Bashkia e Tiranës shtron drekën e Krishtlindjes në të gjitha mensat sociale për njerëzit në nevojë

25 Dhjetor 2018, 14:17Sociale TEMA
Bashkia e Tiranës shtron drekën e Krishtlindjes në të gjitha

Bashkia e Tiranës zgjodhi që këtë ditë feste për besimtarët e krishterë ta kalojë pranë njerëzve në nevojë dhe në pamundësi ekonomike. Të gjitha mensat sociale të Bashkisë së Tiranës, me rastin e Krishtlindjes, kanë ofruar gjatë ditës së sotme vakte të ngrohta për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe ata në pamundësi ekonomike, për t’u krijuar edhe atyre mundësinë që të festojnë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i pranishëm në mensën sociale “Gonxhe Bojaxhi” te Bregu i Lumit, ku së bashku me përfaqësues të tjerë të Bashkisë së Tiranës i shërbyen ushqimin të pranishmëve, duke u uruar edhe “Gëzuar Krishtlindjen”.

“Të gjithë atyre nga qendra sociale “Nënë Tereza” që janë të besimit të krishterë, iu urojmë “Gëzuar Krishtlindjen” sepse mbi të gjitha është festa juaj, qofshi gjithmonë të lumtur dhe paçi vetëm të mira e gëzime në familjet tuaja! Gëzuar! Por, dua që t’i uroj edhe gjithë të tjerët, pavarësisht se çfarë besimi keni, festa e Krishtlindjes është një festë që jo vetëm festohet nga ata që janë besimtarë dhe kujtojnë lindjen e Krishtit, por është edhe një kujtesë për të gjithë ne të tjerët. Nuk ka rëndësi se çfarë besimi jemi për të dhuruar dashuri, për të dhënë të gjithë nga pak për Krishtlindje”, tha Veliaj.

Ai theksoi se në këtë muaj festash Tirana ka treguar edhe një herë se di të jetë një qytet solidar me të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetjen dhe dorën e shtetit apo të shoqërisë. “Jam shumë mirënjohës që Tirana ka pasur muajin rekord të solidaritet. Në çdo fshat, edhe në periferitë më të largëta të Tiranës, në çdo shkollë, të gjithë njerëzit në nevojë dhe me ndihmë ekonomike, të gjitha qendrat sociale, nga Instituti i Fëmijëve që nuk shikojnë te Instituti i Fëmijëve që nuk dëgjojnë, Instituti i personave me aftësi të kufizuar, Shtëpia e Fëmijës ku ishim sot në mëngjes, në të gjithë Tiranën, ka patur një valë të jashtëzakonshme solidariteti. Do të thotë se qyteti po bëhet pak më i mirë, njerëzit po bëhen pak më të njerëzishëm, ka më shumë dashuri”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku kërkoi që ky muaj rekord i solidaritetit të mund të përsëritet në çdo muaj të vitit, pasi kështu qyteti do jetë akoma më i mirë. “Nëse ky dhjetor ishte një rekord ku njerëzit dhuruan lodra, rroba, ushqime, dhe e gjithë Tirana festoi gjatë gjithë muajit, unë besoj se mund t’i kemi të gjithë muajt kështu. Pse mos ta vazhdojmë në janar, në shkurt e me radhë. Ndaj, thirrja ime është për të gjithë ata që i kanë mundësitë, qofshin individë, familje, kompani: Siç e kishin këtë frymë solidariteti gjatë dhjetorit, ta vazhdojmë gjatë gjithë vitit”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj ftoi gjithashtu të gjithë personat që frekuentojnë mensat sociale, por edhe gjithë qytetarët e Tiranës, që t’i bashkohen festimeve që ka organizuar Bashkia e Tiranës me rastin e ndërrimit të viteve. “Bashkia e Tiranës është përgatitur që edhe festa e Vitit të Ri të kalojë sa më mirë. Do të thotë se nuk do të lejojmë më fishekzjarre të hidhen pa kontroll. Të harxhosh kaq shumë para me kapsolla është një humbje, ndërkohë më mirë që t’i bëjë vetëm bashkia, edhe më pak rrezik për fëmijët, edhe më pak rrezik për qytetarët, edhe ato 5 lekë kursehen më mirë, se sa i djegim e i bëjmë flakë. Bashkia e Tiranës ka përgatitur një super koncert, do t’iu ftojmë të gjithëve nga qendrat sociale që të na bashkoheni në datën 31 dhjetor. Vitin e Ri do ta presim në sheshin “Skënderbej”, do të numërojmë bashkë dhe do të kemi një spektakël me fishekzjarre e muzikë, për t’u siguruar që do të kemi një tjetër vit të suksesshëm për Tiranën, siç ishte viti 2018 që po lëmë pas”, tha Veliaj.

4 komente në “Bashkia e Tiranës shtron drekën e Krishtlindjes në të gjitha mensat sociale për njerëzit në nevojë”

  1. ME EMER says:

    .. kjo i takon kryepeshkopit me fondet e kishes ..!.. ne B.E.-ne e sotme , por dhe ne shqiperi , me kushtetute feja eshte e ndare nga shteti . Ne diten e krishtlindjes kryebashkjaku dhe qeveritaret , jane qytetare te thjeshte ..!

  2. Flm says:

    Gezuar Krisht-lindjet.
    ###
    Festa e lindjes te “Njeri-Perendis” qe erdhi per tu flijuar per Njerezimin, per ti treguar me shembullin e vete Njerezve se si duhen te sillen ndaj se “Keqes”.
    ###
    Ne nje periudhe kur Islamiket djegin Europen per nje karikature, per nje te grisur te kuranit, per nje shkrim liberal, per nje Satire te Mahmutit ….
    ###
    Vijne Krisht-lindjet per ti kujtuar Njerezimit qe kur Krishtin e Kryqezonin, nxesit e tije luteshin tek Zoti ti lehtesonte dhimbjet profitit te tyre dhe nuk morren shpatat te benin Xhihad, kurse Krishti lutej per mekataret duke thene …. ” fali o Zot se nuk dine se c’far bejne”.
    ###
    Ky eshte ndryshimi, i drites dhe i sketeres, i paqes dhe i hakmarjes, prandaj duhet ta kuptojm dhe ta pervetesojm kete shembull Hyjnor.

  3. rexha 10 says:

    PERSE BASHKIA NUKE I BENE TRASPARENTE PARATE ?NE SHQIPRI NJERZE ME NEVOJE EKONOMIKE JANE TE SHUMTE.PERSE BASHKIJA E TIRANES ME NE KRYE LALI ERIN NUKE I NDIHMON ME 50 000 LEKE TE VJETRA FAMILJET ,POR BENE KETE SHOU ME NJERZIT E THJESHTE.
    MOSE U TALLNI ME FUKARAI NE KETE MYNYRE.AQE DHE ME KEQE QE I NXIRRNI NE GAZETE. RUANI DINJITETIN E PERSONAVE ,EDHE PSE ESHTE I VARFER.KJO NUKE DO TE THOTE SE JANE NJERZE PA DENJITET. NDOSHTA JENI JU ATA PERSONA QE DINJITETI JU MUNGON.
    PO PER VITIN E RI CFARE DO TE BEJE LALI ERI PERSHESH PA MISHE GJELI .?

  4. Eric says:

    Shqiperijaa ka ne trashegimni. E saj Gjergj Kastrioti. E jooo myslimanize mm fenn myslimane Per NE Shqiptaret e shpifen Politikaaa e haj . Gezuar krishtelindje vertet ka leket ne kish ne karrike te Ulur …ZOti na ndihmofte ne popullin toneee Amen ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje