Nga Sokol Balla
Vezët mbi të në Parlament ditën e enjte, duhet ta kenë bindur Edi Ramën sesa i vetmuar është këto kohë.
Gjatë gjithë jetës një njeri me fat – dhe fati zakonisht provohet në ditë të vështira – kryeministri dukej nga portreti se ka filluar te bindet se fatin njeriu e bën vetë. Ose në rastin e tij, nuk e lë dot në duart e ministrave.
‘Astiri’ dhe skandali që ai hapi – aq më keq që habiti dhe amerikanët – i tregoi atij, se më fund duhet të merret seriozisht me letrat zyrtare dhe jo me vizatimet në zyrë.
Çështja e Teatrit i tregoi atij se gjithkush duhet të marrë përgjegjësitë e veta, dhe as ai të kreut të bashkisë dhe as kreu i bashkisë atë të ministrit të Kulturës.
Rasti i studentëve dhe Kuvendi i PD i tregoi se Shqipëria nuk mund të jetë një vend aq tolerant, sa reformën e arsimit ta bëjnë sponsorët e Lulit, dhe ndërkohë më pas Luli të mbështesë studentët dhe të fusë në radhët e Këshillit Kombëtar, pedagogë të Trustit të Universiteteve, që dhjenë reformën, raportet me studentët dhe me të vërtetën.
Studentët me krizën që krijuan, i treguan atij se vendi nuk qeveriset dot me meme dhe statuse në Twittter dhe as me fjalime maratonë si Nicolas Maduro në Telesur. Studentët, Astiri, Shkoza, Gjushi, Lala, Sajmiri, dosjet e dukshme dhe te padukshme te gjetura nga Xhafaj, padurimi i Pandit për tu bërë së paku sërish protagonist dhe së shumti kryeministër, shkeljet e syrit majtas e djathtas mu nën hundën e tij, mesa duket kanë bërë që kryeministri të kuptojë atë që kemi ndjerë të gjithë: që kabineti i dytë i Ramës është më i keq se ai i para zgjedhjeve të majit 2017.
Kjo u kuptua edhe në resistencën jo të vogël të brendshme në PS, ndaj zgjedhjes së një kandidature të paoksiduar për ministër, atë të Sandër Lleshajt. Vetë e kuptova pak ditë më parë kur këtë personazh i veshur varfër si një prift franceskan, por me ide të pasura se si të modernizohet Policia dhe Shteti, e kisha dy orë përballë në emision. Një personazh që me Edi Ramën është 99.99 përqind jo i përshtatshëm, por që e bashkon ideja sesi gjerat janë keq dhe duhen bërë më mirë. Njeriu që me sa duket, edhe para të gjithëve i ka kërkuar atij një plan kombëtar kundër kanabisit dhe që ndryshe nga Fatmir Xhafaj, siç e tha edhe vetë, mendon “qe forca e ligjit duhet të ndihet çdo ditë dhe jo me fushata”.
Nga e hëna prisni më shumë Sandër Lleshaj që të futen në Qeveri. Rama duket se e ka ndarë mendjen që jo të gjitha vezët duhet të jenë për të. Ca t’i hajë edhe Lindita, edhe Damiani, edhe Arbeni (këtë mendon edhe partia e Erion Braçeve, një shumicë e heshtur dhe mbështetëse në kohë të vështirë dhe ankimtare, sa herë qeveria ‘fluturon me pras’ drejt lartësive të panjohura). Po ca vezë duhen edhe në dyert e Shëndetësisë, plot me PPP-ra dhe të pabëra, po ku ende sot vdesin foshnje në qytete periferike a thua se jetojme në Burkina Faso dhe qeveria rezidon në Uagadugu.
Edi Rama ka kuptuar se nuk mund të presë. Ai me dinakëri ka kuptuar se nuk ka luksin e protestave me pushime brenda, siç çuditërisht përfundoi ajo e studentëve. Edi Rama e di që tani se SPAK po ngrihet, dhe nuk ka më luksin të presë që fati, njohjet dhe ndërkombëtarët të mbyllin një sy ndaj atyre që ja hoqen tepsinë e bakllavasë LSI, për të ngjyer buzët dhe mëngët me shërbetin e pushtetit.
Edi Rama e di që para ligjit nuk ka përgjegjësi kolektive, por ama ka kuptuar se para popullit ka gjyq individual, si të atyre që e dhjesin si në Shkodër, Pogradec apo Elbasan. Por edhe aq mirë sa te atyre në Bashkinë e Tiranës, që mund t’i rrezikojnë kuotat e sondazheve dhe t”i personalizojnë ato, aq sa ai të jetë i pafuqishëm t’i ndalojë apo ngrijë, siç bëri në shtator 2014.
Edi Rama e ka kuptuar se me ngritjen e SPAK, jo vetëm do jetë i pafuqishëm të mbrojë ministra e kryebashkiakë, por s’do ketë ndonjë ndikim të madh edhe ne emrat e zëvendesuesve dhe për këtë, ka ende para syve se qoftë Xhafaj qoftë Lleshaj, erdhën, ikën dhe ikin, jo duke i marrë leje atij. Une e kuptova këtë në intervistën me Ministrin e ri të Brendshëm. Ai e do formën, si Tahiri dhe Rama. Ai nuk harron, si Fatmir Xhafaj. Por ai nuk merr urdhëra, si gjithë të tjerët. Ose së paku, nuk i merr vetëm nga Rama.
Ndaj të hënën, kur Edi Rama të formulojë zyrtarisht nevojën e ndryshimeve të forta në qeveri, prisni gjithnjë e më shumë “UFO” si Sandër Lleshaj të futen në qeveri.
Sepse të hënën Edi RAMA nis procesin e ndryshimeve më të mëdha në një qeveri, që formalisht nuk ka rënë akoma. Një qeveri që nuk ndryshon trekëndëshin më të fortë – Mbrojtje (amerikanët), Rend (Drejtësi) – europianët, Diplomaci (ndoshta dhe Turizëm e Bujqësi), por që mesa duket do të prekë të gjitha ato sfera të jetës sociale, ekonomike dhe politike që janë menaxhuar kaq keq, qe para majit 2017.
Edi Rama kërkon të krijojë shpejt dhe pa humbur kohë (deri në Asamblenë e 29 dhjetorit gjithçka mbyllet totalisht), një kabinet mbrojtës, duke rrëzuar kështu vetë i pari iluzionin e paprekshmërisë, përballë një opozite të dobët, e cila pritet shumë shpejt, edhe ajo nga SPAK dhe Amerikanët, të marrë një goditje në themel dhe një tërmet që mund ta shkundë rëndë dhe për një afat të gjatë.
Kryeministri e ndjen se po vijnë kohë të këqija. Ai i njeh mire ato, se ka bërë 8 vjet në opozitë. Dhe i duhet nje kabinet me energji dhe vizion tjetër, që të përgatisi vendin për epokën e re që jo domosdoshmërisht lidhet me datën e zgjedhjeve lokale dhe as atyre të përgjithshme.
Edi Rama do të ndryshojë qeverinë këtë javë, dhe do bëjë shumë mirë. Por ai duhet edhe të qartësojë mirë se çfarë do bëjë me zgjedhjet lokale. Të zyrtarizojë kandidimin e Veliajt dhe moskandidimin e Dakos dhe Sejdinit and co?
Dhe t’i japë fund dilemës amatoreske, por inefektive që është përhapur dhe që insinuon largimin e Veliajt nga drejtimi i Tiranës dhe moskandidim në 30 qershor. Unë mendoj se me frikën e këtyrë ditëve dhe ndryshimet në qeveri që do t’i thotë të hënën, ai e ka pranuar këtë. Por kesaj rradhe kryeministri duhet vërtet të bindë kryeministrin të parin, se nuk është prekur nga sindroma e Prasit që prek cdo maxhorancë në mandatin e dytë të saj.
Edi Rama punoi aq shumë që në fushatë vjet që të na mbushte mendjen se ky ishte mandati i tij i parë si kryeministër, saqë përfundoi ta besonte atë dhe vetë. Sinjalet janë që e ka kuptuar gabimin dhe se të hënën nis reflektimin, duke filluar nga vetja. Te ajo pike – pra te vetja e tij – ka qënë gjithmonë shumë i kujdesshëm. Si gjithmonë ka fat. Në kohë të vështira, difektet personale jo rrallë e kanë ndihmuar të dalë i fituar, edhe atëherë kur nuk e ka kuptuar as vetë.
Besoj se Edi Rama ka koeficient inteligjence me te larte se ky gazetar per te kuptuar cfare duhet te beje. Njerzit degjojne dhe shikojne cfare thote e ben Rama ,nuk ka nevoje per perkthime nga shqipja ne shqipe qe bejne keta gazetare duke i konsideruar shqiptaret dhi pa tru. Krejt gabim.
Jam dakort qe i ka te larte koeficentet e inteligjences, por nuk po na bind se e ka kuptuar drejte situaten .
Nuk mund te them se e menaxhoi me inteligjence te larte “krizen me studenend tet”.
E bene cope, e tallen, e fyen, e neperkemben si u desh by…. studentet.
Dhe ky, vend qe te perdorte mekanizma te tjere politike e administrtive, qysh ne fjalet e para per protesten e stigmtizoi ate si proteste te mbetesave. Mandej ju lut deri ne lepirje atyre per dialog .
Ku u pa projeksioni i tij analitik i zhvillimeve politike te protestes ? ? ? ? ? ?
Shpirtterisht nuk do ta pranoja doreheqjen e tij. Por, nese studentet hidhen perseri ne proteste kryeministri duhet te dorehiqet.
Me vjen keq Sokol por ndoshta ai qe s’ka kuptuar gje jeni ju. Levizja studentore eshte nje çeshtje delikate qe mund te kompromentoje te gjithe punen e madhe per pastrimin e sistemit drejtesor, qe meqe ra fjala eshte lajmi me i rendesishem. Levizja e Rames ishte unike (mbase jo e persosur) ne ate qe ekspozoi qarte te gjitha problemet qe kemi ne vete si njerez te zakonshem, si shoqeri duke u dhene rastin drejperdrejte ne tv te jene “vetvehtja” arroganteve, rrugaçve, psudo-perparimtareve the drojturve qe i mbyt llumi i zhurmaxhinjve.
Rama ne nje menyre apo nje tjeter ka shtruar nje pyetje per te gjithe ne; “Sa me te vertete e duam ne, njerezit e zakonshem, barazine dhe progresin? “
Ti mund te besosh cfare te duash po duhet te dish se pari se shkrime te tilla jane te porositura nga po Rama qe te mos cuditesh ti kur te ndodhin ndryshimet.
Shpresojm që beqari Meta do dekretoj të gjithë ministrat e rinj.
dmth konkluzioni, sado i kulluar te buroje uji ai turbullohet poshte, ja per kaq u lodh koli me tere kete hartim. Mbroja bycen shalegjatit po te pakten mo na bej si analist i paanshem.
dmth konkluzioni, sado i kulluar te buroje uji ai turbullohet poshte, ja per kaq u lodh koli me tere kete hartim. Mbroja bycen shalegjatit po te pakten mo na bej si analist i paanshem..
dmth konkluzioni, sado i kulluar te buroje uji ai turbullohet poshte, ja per kaq u lodh koli me tere kete hartim. Mbroja bycen shalegjatit po te pakten mo na bej si analist i paanshem…
Sokoli para tv masturbon dhe nxjer kinkluzione se e njohti m/b nga veshja e varfer
Qe ketu kete gazetar duhet ta quash gomar dhe perkrahes i hajduteve qe vishen me firmato dhe ora te shtrenjta.
Ky masturbus eshte mesuar me politikan dhe femijet e tyre qe i kalojne pushimet duke u harbuar neper ishuj me paret e vjedhura popullit
E kane thene mire qe shqiptaret nuk dine te bejne shtet dhe vet fakti qe kemi 28 vjet qe sillemi rreth saliut dhe ketij te fundit qe premtoi se do bej shtet dhe beri nje mut te madh dhe po reabiliton kriminelet e sali protopapes dhe berishes
Në gjumë është shteti
s’e zgjon as Top’ i Zigjit
askush nuk ka më frikë
s’e rrujn nga FARSA e Ligjit!
Kontrolli, vecanrisht i ministrive eshte e meta kryesore e Rames.
Dmth kjo esht strategjia e mbrojtjes tani, Rama eshte i pafajshem dhe i paditur per cfare ka ndodhur dhe po ndodh ne vend gjate rilindjes.
Po ti mor trap me nick Sit back….,pse e përsërit postimin disa herë?!Apo kujton se bëhesh më i rëndësishëm?
Thjesht përforcon mendimin që kanë për ty që je një koqe gomari që se ke idenë ç’bëhet në këtë dynja.
I mbahet goja, ? prandaj e perserit komentin 3 here ?
Koha e ka lene mbrapa km Rama Ai jo vetem qe nuk beri asgje per funksionimin e nje sistemin shoqeror democratik ,por duke vazhduar te njejten vije si te paraardhesve te tij u zhyt me thelle ne korrupsion e skandale ekonomike.Ai do mbahet mend si km adolishent i batutave mbasi ky eshte ndryshimi I vetem nga Sala,Luli,Meta e komp.Kjo eshte arsye e vetme qe qendron ne pushtet e nuk zevendesohet nga te njejtat marka si ai…
Po pse mo Balla ende do vazhdoje Ditmir Bushati te jete minister.Politika e jashtme e Shqiperise ne dite te zeze.Asnje ftese nga kancelarite e vendeve perendimore.Shkrim i porositur per te shpetuar Ramen dhe per interesat e Sokol Balles
Shkrim i porositur per ta mbrojtur i bere nga delfini i Rames gazetari i “pavarur” Kol Balla qe i therrasinketo politiqaret e shqipes me perkedheli ketij zotri gazetarit qe shtiret si i pavarur.Ne fakt eshte i pavarur ai bashke me kolege te tij nga Shqiperia dhe shqiptaret
Pa tjeter, me dajon e vrare ne luften me guret e vunoit???dhe pasurine e bere si te gjithe emigrantet e tjere???? Rama e ka ne jxep votat e vlores dhe himares ndoshta dhe te sarandes . Se deri ne fund te vitit strategjia e tij per turizmin si te arme per ekonomine e shqiperise do japi rezultate te dukshmene shkaterimin e pronave , te gjithe bregut te detit. // Fjala thote ;;;;;; MA BERE NJEHEREFAJI JOT…. PO MA BERE PER HERE TE DYTE ESHTE FAJI IM……;;;;;;;Sa here duhet tja u beshe shqipetareve kudo qe jane ??? QE TA MARRIN VESH QE PO JU A BEN… NDOSHTA RADHEN E TRETE DO RILINDET BALLI KOMBETAR..
Ne se i pelqen ose” ne se pranon te degjoje nje keshille te vertet e te sinqerte (Rama) duhet menjehere ta konsideroje kete shkrim te M,Bazes.Sado e sido qe te duket si nje keshille e nje njeriu me interesa, mendoj se, JO aq sa mendohet. Kane qene disa te tilla.
Me shume vlere e konstruktiv, ishte dhe shkrimi i Jorgo Mandilit te gazta Dita, po sot.
Me se pari e kryesisht Edi Rama, duhet te degjoje. Te degjoje me qetesi e pa paragjykim kedo. Degjohet edhe “armiku” ndonjehere. T’i leje menjane ironite e batutat….
I tha, nje gazetare te New 24, ne emisionin; “shqiptaret per shqiptaret.”; “- Sot njohem nje k/minister ndryshe.” per menyren se si komunikoi ne studio. Me sjume degjoi se foli. Kete duhet te beje…
Qe te ece Shqiperia perpara, duhet qe e gjitha kasta politike e te gjitha partive, pa perjashtim, te japin dorheqjen ( ose te t’ja imponojme ) dhe te marrin pergjegjesine penale para ligjit, per krime kunder Shqiperise dhe popullit te saj. Pa dasht me e zmadhu, Shqiperia ka, e po perjeton nje Holokaust te cmendur prej bijve t’saj.
Nuk ishin UFO-t qe e cuan kete vend ne kete dekadence te tille, por ishin ato ” bijte “, qe nuk din se kujt me i thirr NANE .
Shqiperia asht kutia e Pandores e Ballkanit, ashtu sic asht Izraeli per Lindjen e aferme e t’mesme. Me ece perpara, Shqiperise i duhet nje Lidership i edukum dhe i arsimum ne vendet Perendimore ( qe i ka te mjaftueshem brenda dhe neper bot ). Nje Lidership qe mbi te gjitha, cmon interreast kombetare e jo interresat e disa birbove hibride te klonuar ne laboratoret e atyre qe fatkeqesisht i na kan ra ne hise.
Na kena ra ne ZERO, dhe asht rasti ma i pershtatshem me fillu nga NJISH-i. Vone, por asht ma mire se kurr.
Për të qënë dhe unë ashtu si Sokol Balla në këtë shkrim, interesant dhe bashkohor, po deklaroj se shkrim më të dhjerë zor se mund ti rastis njeriut të lexoj. Dhe kur, ashtu si autori, po përdor fjalën “i dhjerë”, përsëris pa më të voglin hezitim, se është i dhjerë, por ama, i dhjerë deri në pafundësi.
Nuk i heq asnje presje komentit tuaj ,… ne lidhje me kte syshtrembtin sokoldallkauku.
Rama eshte karrierist ne gen, shume i zgjuar, elokuent, mashtrues, i pabese dhe tradhtar i idealeve te Partise Socialiste. Ne keto kushte, baza e Partise Socialste duhet t’i shkunde perfundimisht mafiozet komuniste qe kane uzurpuar dhe manipuluar kreun e saj; te ndryshoje lidershipin tashme te diskredituar; te kerkoje zbardhjen deri ne detaje te kontratave mafioze miliona eurosh te marra borxh per te mbushur llogarite ne Off-Shore; te kerkoje clirimin e Kushtetutes nga diktatura e kryetareve te partive etj. Nese nuk do te behet nje reforme rrenjesore ideologjike demokratike ne PS, pas dy vjetesh do te vajtojme shthurjen perfundimtare te saj.
ore ti na kujton budallenj! ore mendon se ne do te kujtojme se ja kan fut edi rames! edi rama e di me bythe se ca bejne ministrat e tij ! edi rama frymezon gjithe kete maskarade qe po ndodh dhe merr cantat me para nga gjithe kjo hajduteri qe po ndodh ! si tha osbe ka 200milion euro
E besoni qe Rama te shembe establishmentin e sekretareve te rinise se Hoxhes. Une jo njehere. Bile nuk besoj as te beje rishperndarje te pasurise kombetare ku te fuqizohet biznesi i vogel. Se kjo e shpeton ekonomine e mbytur nga 10 veta. Nuk besoj se do permiresoje klimen dooing bussines e te thithe kapitale te huaja e jo ofshore vipash shqiptare. Nuk besoj se do rregulloje shkollen artin shendetsine bujqesine. Nuk besoj se do heqe idjotet militante ne administrate me lista deputetesh. Nuk besoj se do mare njerez te afte se nuk sjellin vota. Shkurt nuk besoj qe ps te behet parti politike nga parti elektorale qe edhte. Kjo eshte rruga e gjete ku Rama kurr nuk hyri ta beje si duhet.
Shqiperia eshte keq jo per faj te Rames por te politikaneve tip Sali-Luli dhe Meta -Mona! Gjithe shqiptaret me mentalitetin komunist! Askush nuk e ka kuptuar se Zoti eshte per te gjithe dhe secili per vete! Akoma syte nga shteti qe vazhdojme ta rjepim! Pa folur per gazetare medioker te shitur si Koli! A flet nepr moral ky imoral dhe shume te tjere si ky? Dhe ketij injoranti prej Librazhdi i pret palla sikur nuk eshte nje medioker! Fale Zot SHqiperine! Hajdutet therresin kapini hajdutet! Imoralet therresi per moral! Injoranca do te mbrohet me studentet! Le te presim dhe te lutemi Perendise qe dicka te ndodhe kete vit 2019,ndryshe…!
Shqiptaret jane te gjithe per kryeministra.
1-Si shqiptar,uroj te jete keshtu siç i ke shkruar
2- Nuk durohet qe te kemi opsion lulin dhe monen
3-E fillova “si shqiptar” sepse dua te jete keshtu sic na molloise z.balla…por se kush e ka penguar ramen te mos dinte realitetin(?!#$€¥£#×÷√•|~¶)…..lereeee….
4-Mbaseeee!!!…do zoti e fillojme e futemi ne shinat e trenit….mbaseeeee…na hedh ndonje sy zoti se aty ka shkuar puna
mezi po e presim te henen e madherishme qe do na sjelle nje qeveri te ndryshuar me ministra te rinj si lleshaj qe do ta cojne shqiperine tone te dashur drejte lartesive te reja. kreministri nuk ka nevoje te nderrohet. mezi e kemi.
ka bythelepirsa, dhe bythelepirsa. dhe pastaj ka artikullshkrues te tema.
p.s.: here tjeter na i kurseni fjalet e ndyra ne artikuj gjoja serioze. kush do qe te shikoje porno shkon ne pornhub.
K.M I ri do te jete z. Sander Lleshaj. Kjo per aresye se keshtu duan si Europa ashtu edhe SH B A. Nje ere e re nje shprese per vendin.
Rama eshte nje politikan i permasave te medha.ka bere shume gjera mire ne keta 5 vite e kusur ka bere edhe gabime, por me ambjentin e pjerdhur reth e rrotul nje opozite e zhytur ne krim dhe nje pozite qe nuk e ka te lehte te ndahet nga huqet 20 e kusur vjecare te politikes shqiptare te te dy kraheve, qe sa sinin ne pushtet oburra ca te vjedhim nga parate e shqiptareve, gjeti nje drejtesi komplet te koruptuar dhe jo profesionale.
Shqiptare me memorje te shkurter historike, kujtoni cfare la qeverisja e fundit e Berishes 2005-2013.Rama nuk do jete perhere kryeminister por do kujtohet gjate per ndryshimet qe beri ne modernizimin e shtetit shqiptar.Shqiperise i duhen lidere te tjere majtas e djathtas qe te ece perpara.Stani nuk behet me lepuj, do dash e dele me prodhu lesh e qumesht
Gezuar festat efund vitit.
Gabimi i Rames eshte qe ka emeruar njerez te paafte dhe jo specialiste te fushes qe nga ministrat e deri te drejtoret ne rrethe. A mund te mbash Albana Hodajn ,Brunilda Mersinin ,Kujtim Llapin etj etj drejtore HAJDUTE qe shesin vendet e punes me mijra euro , dhe me tenderat korruptive?Apo te vendosesh dejtore Kreshnik Tepelenen qe eshte vecse nje PLEHRE? Nuk jane keta socialistet specialiste. A mban pergjegjesi ndokush per emerimin e ketyre ordinereve. PS ka me dhjetra e dhjetra njerez me reputacion,te afte profesionalisht,dhe nga familje me emer te paster.Te japin doreheqjen te gjithe ata qe kane bere te tilla emerime,njerez te diskretituar.
Nuk mundem te them asgje per liderin.Une mendoj se eshte lider me ide , deshiren ,energjine per te bere ndryshime te madha vendit tone.
Por ekipi qe ka ( Financa , Arsimi dhe Shendetesia ) me punen e tyre qe prej 2013 deri me sot kane treguar qe jane shume larg
mbeshtetjes se liderit te tyre.
Ndoshta e ka kuptuar se vetem ai, nuk mundet te arrije asgje.
Me shpresen se do te gjeje njerez qe e duan Shqiperine dhe te gatshem te sakrifikojne interesat e vendit mbi interesat e perfitimit te tyre.
Te gjithe gjykojme qeverine,por ndryshimi behet dhe kur secili prej nesh ,ne ate pozicion qe ka ,duhet te luftoj per nje jete te drejte dhe per te mekembur vlerat morale te shoqerise.
Eshte e thjeshte te gjykosh ,por a mundet te gjenden sot ne vendin tone njerez qe duan shqiperine mbi interesat e tyre.
A mundet qe keta njerez me vlera ,nese do te vishen me pushtet ,nuk do te ndryshojne vlerat e tyre?
.
Ky eshte perfaqsuesi i moralit te medias shqiptare apo Blendi,Krasta,Zheji Tosi apo Andi? Pa folur per spiunet Frok Cupi dhe prec Zogaj! Apo Ylli me portalet e Zenit dhe Lulit! Gezuar Krishtlindjet injoranca dhe bythshitja shqiptare!