Kevin Spacey akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një adoleshent

25 Dhjetor 2018, 11:45Lifestyle TEMA

Kevin Spacey po përballet me një akuzë penale për ngacmim seksual. Aktori dyshohet se ka sulmuar seksualisht djalin adoleshent të një ish-spikerje të lajmeve të Boston TV në një bar në Nantucket, Massachusetts, në korrik 2016.

Spacey mund të dënohet për sulm të pahijshëm në seancën gjyqësore që do të mbahet më 7 janar në Gjykatën e Nantucket.

Ky lajm përkoi me postimin më të fundit të Spacey-t në llogarinë zyrtare Tuiter, i pari prej më shumë se një viti: Një video tre minutëshe me titull “Let Me Be Frank”, Spacey flet si Frank Underwood, personazhi i tij në serialin “House of Cards” në Netflix.

Në videon e postuar në llogarinë e tij të hënën, Spacey duket se hedh dyshime mbi këtë akuzë.

“Ju më besuat, edhe pse e dinit se nuk duhej”, thotë Spacey në video, ndërsa qëndron në kuzhinë. Më vonë shton: “Së shpejti do të merrni vesh të vërtetën e plotë”.

Pretendimi për sulmin seksual në fjalë u ngrit vitin e kaluar. Heather Unruh, një ish-spiker i Boston ËCVB-TV, mbajti një konferencë shtypi në nëntor 2017, ku ajo tha se djali i saj ishte u ngacmua nga Spacey në korrik 2016, ndërsa punonte në The Club Car në Nantucket. Djali i saj ishte 18 vjeç në atë kohë.

Aktori 59-vjeçar, protagonist në serinë “House of Cards” u shkarkua nga Netflix në nëntor 2017, pasi ndaj tij u ngritën akuza për sulme seksuale. Spacey gjithashtu humbi një rol në një film të Ridley Scott.(TemA TV)

1 komente në “Kevin Spacey akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një adoleshent”

  1. ? says:

    Të gjithë e ndiejn vetën të fuqishëm si Adolfi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje