Violinisti i njohur: I pabesueshëm ndryshimi në sheshin mahnitës të Tiranës, duket si një vend tjetër në botë

24 Dhjetor 2018, 09:25Sociale TEMA
Violinisti i njohur: I pabesueshëm ndryshimi në sheshin mahnitës

“Ti më le pa fjalë … krenar për ty”, me këto fjalë violinisti i njohur Olen Cesari ka vlerësuar kryebashkiakun Erion Veliaj për transformimin e sheshit “Skënderbej” i cili ndizet çdo mbrëmje nga atmosfera festive. Teksa e cilëson të pabesueshëm ndryshimin në shesh, Veliaj thotë se “Skënderbeu” duket si një vend tjetër në botë.

“E pabesueshme ndryshimi në sheshin mahnitës të Tiranës, Skënderbeu duket si një vend tjetër në botë .. @erionveliaj wow .. Kjo është gjithçka që kam për të thënë .. ti më le pa fjalë … krenar për ty”, shkruan Olen Cesari.

Tirana do të presë sot Krishtlindjet me një koncert festiv që do të organizohet në “Skënderbej”. Festimet do të nisin në orën 19:00 me koncertin ‘Krishtlindjet në Tiranë”. Në një natë feste, nën tingujt muzikore të orkestrës frymore do të do të luhen partiturat hite të këngëve të Kërshëndellave (mes pjesëve: Noel, La Spangola, Sing –Sing, Feliz Navidad, Nata e qetë, Jingle Bang etj.).

Atmosfera e festës do të përcillet më së miri nga këngëtarët Armando Kllogjeri, Ardita Meni, Linda Kazani, Suzana Frashëri e Gëzim Mushketa dhe nën dirigjimin e Valmir Xoxe, që do të sjellin koncertin live të natës ku lind shpresa për një të ardhme të bardhë.

4 komente në “Violinisti i njohur: I pabesueshëm ndryshimi në sheshin mahnitës të Tiranës, duket si një vend tjetër në botë”

  1. kb says:

    Sheshi Skenderbej eshte mbushur me lloj lloj rraqesh, qofte, bufera, lojra etj. Te gjitha kane bokset e tyre dhe vendosin muziken me volum te larte. Nuk merret vesh. Tmerr nga muzika e larte te cilat perplasen me njera tjetren sa te vinte keq edhe per Skenderbeun.
    Dje kishte koncert dhe te vinte per te qeshur. Mjere ata qe po kendojne dhe po u bien veglave thashe me vehte se nuk po merrej vesh fare. Si e mbajne ritmin xhanem?
    Sheshi Skenderbej duhet te perdoret vetem per ndonje koncert dhe jo per t`u mbushur me kjoska dhe gjithfare qofterishe apo lodra, pa folur per shkembinjte e panumert, mbi 50 shkembinj gjigante kot me kot. U be si u be por te pakten te mos shndrohet ne nje geto si duket sot. Kam bredhur shume, por ne asnje vend nuk kam pare qe te mbushet qendra keshtu, ku sheshi kryesor qendron i hapur si Sheshi vetem 2-3 muaj ne vit.

    1. Detari says:

      Keni shume te drejte. Eshte bere sheshi si kopsh per femije. Vetem shqipot rrine rrugve me femije, akoma dhe ne per zyra shkojne me femije ne krah.

  2. polemiksi says:

    Se do i paguajm sheshet fantastike të Veliaj?

    Apo sa paguajm tarifën e rrugës së kombit! 40 000 turist më pakë.

  3. Savon says:

    Por fakirin Olen CDezari!
    Eshte servilizem i paguar kjo e jotja dhe nje fyerje per qytetaret e Tiranes,qe jetojne ne mjerim!
    Erion Veliaj ne qender te Tiranes ka shpenzuar shumicen e buxhetit te Bashkise,ndersa ka zona banimi si ne Yzberisht prane Astirit ku per 4 vjet nuk ka hedhur asnje qindarke,ndonese ka grabitur miliona taksa nga banoret e Yzberishtit !
    Veliaj ka investuar verem atje ku bie me shume ne sy,atje ku i behet me shume reklame!
    Ka ndertuar dhjetra kende lojrash rreth qendres te Tiranes,tek liqeni artificial,tek liqeni i Farkes etj,por ne Yzberisht me 50 mije banore dhe 5 mije femije qe banojne ne pallate 10 kate,nuk ka asnje cerdhe,kopesht,shkolle,kend lojrash,asnje meter rruge te shtruara etj,por ne nje bllok afer nesh,te gjithe ne shtepi perdhese dhe vetem 1 mije banore,aq sa ka vetem nje pallat tek ne Veliaj i ka asfaltuar te gjitha rrugicat!
    Ky eshte nje diskriminim i hapur,nje padrejtesi,njelloj sic i trajtonte dikur klika e Tito-Rankovicit kosovaret se i kishte armiq!
    Lindi,u rrit nipi im deri sa u be 6 vjec,por nuk u argetua nje here ne ndonje kend lojrash,se Rama dhe Veliaj gjykojne se femijet e Yzberishtit duhet te presin,te mos rriten sa t’u fryhet atyre te investojne ketu!
    Ndersa ju qe vini ralle ketu dhe sorollateni vetem rreth qendres se Tiranes,doemos qe bukur do t’u duket Tirana se ajo nuk eshte qendra,por me 1 milion banore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje