A din më shpjegu kush, çfarë bëri Basha këto 6 muaj?

19 Dhjetor 2018, 18:15Politika TEMA

Nga Jozefina Topalli

Kthehet ne Kuvend per te siguruar mandatin e tij. Ai do ik prape nga Kuvendi.

Do kthehet prape pas 6 muajsh…

Vendimi i Lulzim Bashes per t’ u kthyer ne Parlament pas 6 muajsh bojkot, (pa arritur asgje), eshte veprimi me i padinjitet, qe nje drejtues i nje force politike mund te bente.

Por, kur ky kthim behet per te shpetur mandatin e tij te deputetit, pastaj kjo eshte fyerje aq e madhe sa vetem nje i paafte per t ‘u turperuar si ai, mund t’ia lejoje vehtes.

Sipas Kushtetutes se vendit, perkatesisht nenit 71 te saj, pika 2 germa d:

“Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, kur mungon mbi 6 muaj rresht në Kuvend”.

Pra po te mos kthehej deri ne fund te dhjetorit, mandati i tij do digjej, sepse shpejt behen 6 muaj qe bojkoton.

Ai po kthehet ne Parlament vetem per te siguruar mandatin e tij si deputet.

Ai jo vetem nuk djeg mandate, gje qe do kishte çuar ne krize automatike maxhorancen aktuale, por ai enderron te hyje edhe nje here ne qeveri me socialistet e Edi Rames.

Sapo te votoje prezencen, d.m.th mandatin e tij, ai do iki prape nga Kuvendi.

Do kthehet prape pas 6 muajsh…

Luli mbyll bojkotin kur studentet nisin bojkotin e fakulteteve.

Luli hap dialogun ne parlament( 5 ore neser) me Ramen, kur studentet e mbyllin ate.

Absurdi i sjelljes se Lulit, eshte fotografia me elokuente e arsyes pse studentet e refuzojne ate dhe pse opozita jane studentet dhe jo Luli.

A din me shpjegu kush, po pse bojkotoi 6 muaj?

P.SKur bojkotoja me depuetet e PD ne arritem ligjin e dekriminalizimit. Dhe pastruam parlamentin nga deputete te dyshuar per vepra penale.

Sot ne parlament nuk ka me kriminele.

13 komente në “A din më shpjegu kush, çfarë bëri Basha këto 6 muaj?”

  1. poedheedhe says:

    po ku je oj burrnesh…na ke mungue shume eee…the real upuzita ju ar

  2. eli-tiv says:

    …saliu e basha nuk jane kriminele..???…po kjo ce di vehten..?? jeni te gjithe derivat te saliut ; prandaj nuk mund te drejtoni gishtin kunder tij…

  3. Anna Kamp says:

    A ç´na çan by… kjo shkina sa herë që llap. Mesa duket ka nevojë për spektatorë.

  4. 123 says:

    kisha menduar se je pak e zgjuar!!!!!
    Krimineli qe vodhi rrugen e kombit, eshte ne parlament!!!!!
    Krimineli qe vrau me 21 janar eshte Kryetari i PD!!!!
    Pse nuk ia njeh ti keto vlera!!!!!
    Pse, dikur nuk flisje asnje fjale kunder ketij KERRICI!!!!!???????
    ….. Ne nje diciture te nje skice te Mikelanxhelos se madh shkruhet:
    …”Ti qe per je tjeter i zoti nuk je, mbame ne kurriz se mire e ke…”
    ….Ne kete skice GOMARI ISHTE MBI SPINE TE NJERIUT……
    Mbajeni Jozefine!!!!!!
    Eshte dhurata me e bukur qe ju ka bere Salkrimuineli, jo vetem juve, por gjithe popullit shqiptar !!!!

  5. Iliri nga Gjermania says:

    He. Po Sali Berisha me Zagaret e vet pse nuk i djeg Mandatet, se Lulzim Basha dashka ta mbaje Mandatin simbas asaj qe thoni Ju?
    Ndrikull e forte je?

  6. pjeter says:

    Mire moj zoja “kape per zhelesh”ndonje fare pergjegjesie per ata qe ju votuan,qe ti perfaqesoni ne parlament dubet te kene basha me shoke?apo per ju eshte e rendesisbme te vini ne krize maxhorancen?Zoja”kaper zhelesh” me qe je sfocuar kaq shume te na tregosh ligjet e nenet e kushtetutes,te rezulton zotrote se jemi nje demokraci parlamentare?po si kur te gjitha minorancat te bejne te njejten gje sic beni ju, ku vemi ne?apo juve nuk ju intereson se precednte te tille jane te rrezikshem,mjafton te blokoni vetingun,dhe ndoshta ta rrezoni qeverrine qe me pas ti beni nje mut te madh ketij vetingu per te shpetuar kokat.E keni mendu per nji fije qe mund irritohen keq shumica e shqiptareve qe kane votu ket maxhorance?jo per gje por duhet ta merrni parasysh qe tentativat jashte sistemit demokratik ,mund tja u bejne shume te veshtire jeten edhe juve ,e te mos gjeni derman as me pasurite qe keni vene ne kurris te popullit.

  7. Fatmiri says:

    Ja te ta spjegoj une se pse Luli ben sikur dhe Rama ben sikur. Frika i ka detyruar ata te dy te bejne sikur jane ne opozite dhe mazhorance. Karamelet e Rames kane bere pune te Luli. Levizja e fundit e studenteve I ka kapur te dy ne befasi. Rrumpalla aktuale ndoshta nuk eshte aq shume Rrumpalle sa duket. Ata qe nxiten naivitetin studentor ne kete kohe te gabuar per Shqiperine mund te jene ustallare te vjeter. Rama dhe Basha mendojne se loja e tyre eshte e pakapeshme nga mendja njerezore por harojne se armiku punon. Jane nga ana tjeter miqte e Shqiperise qe vigjelojne. Po qe se kjo rrumpalle do jet katastrofike apo pa fund, miqte e kane gati pushtetin ushtarak ne Shqiperi. Ketu do mbaroje dhe loja e sikureve. Sa per Xhesofinen them qe fycke ka qene dhe fycke ka mbetur.Person qe nuk mendon me koken e vet.

  8. Ermira says:

    Nje nga kriminelet ishe edhe ti. Tani qe Lulashi te qiti per zhelesh perjashta po te djeg suma o Jozi. Ik moj shpifesire shkodre.

  9. mik says:

    Zoterinj komentues ! A keni ndonje fakt qe Jozefina Topalli asht e komprementuar ne ndonje krim konkret kunder ndonje individi, shoqerise apo shtetit ?! A keni ndonje fakt qe familja e saj asht e komprementuar ne ndonje afere si rezultat i statusit te saj si politik ?
    A mund te keqinterpretohet e gjith karriera e saj politike vetem nga shprehja ‘ kape per zhelesh ‘ , kur ne fakt, te gjith ato te adresuar e meritonin nje shprehje te tille, mbasi ne fakt, Parlamenti ishte zhele, e ndoshta prap sot asht i tille.
    Jozefina Topalli nuk asht pergjegjese per karrieren politike te Sali Berishes , Lulezim Bashes apo kujdo tjeter, pervecse per veten e saj. Nqs nuk pajtoheni me kete fakt, atehere edhe Kryeministri asht i biri i Kristaq Rames, dhe kryetari i Parlamentit ish anetar i nomenklatures komuniste e tj e tjere, qe nuk asht nevoja ti permendim.

  10. Zylo says:

    O Josefina Luluja shume ka bere.Udhetime neper Holande pushime familjare por nje gje nuk ia harroj ty ti futi kembet ne nje kepuce.Te gjithe e ngacmojne e vene ne loje por ty ama ta futi.Qekur te hoqi nga kryesia ham ham ke bere

  11. Emigranti says:

    opozitaret, neser do futen ne parlament si te dhjer, por nuke qederosen shum, se po tu vinte keq per qytetaret e varfer, sdotikishin mar milonat e lekeve qe marin, sikur punojn dit e nat, apo sikur marin pjes ne parlament kater her ne muaj.
    Edhe pse skan mar pjes ne parlament, dote kerkojn te marin mijra lek djeta, para per bisedat telefonike, ndoshta par edhe per komisjone , kur skan qen cfar nuke bejn keta makuter, per tu pasuruar .

  12. Ervini says:

    Tani ata që janë në parlament janë të gjithë të pastër si kristali, ke qef ti shikosh. Kriminelët u pastruan njëherë e mirë falë Jozefinës. Lum si ne për parlamentin që kemi.

  13. Santa Quaranta says:

    Posht Komonistat!!! Ha ha ha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje