Rama: Opozitës i djeg xhani për studentët, ktheu në një konflikt rrugësh Parlamentin, duke bllokuar me dhunë debatin që kërkuan vetë

20 Dhjetor 2018, 12:30Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje më incidentin që u shënua sot në Kuvend ku deputeti I PD Endri Hasa goditi me vezë shefin e qeverisë. 

Në një shënim në twitter Rama thotë se opozita kërkoi senacë parlamentare për studentët por e ktheu atë në një konflikt rrugësh, duke bllokuar me dhunë debatin që kërkuan vetë. 

“U djeg xhani për studentët, por seancën e kërkuar për ta e kthyen në një konflikt rrugësh, duke bllokuar me dhunë debatin që kërkuan vetë? 

Ky është modeli i tyre për rininë, prandaj s’është çudi kur hasim të rinj, që sharjet i dinë për trimëri dhe refuzimin e Dialogut për forcë?”– shkruan Rama në twitter.  (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje