“Skandali” i bërë publik sot nga PD rreth një leje ndërtimi në anën tjetër të Unazës duket se ka të bëje me një merak të vjetër të PD, që ka urdhëruar me urgjencë qysh në vitin 2007 privatizimin e asaj toke për pronarët, proces që me sa duket Basha nuk ka arritur ta finalizoje dot derisa ishte në Bashki, pasi bëhej për një prej zyrtarëve të larte të PD.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe më pas Ministria e Financave, nuk ka lidhur asnjë kontratë me personin apo kompaninë në fjalë për të cilin akuzon Basha por pë rish pronarët q ëmë vonë ja kanë shitur nëj zyrtari të lart të PD, kandidat dhe në Këshillin Kombëtar tre ditë më parë
Kërkesa për privatizim, është bërë dhe miratuar në vitin 2007, me firmën e Ministrit Genc Ruli. Në vitin 2016 Ministria e Financave finalizoi procesin e shitjes me trashëgimtarët e ligjshëm të truallit, sipas kontratës bashkëngjitur, ku asnjë nga personat e palës blerëse nuk rezulton të jetë z. Bego.
Për ta sqaruar më në detaje:
Në vitin 1995, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Ish-Pronarëve, me Vendimin nr.8 datë 20.04.1995 vendosi:
1- Të njohë Maliq dhe Hamdi Pinari, ish-pronarë mbi një truall me sipërfaqe 34.000 metra katrorë që ndodhet në lagjen e Re të Tiranës
2- Trualli i lirë me sip. 10 mijë metra katrorë t’i njihet dhe kthehet pronarëve
3- Trualli i zënë nga serat, duke përfshirë dhe magazinat e saj iu është njohur pronarëve (trashëgimtarëve të tyre) si dhe iu është dhënë e drejta e parablerjes, kur ato të privatizohen
Në vitin 2007 Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli, kërkoi miratimin e Këshillit të Ministrave për kërkesën e trashëgimtarëve për privatizimin e pronës së sipër-përmendur.
Këshilli i Ministrave në vitin 2007, me një shkresë cuditërisht “urgjente” për një procedurë të tillë, (Nr. 991/2 dt. 05.04.2007) shprehet dakord për miratimin e privatizimit të objekteve “stacioni i gjedhit” dhe “sera dhe magazinë”, sic tregohet në dokumentin bashkëngjitur, që i hapi rrugën miratimit të procedurës së privatizimit.
Në vitin 2007! Pra, në kohën e qeverisë së zonjës Tabaku.
I gjithë procesi i ndjekur pas miratimit të privatizimit, është thjesht procedurë. Në vitin 2015, Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në përgjigje të interesimit të Ministrisë së Financave, ka konfirmuar Vendimin e vitit 1995 mbi njohjen e pronësisë së truallit dhe të drejtën e parablerjes për ish-pronarët.
Procedura e shitjes u finalizua mes Ministrisë së Financave dhe palës blerëse (të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të truallit), me kontratën e shitjes nr. 157 Rep. 119 Kol, datë 09.06.2016.
Për palën blerëse kanë nënshkruar kontratën të gjithë trashëgimtarët e subjektit të shpronësuar “Maliq dhe Hamdi Pinari”, ku në asnjë rast nuk figuron asnjë person me emrin e permendur nga Partia Demokratike (kontrata bashkëngjitur).
E drejte qe pronareve u eshte kethyer kjo prone,dhe shume mire,po ata mijra ish-pronare qe kane mbetur dyerve te gjykatave qysh u vete halli?
Ore prape s’kuptojme cfare halli keni ju Tema qe e mbroni?
E shihni sa I ndyre eshte Salehu me Lulashin. Edhe mutin qe kane gatuar vete kerkojne tua hedhin socialisteve. E turpshme per kete opozite mjerane.Por ata turpin e kane ngrene me buke. Prandaj as skuqen dhe as nuk verdhen.
Per “ed”. TemA eshte gazete, dhe si e tille, ka detyre te nxjere te vertetat per lexuesin. Shpesh here te vertetat jane te “hidhura”.
o gazetare te poshter, qe nuk veni as emrin. mire qe mbroni plehra, por pse shtremberoni te vetmen gje te sakte, qe ka thene pd-ja gjithe vitin. leja e ndertimit eshte e begos jo toka, pastaj kundershtohet devijimi i projektit te lanes dhe jo kthimi i tokes ish-pronareve, apo privatizimi i serave. pse largoni vemendjen nga argumenti, qe shyqyr qe njehere qendron.
KJO KUKUMJAÇKA QE E MBAN VETEN PER TE BUKUR TE SHKOJ TE BEJ NDONJE TENXHERE GJELL SE PER TE TJERAT TE HA MUTIN ZHABA QE DUKET SI UFO PTU