me i sakti: Akademik Naiv.
Vetemburrja si “mendimtar elitar” i kombit me nje ane, dhe naiviteti kercites i mendimeve te tij, e bejne edhe qesharak.
Fakti qe eshte nga Kosova, dhe si te tille duhet ta nderojme me shume se c’i takon ( njelloj diskriminimi pozitiv), nuk duhet te na beje megjithate, qe ta ngreme me zor “siper reve”.
Ju faleminderit per mirekuptimin.
Une mendoj se ajo qe e pershkruan Qosjen shum mire eshte ajo thenja: Ik budall se t’myti ahmaku. Ky eshte nje ahmak (shkolla njeri nuk te ben) qe po gjeti budall i sose ata. Sherbetor i qdo pushteti, madje edhe i “komandantave” te Rognerit, me rendesi eshte qe te ket nje vegel egzekutive qe te mund te kryej krime me majen e pendes.
Me ket emer qeni qe ke ti o Balo sja vlen te te permjerresh ne zhgarravinen tende
Po me cudit stili i “shtruar” ne komentin e Skypionit. Me miresjellje, pa sharje, pa eksese. Duket sikur eshte tjeter njeri, ose sikur te jete zgjuar e cliruar nga koma e mercenarizmit te dikurshem. Gjithsesi, ka nje stil interesant, qe mund te jete edhe i vlefshem me komente racionale dhe te paaneshme. Ju falemnderit per mirekuptimin!
Ky eshte nji burre qe vjen nga Vuthaj qe eshte tani nen okupimin e Malit te Zi dmth nga Sangjaku nji krahine e madhe sa Qamerija ku u nda nga trungu yne dhe atje edhe sot e kesaj dite slejohen shkollat shqipe te asnji niveli !! Shkrimet e tije ,udhezimet ,brohoritjet e perpjekjet duhet te perqendrohen tek Sangjaku sepse e njef terenin dhe dhimbet qe i ka ajo ane e shqiptarise.Rama e berisha e kjo klase e lodhet politike duhet te ikin per gjendjen e krijuar ne univerzitetet e Shqipnise .
“Le serpent qui rampe ne peut mordre l’aigle qui vole” Kjo eshte pergjigja e denje per reptilin me nickname Skypion.
Për fat të keq idhujtaria është një nga të metat që ka shfaqur dhe shfaq populli ynë. Nuk i vendosim dot personalitetet tona me këmbë në tokë, me të mirat dhe të metat e tyre. Se njerëz janë edhe ata. Më shumë është kjo tek ajo që shpesh quhet ‘populli i majtë’. Dhe kjo ja pa shkak. Qysh nga 1924, me të ashtuquajturin ‘revolucion’, të majtët te kohës e synuan pushtetin, por mbasi e morën, tashmë e dimë se ç’bënë, por meqë ai rrëzoi pushtetin e Zogut, por jo Ahmetin (ai ndërkohë, ishte tërhequr), dhe mu për këtë arsye kur erdhën në pushtet komunistët, meqë kishin dhe ata si target, sipas tyre, regjimin ‘satrap’ të tij, e ngritën edhe atë, tashmë ‘grusht shteti’, në kult të tyren. Dhe vazhdojnë edhe sot, që disa figura të asaj lëvizjeje, disa historianë majtistë, t’i shohin nga ai këndvështrim. Vazhdoi kjo, mbas luftës me kultin Enver Hoxhës, që në segmente të caktuar, ende dhe sot. Edhe mbas vitit 1990, ky mentalitet, krijoi mitet apo ngriti në kult disa figura që, edhe pse me dhjetra bëma e gjëma, të kryera mu para syve tona, vazhdojnë përsëri të mbahen si “mbi re”! Pra kjo ‘sëmundje’ e së majtës, është e vështirë të kurohet. Ç’është e vërteta nga e djathta, fenomeni jo se nuk shfaqet, por është më i rezervuar.
Edhe keta Profesor te “nderuar” jan ne mesin e atyre bejlerve, por per habi edhe pse i bejne te gjitha te zezat (ryshfet, keqtrajtime seksuale, sherbetor te kriminelave, madje shpesh edhe antikombetar), prap mbeten te paprekshem. Pse kjo pandeshkueshmeri per tipa te tille, edhe ata jan pjese e shoqerise. Pse ata gjoja mund te “hidherohen” leht dhe te ikun jasht vendit! Po le te ikun sa ma shpejt te tillet, dhe le ta provojne paprekshmerine ne vende te huaja.
bravo mentor
Zgjidhja ??? Keshtu le te bertasin ,te shajne ,ta djegin pa asnje kuptim ska gje se prishet nje shtet qe eshte shume i dobet ,i vjedhur padiskutim ,por cila eshte zgjidhja qe sugjeroni ju ne nje demokraci te brishte …dhe mos me permend friken se ate e harrove sa iku Saliu ,….e perseris ZGJIDHJA kush eshte ?? ..ndersa frika ime eshte anarkia qe ne e kemi ne DNA dhe peshkaqenet qe vijne rrotull ,,,dhe kjo situate qe do perseritet prape pas 20 vjetesh,,,,dhe ne qe smesuam kurre nga historia jone…..i thone “u plake e snxure fare”..
AKADEMIKU REXHEP QOSJA , DUHET TE KISHTE KUPTUAR ME KOHE, QE POLITIKA QE AI PERKRAH , TASHME ESHTE E HEDHUR POSHTE , NUK I PERGJIGJET ASPAK PROBLEMATIKES TONE, PRANDAJ ME E MIRA QE DUHET TE BEJE AKADEMIKU YNE , ESHTE TI QENDROJ SA ME LARG POLITIKES , ME QELLIM, QE MOS TE ULI FIGUREN E TIJ.
SHKRIM I PIKUAR. REXHEP QOSJA .UND TE QENDROJE MBI RE POR NUK ESBTE PERENDIA POR NJE FRYMOR I VDEKSHEM ME TE MIRA E TE KEQIA, ME VIRTUTE E VEDE…SI TE GJITHE NE VDEKATARET E TJERE. NDAJ SIKURSE HEDH EDHE DUHET TE PRESE KRITIKA, SUGJERIME ETJ. MENTOR KIKIA I KA ADREDUAR LEYREN E MESIPERME DUKE QENE SH KORREKTKT DHE REALIST. QOSJA LA DEKADA QE NUK E NJEH TEALITETIN NE KOSOVE E JO NE SHQIPERI. AQ ME TEPER QE PUBLIKIMET E TIJ TE MAHERESHME E KOMPROMENTOJNE ATE ME QEVERINE E KRYESUAR NGA EDVIN RAMA PER TE CILIN PERSONALISHT PROF. QOSJA ESHTE SHPREHUR ME NOTA BOLL EKSELENTE. LJO E VEN TERESISHT TE MERITUESHEM TEKSTIN E Z. KIKIA NE ADRESIM TE Z. QOSJA. TE JESH I NDJERE NUK DO TE THOTE SE KE TE DREJTE NE GJITHÇKA THUA. MADJE BURRAT E MENÇEM SHPESH HESHTIN ME MIRE SE TE SHPREHIN SIMPATITE DUKE PUBLIKUAR SENDE KOMPROMENTUESE. RESPEKT Z. KIKIA. IDHUJT JANE TE GABUESHEM PERSA KOHE MARRIN FRYME
E pastaj kthehu nga ana tjeter e mbulou z.Kikia se ënderr ishte dhe kaloi…
-Ai qe permend ti,atu lart qendron,ndaj dhe shprehu mendimin e tij,ate prej shqiptarit te vertet.
-Ku i shikon ti or aman keta te rinje qe ngrihen per kauzat e tyre dhe tonat?
Kuuuuuuu??????????
Kur???????????
-Disa idiota dhe disa kurva qe nuk dine as te bejne nje pune,do te na i quash dhe te na mbushni mendjen se jane ne te drejten e tyre?!
-O z.Kikiaaaa
Studentet “e pavarur” i bene thirrje popullit Dy here qe ti mbeshteste…moren REFUZIMIN TOTAL!
Populli nuk eshte budalla. Shikon aty ne qoshe dhe merr vendimin e tij,qe ne rastin konkret,populli vendosi se greva e studeteve eshte nje paçavure.
-Boll me me keta oligarket,pasha Zotin!!!
Boll me me keto idiotesira ekstremo-majtiste,se late nam.
Kushdo e cilido, sot eshte ne biznesin e tij,ne punen e tij,ne hallin e tij te jeteses.
As me pengon “oligarku” e as ju pengon oligarku te ecni ne punet tuaja.
Dini ndonje vend qe puntori nuk kerkon me shume dhe oligarku me pak taksa???
-Ketu mbizoteron dembelizmi z.Kikia…dembelizmi!!!
Aty ne dembelizem i ke dhe rrenjet e te gjithe katraures shoqerore shqiptare.
– Dhe e fundit
Tmerrohem kur mendoj se keta “studente” mund te gjejne mbeshtetje.
Tmerrohem akoma me shume qe ti merr guximin ti tregosh Zotin Qosja realitetin.
SHKRIM I PIKUAR. REXHEP QOSJA MUND TE QENDROJE MBI RE POR NUK ESHTE PERENDIA POR NJE FRYMOR I VDEKSHEM ME TE MIRA E TE KEQIA, ME VIRTUTE E VESE…SI TE GJITHE NE VDEKATARET E TJERE. NDAJ SIKURSE HEDH EDHE DUHET TE PRESE KRITIKA, SUGJERIME ETJ.
MENTOR KIKIA I KA ADRESUAR LETREN E MESIPERME DUKE QENE SH KORREKTKT DHE REALIST. QOSJA KA DEKADA QE NUK E NJEH REALITETIN NE KOSOVE E JO NE SHQIPERI. AQ ME TEPER QE PUBLIKIMET E TIJ TE MAHERESHME E KOMPROMENTOJNE ATE ME QEVERINE E KRYESUAR NGA EDVIN RAMA PER TE CILIN PERSONALISHT PROF. QOSJA ESHTE SHPREHUR ME NOTA BOLL EKSELENTE. KJO E BEN TERESISHT TE MERITUESHEM TEKSTIN E Z. KIKIA NE ADRESIM TE Z. QOSJA.
TE JESH I NDJERE NUK DO TE THOTE SE KE TE DREJTE NE GJITHÇKA THUA. MADJE BURRAT E MENÇEM SHPESH HESHTIN ME MIRE SE TE SHPREHIN SIMPATITE DUKE PUBLIKUAR SENDE KOMPROMENTUESE. RESPEKT Z. KIKIA. IDHUJT JANE TE GABUESHEM PERSA KOHE MARRIN FRYME
Dole prape ,o Skypion?…
Se ishe futur ne bythen e Saliut ca kohe dhe nuk degjoheshe fare…
Na bere merak se mos kishe ngrene shume dhe kishe perfunduar ne hale…
Akademikun e nderuar Rexhep Qosja as mos e zer ne gojen tende te ndyre,se e felliq!!!
Dhe mos shpresoni per ndonje perfitim nga marrezia e studenteve…
Pa dialog,edhe studentet,edhe ti Skypion,edhe Mentor Kikia…Kaken do te merrni!…
Sa per Sali Berishen e Lulzim Bashen si dhe Ilir e Monika Kokemadhin,duhet te dine:
Shqiperia nuk do te digjet KURRE ME!!!
Burgu i Recit eshte i kushteve europiane…
Ai po i pret dyerhapur… ?
Zoti Kikia, ju qe kerkoni nga zoti Qoshs te mos perzihet, per mendimin tim beni gabim. Po nuk u prononcuan njerzit e ditur, me eksperience tju tregojne se cila eshte rruga, qe i zgjidhj problemeve me mire mos flasin fare.
Nuk di ne do ta kishit mesuar djalin apo vajzen tuaj te bashkohej me nje levizje te tille kaotike, qe nuk di cfare kerko?
Pa dialog nuk zgjidhet asgje, eshte ABC e demokracise.
Po tju dhimbte kaq shume halli i shkolles nuk iknin ne shtepi po rrinin ta zgjidhnin hallin nje ore e me pare, duket sa ju djeg barku per shkolle. Nuk e di juve po mua keshtu me dukey.
Po te isha ne vend te tyre, po me mend qe kam sot, do te kerkoja dialog, do te shtroja me force problemey, qe ne universitetet tona jane shume me shume se 8 pikat, qe nuk dihet cfare jane.
Jo per komoditetin e qeverise por per hallin e tyre. Kush do tju zgjidhi hallet ????? Z. Qosja, Ju, une etj mund te japim mendimin tone por nuk japim dot keshilla, ata vete e dine gjendjen e rektoratit, dekanatit e pedagogevr te korruptuar. Po nuk e ngriten vete ashtu do te ngelen, hiq e mos e keput. Prandaj duhet ti referohen per mendimin tim, eksperiences popullorr “ Gomarin e nxjerr i zoti nga balta”.
Ik o Kiki, shko bej kikiriki ne ndonje vend tjeter.
Levizja studentore eshte nje kakofoni e plote. Njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit. Une nuk e di nese keta studentet e sotem meritojne ndonje lloj respekti. Dhe kerkesat e tyre nuk i kuptoj. Mos duan qe te vazhdojne universitetin falas qe te gjithe?! Po jane 140 000 studente! Dhe shumica jane te regjistruar ne universitete private. Atehere çfare kerkojne nga shteti dhe qeveria?! Persa i takon Shqiperise se shkaterruar, te drobitur, te shitur dhe te masakruar Kikia ka plotesisht te drejte. Por studentet e sotem nuk po luftojne per Shqiperine me duket, por per xhepin e tyre. Ose per te marre diploma pa asnje vlere duke qendruar kafeneve dhe diskove. Qeveria, per mendimin tim, duhet te mbaje nje universitet te vogel dhe 2 – institute me buxhetin e shtetit. Aq sa jane nevojat e ekonomise shqiptare sot. Te tjeret le te ndjekin universitetet privale me pagese. Se jane nja 30 te tilla ne mos gaboj. Fabrika te prodhimit te diplomave me pare. Une me te vertete nuk kuptoj se çfare duan keta studente?! Anarshi apo qiqra ne hell?! Per mua keto demonstrata deshmojne shkaperderdhjen e plote te shtetit shqiptar. Me keq se ne vitin 1920.
Z.Kikia,
Ne pergjithesi me dukesh analist e gazetar serioz, si nuk gjen ne mjedisin tuaj. Jam dakort me gjithcka shkruan, por te mos vesh re qe para dhe prapavija e protestes jane PD -LSI, eshte naivitet; per te mos thene pastaj qe edhe ti je si te tjeret nga ndonje mllef qe mund te kesh me qeverine, sepse keto dy parti qe diten e pare mbas zgjedhjeve kerkuan rrezimin e qeverise me cdo kusht, dhe se fundi e artikuluan duke thene edhe me cdo cmim. Keto ju as nuk i analizoni e as nuk i merrni parasysh. Ky eshte edhe paradoksi i medias.
Atehere pse nuk e lini punoje kete Qeveri kur korruptionin e bete ju te kaluares.
Apo keni frike nga vetingu.
Ku ti gjeje leket kjo aeveri. Vetem leke kerkojne e asnje spunon po vjedh.
Z.Qosja eshte kush eshte nqs i shtyn studentet te krijojne dialog me qeverine e Rames nuk e shoh krejtesisht te gabuar. Jetojme ne Europe ne nje demokraci te brishte qe ka me miliona difekte por qe eshte miliarda here me mire se sa nje diktature apo nje teokraci. Shume njerez ne Shqiperi mendojne se per te zgjidhur problemete ne Shqiperi duhet nje “dore e forte” , duhet nje violence e tipit “E.Hoxha” qe ti kape gjithe hajdutet e kombit(dhe qe jane shume), ti fuse brenda ne burg , te kthejne parate e vjedhura dhe keshtu drejtesia per kombin shqiptar u kthye. Cfare mendon gazetari qe ka shkruar kete artikull qe studente te mos bejne dialog. Qe studentet duhet te bejne nje revolucio tip “Komuna e Parizit” , “t’ju presim koken” te gjithe te korruptuarve dhe pastaj DREJTESIA U VENDOS. Populli shqiptar e morri hakun ndaj hajduteve. I nderuar gazetar Dialogu ne tavoline me kedo qe te jete eshte me i mire se me pushket tek koka. Nje analist i vjeter i Europes u akuzua se Europa eshte nje demokraci e paarritur , se ajo duhet te ndahet se ajo e bashkuar nuk funksiono etj etj. Ai u pergjigj:”Kjo Europe e percare , demokratike me mijra probleme dhe me mijra difekte i ka lejuar popujve te Europes prej gati 80 vitesh TE JETOJE NE PAQE. Dhe kjo i dashur gazetar ne saje te dialogut ne tavoline, te durimit etj etj. Atehere kur kjo e gjitha te marre fund popujvet te Eurpoes nuk i ngelet gje tjeter vecse te vihen ne lufte me njeri tjetrin per te kenaqur interesat nazionale ekzaktesisht si ne luften pare dhe te dyte boterore. Dhe ju Z.gazetar e dini shume mire se sa u masakruan ne keto luftra , mbi 70 milione njerez. Dialogu dhe durimi jane mjeti me i mire per arritjen e rezultateve. NQS studentet do te arrijne te organizohen mire , te jene te vendosur,te duruar dhe njekohesisht inteligjente do te arrijne me siguri te mundin Ramen dhe ndoshta ta rrezojne ate. Pasta vjen dilema e madhe e kombit te sotem shqiptar Z.gazetar Mentor Kikija NQS Rama bie dhe shpresojme qe te bjere ke do te sjellim ne pushtet Z.Gazetar ? farsen e S.Barishes dhe te Bashes. Ata do ta marrin sepse shqiptaret votojne o PD o PS. Ke do te votojme studentet ? PD e shkatrroi demokracine ne Shqiperi,u korrptuan si deshen,vodhen sa kishin qef. PS saktesisht te njejten gje. Atehere Z.Gazetar ke do te biem ne pushtet qe te drejtoje shqiptaret, Gjermanet me Angela Merkelin,Amerikanet me D.Trump ?. Dy partite ekzistuese nuk jane parti por dy klane , dy banda,dy te keqija per popullin shqiptar. Do te deshiroja te kishte disa dhjetra te keqija qe te pakten te zgjidheshe e keqja me e vogel. Personalisht jam i bindur qe ne Shqiperi kushdo parti qe te vije ne pushtet PD;PS,Studente,parti te vogla apo te medha do te sillen ne te nje njejten menyre(keq me vjen) dhe sic thuhet “Ujku qimen ndrron por zakonin s’e harron”. Prandaj Z.Kikija mendohu mire perpara se te kritikosh koleget dhe te japesh mendim siperfaqsor, jo racional por emocional.
Emigrant, ke shume te drejte. Eshte ashtu sic thoni ju. Por une cuditem me ju, jeni pak naiv ose beni sikur nuk e dini qe Mentori i di keto shume mire. Ai i di ato me mire nga ty edhe nga une e ca si ne, por ia do puna te shkruaj ne ate menyre se edhe e rrit emrin e tij duke kritikuar Prof. Qosen e famshem por edhe luan rolin qe i kane ngarkuar: te vazhdoje kaosi deri sa qeveria Rama te vetdorehiqet ose vet partia e tij dhe populli ta rrezoje dhe kaq eshte roli i tij. Te tjerat me pas i rregullon Sala, Likja , Lulushi dhe Baxhalla. Po u realizua kjo vjen lumturia!!! Shume e thjeshte. Lum populli per gazetare te tille si ky. Dhe pak vemendje te lutem: ne kemi me shumice nga keta se kane vazhduar shkollen e Sales. Kur te vij Sala prap ato do te flasin ndryshe sipas urdherave te Sales. Une mendoj se keta mund te dergohen edhe ne vende te tjera me probleme te veshtira se vetem keta mund ti zgjidhi ato. Pershendetje me respekt nga nje tjeter emigrant.
Ju pershendes z. Kika ,
Një shkrim i mrekulluar per gijitha kohërat e sidomos per momentet që po kalon kombi ynë tash 20 vjet (“të quajtura tranzicion”) që vetem i till nuk është ? Ketë duhet të bëjnë politikanët tonë. Po ju them se të gijitha fjalet e shkrimit i hãngra.
Gezuar festat e fundvitit i dashur!
Bravo Emigrant. ??
JAME PLOTSISHTE ME PROFESORIN, DOKTORRIN REXHEP QOSJA.NUKE E DI MENDIMIN E GAZETARIT SE CFARE KERKON TE THOTE.
DOKTORR PROFESORI REXHEP QOSJA PO TE JEPE ALTERNATIVA.TE SHPETOJNE NJE HERE E PERGJITHMONE UNIVERSITETET,STUDENTET ,DHE PETAGOOGET E MIRE , NE MERITE ,NGA MASKAREJTE PEDAGOGE.
CFERE KERKONI NGA STUDENTET JUVE KURE NJE MESUSE E SHKOLLES 8VJECARE NUKE DINE EMRAT E TRE VELLEZERVE FRASHERI.PASTAJ SHKOJNE NE SHKOLLEN E MESME PA E DITUR AKOMA ,DHE KESHTU ME TE NJEJTIN AVAZE EDHE NE UNIVERSITETE.PASTAJ PROTESTOJNE DHE SHAJNE ME MOTER KRYEMINISTRIN ,APO KUSHDO QOFTE.
ZOTI KIKA KESAJ I THONE FAJIN E KA GOMARI ,DHE UNE PO I BIE SAMARIT. PROFESORI SHKRUAN NJE HERE NE VITE .VETEM KURE E SHIKON SE PO DUAN ME SHKATRRU GJITHCKA.KETE RADHE DONE ME I HUDHE BENZINE ZGJARRITzoti KIKA
Une jam me prof. Qosen!
E thjeshte, sepse ai ka luftuar me te njejten lufte ne situata te ndryshme, nen pushtim, pas pushtimit, ne tranzicion, etj
Ai nuk I kak sherbyer asnje kaste, te pakten jo drejtperdrejt per nje rroge te majme!
Ndersa Kikia ka pas rastin per nje kohe te gjate te kontribuonte dhe te denonconte ate shkaterrim 15 vjecar (Universiteti Kristal, UFO, e dreqi me te birin bashke)
Fatkeqesisht nje gjenerate gazetaresh kishte rast “te beheshin” dhe te linin gjurme, por fatkeqesisht nuk arriten dot te mposhtnin joshjen e parase.. ( Krasta, Kikia, Fevziu, etj..)
Keta “behen gazetare” vetem kur preken ata vete te rroga, apo interesi. Rasti I sherrit te Edi Rames me Rakipin.. e ilustron me se miri kete.
Kjo ben qe une te jem me profesor Qosen, edhe nqs ai mund te kete shmangie!
Te mbeshtes dhe jam me ty Profesor !
Z.Kikia me duket se Ti nuk e paske kuptuar Prof.Rexhep Qosen ,ose te shkon mendja se je i rradhes per te polemizuar me TE.Prof.Qosja eshte shprehur qarte se i perkrah teresisht Studentet dhe keshillon qe te ulen per Dialog per zgjidhjen e problemeve.Cfare ka qe nuk shkon ketu???
Eshte hera e pare ne Historine Boterore qe kerkohen te zgjidhen problemet pa Dialoguar .Aq me teper kur Pala qeveritare eshte e gatshme per Zgjidhje Totale.Eshte rasti me i volitshem qe te pastrohet teresisht Kazani i jetes Shqiptare.Prandaj jam per mbeshtetje te Studenteve dhe zgjidhje te gjithe problemeve te shumta shqiptare.,pertej 8 Kerkesave te studenteve.
Tashme eshte bere vertet per te ikur nga ky vend. Te gjithe servile para opinionit me te budallepsur te ketij vendi. Duhet ti themi ngelsit mefal shoku ngeles se te kemi dhene pak para, pasi familjen e ka lene me gisht ne goje , kane frike studentet te thone perkatesimne politike se nuk i qasin gjekundi, kane frike qytetaret te dalin te zhjdhin hllat e tyre se rrugat ua bllokojne keta analfabete funksional qe vetem tri fjal dine BAZIKE, JO POLITIKE , JO DIALOD, me shume mos i pyet, duan te hane e pine e te tjeret TU BEJNE SHQIPERINE,
Z. studente mundin dhe djersen e prinderve tuaj cfare e keni bere . Ikni ndonjehere dhe jepni llogari ne familje e mos rrini vetem te kerkoni llogari. Me siguri ketu ngec HOXHE KARKALECI
Zoti Kikia! Jam plotesisht me ty per vleresimin e te madhit Rexhep Qose. I mrekullueshem. Sic duket dikush ketu me lart nuk e ka lexuar vepren e ketij akademiku,
Akademik Qosja rrofsh sa me gjate per te miren e ceshtjes shqiptare. Kjo gjendje ne Shqiperi eshte per shkak te qoftelargut Salih. Shvejku i HASHEKUT thoshte se : “TE GJITHA P-RRUGET NE BUQOJEVICE ME COJNE”. Mua te gjithe rruget me cojne tek Salihu (me “h” ne fund se keshtu e ka, por e ka ndryshuar emrin dhe datlindjen per ta patur sa me afer Enverit dhe Ramizit). Per shkak te tij, ku e la shtetin qe punonte vetem per familjen e tij, jemi ne kete gjendje. Nuk ka dreq me dy kembe ta beje te mire vendin ne nje kohe te shkurter, se demi e fryma qe perhapi ishte shume djajjezore.
Te adhurosh anarkine!? Kete duket se po ben i nderuar gazetar! Ti i nderuar gazetar kujton se duke u plotesuar nga qeveria pa kushte te 8 kerkesat e studenteve, te gjitha ato probleme te mbartura ne dekada, te cilat ti shum mire i parashtrove ne kete shkrim, do te zgjidheshin perfundimisht? Te jesh i bindur ti dhe shum te tjere si ty ! Jo kjo qeveri, por edhe sikur te krijohet edhe nje qeveri tjeter nga keta stiudente, te cilet ti po i adhuron kaq shum, nuk kane per te shendoshur aspak gjendjen brenda asaj kohe, ashtu sic mendojne ata edhe ti bashke me gjithe ta!
Ndryshimet rradikale te nje shoqerie, vijne me arsimimin dhe emancipimin e saj. Te gjitha keto pa tjeter qe kryhen ne kohe, kur vete shoqeria eshte ndergjegjesuar per domosdoshmerine e tyre. Eshte shqetesuse, pasi gati po kalojne 30 vjete , kohe e mjaftushme per ta kryer kete “revolucion” , por per fatkeqesi te ketij kombi duket qe ne shqiptaret ende nuk jemi “pjekur” Si te tille edhe qeverite qe do te zgjedhim do te jene ashtu sic jemi edhe ne, te “papjekur”! Me se fundi nuk besoj se anarkia qe kerkojne te mbjellin kerta “studente” do te jete “furra” qe do te “pjeke” shoqerine dhe qeverine bashke me te?
O mentor porosia shekullore e arte eshte ” keshilla e te diturit duhet degjuar me respekt”.Prof RExhep Qosja eshte akademik,besoj e dini qe nuk e ka blere kete titull, prandaj duhet menduar kur i behet verejtje apo e keshillon. ne se je prind si do te silleshe para femijeve te tu kur te kerkojne dicka me ngulm ju thua qe qe do tua plotesosh dhe ata perseri duan terrijne jashte ne te ftohte duke munguar dhe ne shkolle,ndersa ti u thua hajt te bisedojme si ta zgjidhim me mire ,ata te ofendojne, prap u thua bravo?jo mentor nuk behet keshtu prandaj mendou mire kur ty flasesh me nje akademik,se dhe ai ka te drejten qe te japi keshille,dhe problemet i di 100 here me mire se ty, e se une dhe orienton rrugen me te drejte.prandaj duhet te meret parasysh keshilla e tij dhe ti kete duhet tu rekomandosh studenteve, rruga me e mire e zgjidhjes se problemeve eshte DIALOGU<.
Ahhh Mentor Mentor KIKIA, sa poshte ke filluar te biesh keto kohet e “fundit”, ku Media qe po punon prej shume muajsh po te nxjerr ne “Piedestal”, fale dhe “pagesave” qe nuk i ka problem BOSS_i Medias ne fjale. Duke pare emisionin e Fevzos “OPINION” per te disaten here me Studente, pjese e Forumeve Rinore te Monikes dhe te Lulit, si dhe do studente qe i kane hyre “valles” me shoket e shoqet e ketyre dy Forumeve ne saje te pagesave e premtimeve se, me rrezimin e Edi Rames, Shqiperia do lulezoje me shume se “Vendet Nordike”… Cfare turpi qe sebashku me Studentet “pinjolle” e te keqperdorur skajshem nga parate e Monikes se Likes dhe Lulit te Saliut, Klan TV me ane te Fevzo OPINION, na nxorri mbreme dhe do Klerike monstra, qe perpara Parase kane per “borxhe” te shajne dhe KRISHTIN. Cfare do Feja ne kerkesat e Studenteve dhe perse nje Pastor e nje Prift Orthodoks ushqejne tek Studentet e Fevzos OPINION (me Leke boll nen dore nga Mona e Lulushi, e kete e thone jo pak prej tyre kur pyeten nga bashkemoshataret dhe prinderit…), fraza ultimative dhe nxisin indirekt urrejtje , qe sic thone Anglezet; USHQIMI I URREJTJES TEK BREZI I RI, SJELL DHUNE DHE FATKEQSI.
Ketij katunarit Kikia kohet e fundit i ka hyre shume vehtja ne qejf.Kujtoj qe ne kohen e Sali Berishes qendronte i tulatur si mi.
Po me cudit stili i “shtruar” ne komentin e Skypionit. Me miresjellje, pa sharje, pa eksese. Duket sikur eshte tjeter njeri, ose sikur te jete zgjuar e cliruar nga koma e mercenarizmit te dikurshem. Gjithsesi, ka nje stil interesant, qe mund te jete edhe i vlefshem me komente racionale dhe te paaneshme. Ju falemnderit per mirekuptimin.
Mentori i “bie pikes”.
Pret t’ia rregulloje punet e rryshfetit Rexhepi.
Duam zduam kejo eshte bota dhe sistemi qe kemi perqafuar..Po, ashtu eshte nje grusht njerzish kane pasurine kryesore te vendit…Po keshtu eshte kudo zotrinje.. ne USA psh vetem 2 a 3 perqind e popullsise zoteron mbi 90 perqind te kapitalit dhe te te ardhurave kombetare, e njejta gje dhe ne Evrope, sepse shtresa e mesme here shfaqet here nuk duket.Ne opinionin tim studentet duhet te bashkepunojne me qeverine per kerkesat dhe te hartohet nje plan zgjidhje qe mesiguri merr ca kohe sepse varet se sa lek ka xhepi I taksapaguseve , nuk varet nga xhepi I Rames..Besoj qe problem kryesor ne universitete eshte niveli i ulet I njohurive qe marrin studentet ne keto auditore,dhe si arsye kryesore eshte karakteri masiv qe ka marre tek ne arsimi I larte…140 mije student ne shqiperine me 2 miljon njerez eshte numur shume I madhe qe vendi nuk I mban dote , edhe sikur te gjithe te paguajne pare e lere me te mos pagujne fare sic po bejne kohet e fundit ne kerkesat e tyre.. Askund ne bote shteti nuk paguan per studentet ,pervec nje numuri te vogel qe jane ekselent, as ne vendet e pasura dhe te fuqishme, e lere me shqiperia e varfer paska klleqe te paguaj 140 mije student…Eshte absurditet, e pamundur.Ashtu sic ndodh ne te gjithe boten e nzhvilluar qe shumica e studenteve qe skane te ardhura apo qe nuk e hane dote shkollen e larte , ndjekin kolegje 1 a 2 vjecare per te perfituar zanat ne teknika te ndryshme , e njejta gje duhet te jete dhe ne shqiperi..Shkolla sipas tregut te punes dhe jo shkolle per shkolle sa per te shtyre vitet neper auditore dhe pastaj te mos gjeshe pune…Ku eshte ky treg I madhe ne shqiperi qe do thithe jo pak por 140 mije student qe ndjekin keto universitete, nuk mund ta kuptoje?…
Ti o baliu kur nuk e njef eRexhep Qosen pse i shtie hundet gjithkund vend e pavende.Qosen e njofi shume mire qe moti dhe eshte nje intelektual qe rralle e gjene nder shqiptare,ndoshta i vetmi.Ai e thote ate qe e mendon dhe nuk i trembet te vertetes edhe kur i kushton shume …dhe ne Kariere.Ishte ai Qosja i pari qe ngriti zerin kundra diskriminimit te shqiptareve ne shtypin e atehershem jugosllav.Ishte Qosja qe demaskonte politiken e nenshtrimit qe e ngriti ne sisten LDK me Rugoven.Po Qosja perkrahu pa rezerve UCK gjat dhe pas luftes.Atehere kur disa komandaante filluan ta perdorin per perfitime te tyre ai ua trgoje vendin dhe ua ktheu shpinen.Qosja gjithmon ka qene fanatik i se vertetes.Ne kete artikullin e fundit paraqitet shume i ballancuar si asnjehere,me gjase i vetedishem mos i hedhe benzin zjarrit si bejne ato qe paguen nga beogradi e athina.
Po shyqyr o Mentor. Nje shkrim qe ja vlen te lexohet nga te gjithe.
Per mua i ke marre piket. Bravo
Nje pergjigje te detyruar per pergjigjen e zotit Kikia:
Ju kam lexuar me deshire dhe i kam pelqyer shkrimet tuaja ,por ky i sotmi me beri per te vjelle.
Nuk jam kunder replikave edhe me zotin Rexhep Qose,por jam kunder asaj qe ju,nuk e keni kuptuar fare brendine e shkrimit te Profesor Qosjes.Ai,nuk eshte kunder kerkesave te studenteve,ai i njeh me mire se ty dhe une,studentet,jo keta “protestuesit” sepse nuk eshte afer tyre,por njeh faktin se cfare pergjegjesie merr studenti dhe cfare duhet ai te kerkoje nga mesimdhenesit e tij,njeh me mire se cfare eshte nje diplome e merrituar dhe cfare eshte nje diplome e blere.Ai nuk kerkon terheqjen e tyre nga kerkesat,por kerkon dialog.Pa dialog asgje nuk mund te zgjidhet.
Po te pyes ty:A je i kenaqur me rrogen qe te japin?Besoj se jo,sepse te kesh me shume askush nuk e kundershton,por e kerkon.Ke “guxuar” te protestosh ndaj punemarrsit tend?Nuk e di kete,por para se te protestosh per dicka,duhet me pare te kesh kerkuar dhe ne se nuk te japin zgjidhje,atehere po,te protestosh e te mos ndalesh deri ne ekstrem,ne greve urije.Por kur ti kerkon me protete,ai boss-i yt te thote,hajde te dialogojme e te shohim se si dhe kur do te te jap ato qe ti kerkon,ti cfare do beje?Do vazhdoje te protestoje.Me duket se nuk do hezitoje aspak,por me vrap do te shkoje te “dialogoje” me bossin….
A e kupton se,ne se do te kishte nje zgjidhje te kerkesave prej qeverise Rama,pa dialogim me studentet,cdo protestuesi do i lindete nje deshire per nje zgjidhje tjeter,jo si ajo e dhene prej qeverise,ne sasi dhe ne koher?Atehere cfare do te ndodhte?Do te vazhdonin keta prrotesten e tyre sepse nuk u dha zgjidhja e duhur?Pershembull:Buxheti per arsimin do te behet 5 perqind mbas 10 vjeteve,vendosi si zgjidhje qeveria,me nje rritje mesatare vjetore prej 0.18 perqind,(0,18 X 10 vjet = 1.8 perqind.Sot eshte 3.2 plus 1.8 baraz me 5 perqind).Ja problemi u zgjidh,por une dhe disa te tjere studente,do kerkonim qe te realizohej per 3 vjet dhe jo per 10.Ti si mendon te dalesh nga ky qorsokak?do te beje nje proteste tjeter?Keshtu do behej si loja me kungulleshka i dashur Kikia,e protesta nuk do realizohej as kurre…
Ja per kete arsye,profesori i nderuar dhe une qe bije dakort me te,ben thirrje per dialog.Zgjidhja e njeaneshme,kurre nuk eshte me e mira,eshte e kontestueshme ne cdo moment dhe prej kujtdo qe eshte i interesuar,per me mire ose per te ngateruar.Edhe vete zgjidhja me dialog,nuk eshte e gjithepranuar,por ne perfundim te dialogut lihen edhe rruge per t’u ripare marreveshja dhe per problemet e kontestuara…
Dhe se fundi,per ju dhe gjithe mbeshtetesit e protestes dhe qe beni thirrje per “miratimin” me doemos dhe pa dialog te protestes te studenteve:
Personalisht jam pro protestes te studenteve,jam pro kerkesave te tyre,por mbasi te ulen dhe te diskutojne edhe kohen se si dhe kur do te realizohen ato,mbasi qeveria nuk eshte vetem e studenteve,por eshte imja,jotja dhe e gjithe popullit,te cilet jane me shume se studentet dhe familjet e tyre.Besoj se e dini se sa kerkesa ka populli dhe qeveria,jo vetem kjo e sotmja tek ne,por cdo qeveri ne bote,nuk i ploteson dot kerkesat e popullit,te cilat jane pafund?E prandaj,nuk ka mundesi te behet investimi maksimal ne arsimin e larte,i cile eshte i nevojshem,por ate duhet ta vazhdojne,gjimnazistet ekselente,ata qe sakrifikojne ne studime dhe shperblehen ne jete mbas perfundimit te studimeve.Per te tillet ja vlen dhe investimi i shoqerise me perparesi,por jo per gjithe “qejfllinjte” e nje kartoni te blere me paret dhe mundin e prinderve dhe “meshiren” e paguar profesorve te korruptuar,diplome e cila vlen vetem ne faqen e murrit te shtepise por jo per shoqerine.Me shume kujdes duhet te behet per arsimimin masiv per gjithe shoqerine,qe eshte arsimi parashkollor,deri ne te mesmen,sidomos ne ate professional.Populli nuk ka pse te paguaje per nje pjese te shpenzimeve studentore,pervecse nje pjese,sic jane godinat universitare,konviktet per nje numur te caktuar studentesh,por jo per 140 mije,jo per kedo qe kerkon te beje jeten studentore,por qe nuk kane as deshiren e as vullnetin te nxene e te behen profesioniste ne profesionin e tyre.Te tillet ne se kane mundesi,le te hyjne e te dalin nga auditoret,fyell do te hyjne e fyell do te dalin,le te pergjigjen vete per shpenzimet,ata dhe prinderit e tyre.Shoqeria,ben e do te beje sakrifica per ata qe e merritojne,qe do t’ja shperblejne neser invesitimin qe eshte bere prej tyre per te.Me kete numur kaq te madh studentesh,po ja arrijme dites qe dhe rojet e institucioneve do i kemi me arsim te larte…
Kundershtuesit e dialogut duhet te mbajne parsasysh se,ka dhe shumellojshmeri kerkesash,nje pjese e te cilave jane jetesore.Kerkesa ka per pensione me te larta,paga minimale me te larta,cmime me te ulta te karburanteve,te energjise elektrike,te ujit,per mallrat me te domosdoshme per jetese,per me shume shtepi te moshuarish,per rruge me te mira e te asfaltuara deri ne zonat me te thella,per sherbim mjekesor me cilesor e me afer njerezve,sidomos ne thellesi te vendit,per arsimimin e femijve ne fshatra me 1,2,3 , femie etj,etj kerkesa si keto…
A ka qeveri sot ne Shqiperi,apo nje tjeter qe mund te vije neser e t’ju pergjigjet gjithe ketyre kerkesave?Kurre!Jo sot,por as per dhjetravjecare me vone…Te mos zeme dhe kerkesat e atyre te “Astirit”,te cilet vjedhin token e tjetrit,ndertojne pe leje dhe kur ju prishen sipas ligjit,kerkojne e protestojne per demshperblim….
Ja pra,zoti Kikia,per te gjitha keto halle dhe te ketyre studenteve protestues,duhet dialoguar e gjetur zgjidhje e pranueshme ne sasi,cilesi e kohe.Ja kete kerkon edhe profesori i nderuar Rexhep Qosja.
Per cudi te disa komentuesve me lart,sot na dalka Rexhepi Qosja i majte,enverist,agjent i UDB-se,por mendjeshkurtet harrojne se Sali Berisha me shoke,ne protestat e Dhjetorit te ’90-es i referoheshin shpesh mendimeve dhe rekomandimeve te tija.Pyes,kush ka ndryshuar ne rekomandimet,Profesor Rexhep Qosja,apo keta dhjetoriste te mykur e qe kerkojne te jene “diktatoruce” pa pushtet,ose keta prtestues pa perfunduar studimet e merret me mend se cfare nepunesish dhe kuadro e politikane te “cmuar” do te jene neser,kur te marrin ate kartonin me emrin “diplome”por qe nuk njohin fjalen dialog,per te dialoguar me qytetaret,te cilet do bijen ne doren apo sherbmin e tyre…..
Prandaj para se te shkruani zoti Kikia,mbaji parasysh dhe mendimet e mija dhe te te tjereve,mbaj parasysh kerkesat e studenteve por dhe qindar ijra nevojtareve te tjete per nevoja jetike jo diplomimi.Le te kete shume me pak se kaq sur=dente,te cilet do perfitojne me shume sherbime edhe me kaq fonde,por te kerkojne me shume nivel mesim dhenie,profesore te pergatir=tur dhe jo perfitues te korruupsionit dhe favoreve seksuale.Pak per te mos thene aspak,media e shkruar apo visive po merret me fatin e perdorimit efikas te buxhetit te dhene deri me sot prej rektorateve,dekanateve,per kushtet e strehimit te studenteve, per nivelin dhe kerkimin shkencor,per pergatijtjen dhe nivein e profesoratit,per dhenien pa merrite te titujve shkencore etj. etj…
Pergjigje e mire e z. Kikia.
Eshte koha qe nga kjo levizje te dale nje force e re politike ndryshe nga te parat (te dala nga gjiri i Partise se Punes, vegla te regjimit monist) .
Ky eveniment do te ishte me madheshtor se ” permbysja e komunizmit ” qe ne fakt nuk solli demokracine duke e lene vendin ne tranzicion te stergjatur.
Dalja nga kjo levizje e nje partie te paster popullore qe do te zhdukte nga tregu politik bijte e eterve e veglat e tyre qe kane zevendesuar diktaturen me korrupsionin.
Megjithese vone, prap eshte koha per ndryshim.
Qosja eshte i madh, shum ..
Kikia e ka gabim ne kete keshill pa vend.
pse
Pasi qosja kerkon qe studentet te hujne ne dialog , pasi vetem me dialog zgjidhen gjerat.
Luftarat nuk behen me dialog.
Per luften Marveshja dhe jo dialogu behet ne fund te luftes.
Kikia e ka shum gabim keshillen , kjo eshte keshill i partis qe do te vi ne pushtet.
pra kjo eshte keshill partie.Sa lek ka mar per shkrimin e di Kikia.
Zoti kikia nje pyetje.Nga kush kerkon ti te japi mendim per kete situate nga ai qe shkateroi cdo gje perfshi dhe arsimin(berisha) apo nga njerez te mencur ty nuk te meret vesh .Ne nje shkrim para ca ditesh kundershtoje keto qe shkruan sot.Sa per dienine tende dhe te qiklopeve qe po e mbajne kete gjendje keshtu ne proteste kane mbetur idhtare te opozitareve me forumet e tyre te cilet nuk lejojne te shkojne ne shkolle pjesen tjeter duke i quajtur tradhetare.Ndersa per ate qe studentet i kan grisur flamujt e partive mis u bej si naiv se realisht nuk je.Ata mund ti kene grisur per te mbushur mendjen ty dhe ca te tjereve por te siguroj qe ne darke flene me flamujt e mones e te lulit poshte jastekut.Nuk i sherbeni hallit te studenteve me keto shkrime
Zoti Kikia! A mund të bëni një analizë, si njeri i gazetarisë, se përse këta student, nuk u ngritën, ta zëmë, në Tetor apo Nëntor, në Janar apo Shkurt, por u ngritën në Dhjetor? Mos vallë si hap të parë, kanë për mision një mbivendosje, që të errësojnë dhe bëjnë të pavlerë revoltën studentore të dhjetorit ’90-të?
Duket sikur ka nisur një valë kundër kohës që jetojmë dhe një kthim i kokës pas për një rivlerësim i asaj periudhe që lamë pas, periudhë me një çfaqje të qartë të trajtimit çnjerëzor të jetës së njeriut si qënie shoqërore individuale.
Ti skypion legeni mos u merr me tribunet e atdheut tone se ata ne me merite i kemi ngritur ne piedestal Ti me mire shko merru me ata mumjet e perrallat e lashtesise suaj se as dje as sot nuk keni nje njeri me tru qe tju nderoje ne bote pervec prifterinjve sepse pa to ju jeni nje hic.
Nga sa rezulton nga ato qe shkruan ben mire te ndryshosh emrin kurse mbiemrin e ke perfekt.
Kikia, je i modh. Pasi ke mbaruar pune me Qosen, meru pak te lutem dhe me amerikanet e evropianet. Kane nevoje per keshillat e tua, se dhe ATA ben thirrje per dialog.