Shpallja “non grata” e ambasadorit të Iranit, Basha mbështet Ramën

20 Dhjetor 2018, 12:25Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me shpalljen “non grata” të ambasadorit të Iranit në Shqipëri dhe të një zyrtari të po kësaj ambasade.

“Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare shpreh mbështetjen për shpalljen non grata dhe dëbimin e diplomatëve iranianë, me veprimtari në cënim të statusit të diplomatit dhe sigurisë kombëtare.

Partia Demokratike kërkon prej strukturave shtetërore të sigurisë kombëtare përkushtim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të sinqertë e pa zvarrirje me aleatet strategjikë si e vetmja garanci për parandalimin dhe neutralizimin e aktiviteteve te tilla ne territorin e RSH.

Lufta kundër terrorizmit si formë e krimit të organizuar ndërkombëtar,  kompromentohet kur ngjashëm nuk zhvillohet luftë pa kompromise ndaj krimit të organizuar brenda vendit.

Cdo bashkjetesë shtetërore me krimin e organizuar është kompromentim i luftës ndaj terrorizmit”- shkruan Basha në twitter. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje