Grupi parlamentar i Partisë Demokratike përfundoi mbledhjen e tij në mesditë ku u vendos rikthimi në seancën plenare ditën e enjte.
Vendimi pasoi shumë debate brenda opozitës, deri tek opsioni i diegies së mandateve që u hodh nga Berisha, por duke parë se nuk patën as mbështtje popullore as ndërkombëtare, po rikthehen në seancën e fundit për të mosdjegur mandatet.
Në seancën parlamentare të nesërme, 3 orë për të folur i takojnë mazhorances, 2 orë opozitës. Disa deputetë të opozitës do dalin në shesh me studentët tek protesta. Nuk është e qartë se kush deputetë do të jetë tek studnetët por mendohet Noka , Strazimiri dhe Salianji.