Është shtyrë për në orën 18:00 seanca e sotme parlamentare pasi u ndërpre katër herë pasi deputeti i PD-së Endri Hasa i përjashtuar nga Byroja për 10 ditë nuk pranonte të dilte nga salla.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se Byroja vendosi përjashtim me 10 ditë për deputetin Endri Hasa, nisur nga sot.
“Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Zoti Hasa liro sallën. Kryetar i grupit nxirre deputetin përjashta. Hasa liro sallën.
Zoti kryetar i grupit kontribuo për të zbatuar vendimin për të liruar sallën dhe për të mos e mbajtur peng deputeti i grupit tënd parlamentar. Procedura do vazhdojë kur deputeti të lirojë sallën.
Peng seancën nuk mund ta mbajë asnjë deputet dhe asnjë grup parlamentar.
Sipas rregullores. Me sa duket s’keni ardhur për të debatuar sot. Ndërpritet seanca”, tha Ruçi.
Shkak i tensioneve dhe shtyrjes së seancën Parlamentare është bërë deputeti i PD Endri Hasi i cili goditi me vezë në mënyrë të befasishme kryeministrin Edi Rama. (TemA)
Niveli i deputeteve , sa mjeran e fshataresk, injorant me kostum….tragjikomedi….
Nuk del nga salla se nuk njef deren.
Ka hy ne parlament nga penxherja.