Edmond Bego përgënjeshtron zyrtarin e PD: Do shihemi në gjykatë, kemi familje dhe fëmijë

20 Dhjetor 2018, 22:18Politika TEMA
Edmond Bego përgënjeshtron zyrtarin e PD: Do shihemi në

Pasi Partia Demokratike ka përfshirë emrin e tij në një skandal ku thuhet se qeveria ka devijuar projektin e Unazës së Re për të favorizuar biznesmenin Edmond Bego, ka reaguar për herë të parë ky i fundit.

Bego në një lidhje telefonike për emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në ‘News24’ mohoi kategorikisht akuzat e PD.

Ai po ashtu tha se do të padiste në gjykatë këshilltarin e PD-së Gazmend Bardhi.

Rakipi: Ka një akuzë të qartë që ju keni plan të ndërtoni një sipërfaqe të madhe me vlerë 60 mln euro

Edmond Bego: I them z. Bardhi që për këtë akuzë do përballet me mua në gjykatë për prishje të imazhit të firmës time. I them atij se pasi kam mbaruar dënimin tim 4 vjet e 4 muaj ku e kam kryer dënimin, nuk është 20 vjet.

I them pse një njeri që është dënuar njëherë, duhet të jetë i dënuar tërë jetën?

Basha gënjen për 14 mln eurot që unë kam marrë. Në rastin në fjalë s’kam lidhje, nëse vërtetohet që unë do të ndërtoj 60 mln euro aty, t’i kisha unë 60 mln euro, nuk do merresha me këtë punë.

Pas dënimit, kam kaluar 3 herë rresht tek kontrolli për pastrim parash, ku kam rezultuar 0 lekë të futura nga krimi. 2 herë nga këto 3 herë, kanë qenë në kohën e PD. Kështu që jini më të përgjegjshëm, se kemi familje, kemi fëmijë.

Nuk mund të abuzohet me një njeri që ka kryer një krim që ka kryer në vitin 2001, dhe të bëhet sikur ka ndodhur sot.

Ajo që thotë Bardhi, nëse unë kam bërë një projekt.

Firma ime ka bërë një projekt por unë nuk jamë pjesë e privatimzimit të atij trualli.

DEBATI

Bego: Do i lutesha PD dhe kryetarit Basha që e kam komshi që të mos akuzojnë kot se po na shkatërroni jetën. Po na bëjnë që të ngrejmë valixhet. Do përballemi në gjykatë. Jam i gatshëm që të vijë në studio. Jam i gatshëm për çdo gjë.

Bardhi: Pagesat për privatizimin janë bërë nga zotëria që flet në telefon.

Bego: Nuk është e vërtetë

Bardhi: S’kam asgjë personale me të.

Bego: Po më shkatërroni jetën. Jeni njerëz apo jo, ca jeni?

Rakipi: Bego thotë se nuk është e vërtetë? Keni dokumente ju?

Bardhi: Po i kemi dokumente

Bego: Po nxirre dokumentin

Bardhi: Do ta nxjerrim të hënën. Do i nxjerrim dhe ato që i keni bërë shtetit shqiptar

Bego: Ca kam paguar?

Bardhi: Keni bërë pagesa shtetit shqiptar. Pagesa e dytë është bërë më 11 mars.

Bego: Janë të pa vërteta.

Bardhi: Ka fakte…

Bego: Keni qenë ministër Drejtësie. Si mund të thoni kështu për një person. Që unë jam trafikant, apo anëtar i bandës së Lushnjës. Po si mund të abuzoni me mua kështu? Jeni njerëz apo jo

Rakipi: Këto pagesa si keni bërë?

Bego: Kam ndihmuar pronarin e truallit me kredi për të bërë privatizimin. Se ai s’ka pasur mundësi që ta privatizonte.

Bushati: Ju i keni dhënë lekët pronarit që ta privatizonte.

Bego: Po pronarit.

Bushati: Për ça ja dhatë këto lekë?

Bego: Unë jam biznesmen pavarësisht se për çfarë akuzohen, më vihen etiketa si trafikanti..

Bushati: S’po ju vë asnjë etiketë. Por s’kam gjetur asnjë njeri që të më ndihmojë duke më dhënë 750 mijë euro.

Bego: Unë ushqehem me djersë të ballit. Një tender që mora në OST, mu nxi jeta. nëse marr pjesë në tender shtetëror, nuk flas më.

Bushati: Po aplikim për Bashkinë e Tiranës keni bërë?

Bego: Kjo s’më heq mua të drejtën që të bëjë punë private. Jo skam bërë aty. Unë firmë e kam blerë nga Ajet Rramccaj. Firma ime ka qenë Inertexpres.

5 komente në “Edmond Bego përgënjeshtron zyrtarin e PD: Do shihemi në gjykatë, kemi familje dhe fëmijë”

  1. Ministri Teknik says:

    Gazmemd Bardhi te tregoi per favorizimin qe i l bere mikut tij te zemres Denion Mejdanit kur ishte minister teknik.
    Aferat seksuale te bardhit duhet te dalin hapur nuk jan lek dashnoresh por leket e shqiptarve.

  2. ushtari says:

    BO.BO.BO,,,,SA THELLE paska hyre korrupsioni ketu tek kjo zona e astirit,,duhet te jete I perfshire rama dhe veliaj ketu ,,,nuk mund te bejne sikur nuk kane ditur gje,,,///Ne vend qe te orientohen sipermarsit te bejne hotele dhe resorte te medha ne bregdet, qe te kemi dhe punesim te rinjve ,,mendoni per punesimin e te rinjve,,sic duket nuk kane aftesi menaxhuese,,,futen ne tirane ku s’ka hapsira per te tilla investime 60 million euro,,,//

  3. Zgalem says:

    Turp , per nje ish Minister te flasi ne kete menyre extraligjore . Jane cmendur , Njeriu , qe ka mbaruar denimin , nuk akuzohet me . Te lutem zoti Bego , coe ne gjyq kete sharlatan , qe te akuzon , per nje faj te shlyer . Mund te qelloi ndonje gjyqtar I hajrit dhe e con atje ku ishe ti , perpara nje dekade . Burgjet jane per te edukuar njerzit me force , jo per t’i neperkembur gjithe jeten . Zgalem

  4. Laku says:

    SHQIOERIA KA NGEL NE DORE TE KATUNEREVE,SHIFNI KETE KOKE DERRIN DHE SURRATIN E BALLES NGA LIBRAZHDI DHE E KUPTONI PSE HIKIN SHQIPTARET SIKUR TE JETE LIFTE.

  5. Zambi says:

    Keshtu u betua dhe Klement Balili po sot eshte ne kerkim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje