Nga Mero Baze
Një nga pedagogët më të vjetër të matematikës në Universitetin e Tiranës, Thanas Xhillari, po përballet prej kohësh me një presion të pisët të një grupi shantazhues studentësh, që nuk marrin dot provimin e matematikës.
Nasho është i njohur prej 40 vitesh si pedagogu më i rreptë dhe më konservator i matematikës në Universitet, që në një farë mënyre ka qenë në vite, paniku i çdo studenti të dobët në matematikë.
Ai është nga katër – pesë emrat e pedagogëve legjendë të Universitetit të Tiranës, të njohur pikërisht për faktin që e ke të vështirë ta marrësh provimin. Kjo është një histori që përsëritet në vite, duke i bërë nder Universitetit dhe duke i vënë një stekë serioze cilësisë së arsimit në universitet.
Shantazhet e fundit ndaj tij nuk do të kishin shumë vëmendje, sikur të mos përdoreshin politikisht.
Ajo që ka ndodhur ndaj tij në heshtje, është tejet e shëmtuar.
Disa studentë ngelës, nga ata që nuk marrin dot prej vitesh një 5, kanë gjetur si zgjidhje të bëhen aktivistë të “Lëvizjes për Universitetin” dhe për ta merituar aktivizimin, sulmojnë në mënyrë anonime, kurrë me emër konkret, dhe kurrë me ndonjë rast konkret, profesor Nashon, meqë me këtë pastaj mund të bëjnë politikë.
Segmente politike opozitare që kanë kapur “Lëvizjen” kanë vënë gjashtë muaj më parë Prokurorinë në lëvizje për këtë çështje, në një proces poshtërues, që për fatin e keq të tyre, është mbyllur 100 për 100 në favor të profesorit të nderuar.
Pa zhurmë, pa bujë, pa u ankuar tek askush, pa ngritur zërin për shantazhet ndaj tij, duke udhëtuar vërtet në autobusat e linjës në Tiranë, duke qenë asket në jetën e përditshme dhe i prerë në profesionin e pedagogut, ai ka shkuar në Prokurori rregullisht, u ka çuar prokurorëve gjithë provimet e studentëve që kanë mbetur në vite, dhe ka kërkuar prej tyre, se qoftë dhe nëse njëri prej tyre e meriton të kalohet dhe ai e ka mbetur, shkon me dëshirë në burg.
Pastaj u ka çuar dhe provimet e studentëve që kanë kaluar, pasi kanë ngelur njëherë, për të kuptuar se kanë kaluar ata që e kanë merituar.
Prokuroria, e cila është aktivizuar nga “indiciet e shtypit” me procedurën “kryesisht”, ka mbyllur hetimet pas gjashtë muajsh dhe gjykata ka vendosur pushimin e çështjes, pasi nuk qëndron asnjë akuzë.
Gjithë kjo histori e pistë shantazhi ndaj një profesori të nderuar vetëm se nuk pranon të vërë një notë 5, pa e merituar, për një tufë studentësh katranjozë, që meqë nuk bëhen dot studentë, kanë vendosur të bëhen revolucionarë, është një ilustrim i hidhur i atij pisllëku që politika në vend të luftojë ta pastrojë nga Universiteti, po përpiqet ta kultivojë përmes shantazhit.
Nëse ka një problem Universiteti ynë publik sot, nuk ka vetëm numrin anormal 140 mijë studentë, por faktin që atë e mbarojnë të gjithë.
Universiteti i Tiranës ka fare pak profesorë si Nasho, të cilët çuditërisht, në vend që të ishin në piedestal të nderit, tentohet të poshtërohen, pasi janë pengesë pikërisht për mekanizmin kryesor që ka zhvlerësuar universitetin, blerjen e diplomës.
Hetimi dhe gjykimi i tij gjashtë mujor në heshtje, është provë suksesi për një karakter të fortë pedagogu, por dhe një kambanë alarmi për krimin që fshihet në emër të politikës apo “Lëvizjes” studentore brenda Universitetit.
“Lëvizja për Universitetin” duhet të jetë një lëvizje studentësh cilësorë, që duhet të kërkojnë të marrë vlera dija e tyre, dhe jo të përfaqësojë makthet e atyre që nuk marrin dot 5 me profesor Nashon. Ata studentë kanë ekzistuar që ditën e parë që profesor Nasho ka shkelur në Universitetin e Tiranës, dhe vetëm pedagogë të tillë mbajnë në këmbë ashtin e Universitetit cilësor.
Jo vetëm profesor Nasho, por dhe pedagogë të tjerë të nderuar të Universitetit, janë anatemuar kohët e fundit, pikërisht se ata nuk tolerojnë të kalojnë këta tipat që ankohen se nuk marrin dot provimet. Askënd nuk kam dëgjuar të ankohet për pedagogët e “Kristalit” që janë ende pedagogë në universitetin publik, apo për pedagogët që i kanë bërë praktikë standarde pagesat e provimeve apo ryshfetet.
Është regresive që akuzat bëhen pikërisht ndaj atyre që nuk marrin ryshfete, pasi ata bëjnë përjashtim nga rregulli që ka degraduar sot Universitetin publik.
Por tani, meqë kalvari poshtërues ndaj tij ka kaluar dhe përmes filtrit të Prokurorisë dhe Gjykatës, ai së paku ndjehet i pari pedagog skrupuloz i Universitetit që ka bërë dhe Vettingun juridik të tij.
Është mirë tashmë që çdo student që bën akuza të tilla, duke u bërë pjesë e lojës politike, të bëjë vetingun e tij, të dëshmojë notat e tij dhe problemet që ka pasur me ecurinë në mësime. Dhe natyrisht, vetingun e çdo profesori, nga ata “të mirët”, që nuk ngelin në klasë asnjë. Dhe ndjehen të kënaqur të dy palët, pasi në vend të diturisë, shkëmbejnë para.
Keta studente batakcinj e dembele e qe duan te marin shkollen pa mesuar kane nisur nje vale goditje kunder pedagogeve te regullt e korekte te universiteteve.Kam pare disa emra qe i vene ne lista.Njerez profesionale ete ndershem.Jam dakort qe i pedagog qe e meriton le te diskretitohet me fakte e te denohet sipas ligjit,Po jo nga keta pseudo studente qe nuk i duan pedagoget qe jane korekte
Mero
nuk e njoh kete pedagogun a mer apo nuk mer lek, ne eshte i zoti apo delenxhi
ajo qe di une me siguri qe ky pedagogu eshte burri i gruas se ed rames.
ne gjithe kete numer te madh pedagogesh qe marin leke , prokuroria u tregua “gangstere” dhe nisi ceshtje pikerisht per kete burrin e gruas se ed rames??????
dhe jo vetem e nisi ceshtjen po kokluzionet e prokurorise behen publike ne media si per asnje pedagog tjeter.
edhe sikur ky te jete i ndershem mjafton vetem faktet me siper qe une te mendoj qe nje shtet legen qe nuk denon nje adoleshent legen qe torturon te dashuren e vet , po e liron vetem se i jati eshte 1 deputet legen i rilindjes do guxonte prokuroria edhe sikur ky buri i gruas se ed rames te ishte i koruptuar ta arestonte????????
nuk ka nevoje ta thone studentet une tashme jam i bindur qe buri i gruas se ed rames ( jo ai deputeti) eshte kokra e legenit!!!!!!!
koha kur gazeten e perdornit si fletrufe partie mero ka perenduar!!!!!
bile as policia nuk ju bindet me!!!!!!
mos ju duket cudi qe ndonje dite te bukur janari studentet bashke me policet te vijne dhe tu vendosin prangat dhe tju terheqin zvare rrugeve te tiranes si bustin e enver hoxhes, sepse
edhe ta vjedhes edhe te tallesh trapin me nje popull eshte shume shume,
pamvaresisht sa popull dele mund te jete!!!!!
Adi, ti dhe njerzilliku nuk puqeni gjekundi. Uroj te te hyj njehere dhe ty prokuroria qe ta shofesh se ckokrra e legenit je ti, qe nuk dihet cfare je burre gruaje a grua e burrit!!!!!
Ore adi, te dhjefsha emrin po qenke fare edhe idiot edhe i p[aturp.
Fiktiviteti në universitete është sëmundje malinje. Ka shumë faktorë që e ushqejnë.
Ja një histori e vërtetë. Nga eksperienca ime prej gadi 10 vjetësh si pedagog i jashtëm në universitetin politeknik, nga 20-25 veta të grupieve të ndryshëm, merrnin notë kaluese mezatarisht vetëm 5-6. Nota mezatare e kaluesve ishte 5.2. Shikoja që e vijonin vitin e dytë shumë nga ata që ngelnin. Një ditë paksa dhe për humor, i them shefit të katedrës. Kush i merr në provim ngelsat në vjeshtë? Ne pedagogët. Po ata i lam ngelur unë dhe po unë duhet t’i marr. Mirë e ke ti, ma ktheu me të qeshur, por me mendtt e tu ne do na duhej të mbyllnim fakultetin. Ti e merr një rrogë, po ne ku do të hamë?!….
Universitetet Shqiptare kane kapitulluar qe ne 1990 kane 28 vjet qe nuk bejne detyren e tyre .E vetmja gje qe bejne qe japin disa diploma qe nuk jane as per te fshire menderen.Behu nje matrapaz dhe mund te behesh me cfare diplome do ti dhe per 5 vjet po pagove behesh deputet .Nuk behet ky vend na ka mallkuar zoti dhe perendia
Mire qe folet njehere realisht se studentet na i bet heronj. Historikisht pedagoget e matematikes kane qene korrekt. Sjellje qe vjen nga e kaluara me te cilen ata Jane edukuar qysh student. Kurse studentet e sotem Jane sa dembel, te paafte dhe te pasinqert. Kjo qe thoni eshte e tmerreshme, shenje e nje semundje te rende. Studentet bejne lloj lloj marifetesh, deri denigrimin e njeriut per te mare pesen. Ne universitet duhet vene dore njehere e mire.
Jane cuar injorantet dhe ketkojne te reformojn ligji per ardimin .Ha ha ha .Keta lloj studentesh qe kane per idhull doktoresh Monen mund te ngrihen ndonje dite dhe te kerkojn edhe rroge meqe “studjojn”qe vetem studimin nuk e dine nga bie .Te jem si Rama ua coj ato testet e provimeve ne ndonje universitet jasht ta shikojm sa ju vlen lekura Keta nuk dine te artikulojn e jo me te kuptojn ku eshte e keqja .Jane vite drit larg nga ajo qe ja vlen te protestohet .Keta nuk kane shanse
Sokol ti mendon qe profesorit I duhen te tille artikuj per te care ne jete? Apo per te treguar rendesine e vet? Ai e ka jetuar dhe arritur me pune e nder ate qe ka arritur. Po ti cfare ke arritur ne kete jete???
Z.Mero,
Do te deshiroja te te vija ne dukje qe universitetet e Shqipersie nuk kane profesora. Keta jane mesues te thjeshte duke perfshire edhe objektin e artikullit tuaj(mesues Thanas Xhillari). Do te isha shume i lumtur qe universitetetet e Tiranes te kishin Profesora. Por te jesh profesor si titull shkencor duhet te kesh bere bere kerkime shkencore,te kesh arritur resultate dhe keto resultate te jene botuar ne revista te ndryshme shkencore internacionale dhe jo. Prandaj i nderuar Z.Mere mos ngatrro profesoret me mesuesit.
E drejte shoku, po kujt ja thua!!!! Nasho nuk ja thote per shkence dhe gjithe ata te matematikes tek Shkencat e Natyres, ndaj ……
Aman more gaqe shkemcetari, shyqyr qe te kemi ty qe na ngope me shkence sic ngop gruan a burrin cdo darke ne zgeqen tende…..
…ne universitet nuk quhen mesues si ne shkolle te mesme e poshte….quhen Petagoge..e i therasim profesore per te vecuar mesimdhenjen ne universitet (e pa lidhur me titujt o grade shkencore).. Respekt per profesoret tane..
@emigrant
Studentet tane NUK mesojne dot njohurite fare baze, qe mund te jepen edhe ne gjimnaz. Dashke tu mesosh majen e shkences?! Ata jane ANALFABETE, se te tille vine ne universitet.
Ata shkencetaret e vertete as te bejne shurren nuk futen ne universitetet shqiptare.
Cilesia e arsimit parauniversitar duhet te ngrihet ne nivele te larta. Se, mbase, nuk ka nevoje as per universitet! Se c’mesojne aty, shumicen e degeve? Gjera qe mund te behen ne shkolle te mesme.
1-Perse i bie samarit dhe jo gomarit?!
2-Neqoftese profesor Nashua na qenka i shkelqyer,perse min.e arsimit nuk e ka propozuar per drejtor-rektor?!
3-Perse nuk i drejtohet ky shkrim nikolles ose rames?!
4-Nuk e njoh profesorin,por di te them nja dy- tri gjera per menyren e mesimdhenjes.
Nje profesor i shkelqyer,nuk ka nevoje per studenta te mire,madje dhe studentin e keq e ben me menyren e mesimdhenies qe 5( pesen) ta kete ne xhep.
5- Eshte metoda dhe jo dija qe ke per nje lende e cila te ben nje profesor te shkelqyer.
Kam pasur fatin te shikoj nje pese minutesh ne vidio nje profesor historie te harvardit…ishte kryeveper.Menyra sesi fliste per perjudhen romake,interpretimi dhe aktorizmi per te shpjeguar se si beheshin luftrat,ishte sikur e jetoje live ate situate.
Mbase ky profesori mund te bente dhe ndonje gabim ne ndonje date,mbase mund te kete me dhjetra te tjere me te mire se ky,por dallimi….eshte menyra.
Ah more Ai, qenke nje Hajvan me H te madhe!!!!!
Aiuuu
Flm per vlersimin
Hajvan =gomar
Kafsha me puntore dhe më me pa ze!!!
Por po te rritesh ne idotesi totale, krahasimi me kafshet te duket si ofendim… nejse,pune per shpellaret
Une kam komentuar me disa argumenta…ti me cfare?!
Argumenta ke?
Dega matematike kerkon studente qe ta duan lenden. Nqs studenti ka ardhe ne kete dege me noten 5 apo 6, nuk ka asnje mundesi tju ngjallet interesi per matematiken, edhe sikur te jete prestigjatori me i mire. Mos e kerkoni fajin tel profesori por te studentet qe ndjekin nje dege pa pasur bazat elementare qe hidhen ne shkollen e mesme.
Ti qe pyet per para nuk je sokoli por mynyri, baxhaku, dhori me shoke. Plehra si ju e kane dhjere universitetin
Epo ky eshte kulmi:kta te levizjes per universitetin jane levizja per vulgun: turp turp turp o arlind qorraxhiu
Thanas Xhillari eshte lubia e Universitetit te Tiranes. I shkon bakshishi deri 1000 euro. Kete e thane studentet dhe e thone jo pa te drejte. Nuk kemi pse i besojme kesaj prokurorie qe te lajmi i radhes ne kete gazete anatemohet per paaftesi dhe korrupsion. Mos duhet te presim prej saj qe te ndeshkoje babain e vajzes se kreministrit?!
Nisur nga kjo, shkrimi i Meros tingellon si qoke dhe te pakten tek une si lexues i shpeshte e qe i vlereson mendimet e tij, eshte nje zhgenjim.
Qe studentet e te gjitha fakulteteve paguajne per marrjen e provimeve, nuk eshte ndonje histori e panjohur, por perse akuzohet ne keto momente pikerisht Thanas Xhillari??!! Nuk ju duket se keta studente “te pavarur” drejtohen nga opozita per te akuzuar jo Xhillarin si pedagog, por familjen e Edi Rames per korrupsion?
Kush ka fakte le ti drejtohet prokurorise dhe ska perse te trembet, por kush flet pa fakte apo me “thashetheme te degjuara nga te tjere” eshte thjeshte genjeshtar, i pabesueshem dhe si i tille duhet te perballet perpara drejtesise!
Kam respektin me te madh per profesor Thanas Xhillarin jo vetem si pedagog qe eshte nga me te miret qe kemi ne universitetet tona, por mbi te gjitha si njeri i shkelqyer ne te gjitha drejtimet!
Ore, qe procesi i mesimit eshte disapalesh, ku dy kryesoret jane studentet e pedagoget, kjo eshte e qarte.
Keshtu dhe korrupsioni.
Mjaft me idjotizmat qe “nasho eshte profesor i rrepte matematike”!
Nasho eshte nje GOMAR me fatin e madh qe ishbashkeshortja e la dhe u martua me kryeministrin.
Keshtu tarifen e trefishoi pa i hyre gjemb ne kembe.
Z.Thanas bravo, bravo o o o o o ,ky eshte petagog,ky eshte atdhetar,ky eshte per shqiperin qe duam,petagoge si te Kristalit me Nora Malan,apo deputetet studente te lsi,nuk i duhen kesaj shoqerie.
Respekte per Prof.Nashon dhe Mbeshtetje per Z.Mero qe e ngre fuqishem kete problem qe eshte Thembra e Akilit ne Universitetet shqiptare.8 kerkesat e studenteve nuk jane asgje perpara Damllase se Korrektesise se Studenteve ne te Mesuarit e Lendeve qe marrin.
Te lumte
E kam pasur profesor matematike Z. Xhillari,ruaj respekt te vecante per te.Shpjegonte bukur dhe sh.kuptueshem.
Ende i kam ne koke shpjegimet e tij-flm.Mos u trishto nga studentet katranjoze,qe rrijne gjithe kohen ne kafe.
O sul, se c’je ti dukesh nga “shpjegonte bukur” …
Nese je i kohes se Enverit – apdejtohu, e, nese nuk ben demagogji – sic ke hyre, ke dale nga universiteti!
A e ke tetevjecaren?
Dhe ky nashua tend ka fatin e nashuas se arkitektures, pasi eshte ultra negativ.Por ti mjero je si “km”, prrallis cfar te duash’ vetem se ke nje pozicion komod se nuk mban pervjegjesi per brockullat qe prrallis.
Qe ti je zvarraniku jaragavan me i dhjere i ketij vendi kjo dihet dhe qe i lepin bythen E- drames pasi ja pastrove Saliut.
Nasho qe eshte ish burri Linda Rames nuk eshte Profesor por mesues. Per me teper kerkoni dhe une qofsha me i poshtri ne planet nese nuk gjeni qe ai paguhet ne disa borde pa lidhje si ai i autoritetit portual durres etj etj per shkak se eshte ish burri Lindes si dhe ben korrupsion e shatanazh prej vitesh me studentet. Mos hani mut kot kur nuk dini te vertetat me fakte.
Te lumte Mero!Te hedhesh balte ndaj te gjithe petagogeve eshte e pafalshme,kur shumica e tyre punojne me devotshmeri ne profesionin e tyre.Nje shprehje e popullit thote:”Ne venf Te vesh vetulla,nxjerr syte”.Ky fenomen po vihet re.Ne vend qe te denoncohen me fakte konkrete dhe Jo me flet rrufe ,baltosen si pa gje te keq te gjithe,per te mos thene me korektet.Si nuk degjon me nje media tu thuhet studenteve qe duhen kushte mira,porduhet d he te mesojne , te behen te afte per vete dhe per shoqerine.
Po iu betohem që së paku 20% e këtyre studentëve nuk e dinë tabelën e shumëzimit.
Kjo eshte keshtu!
Por, eshte pasoje dhe ne interes te gjithe ekzekutivit te ketyre 28 viteve!
Kurse “profesor nasho” ” i rrepti” ka mbajtur steken larte …
Pikaaa
Pikerisht per keto probleme donte te diskutonte Rama kur ngulte kembe”Hajdeni te bisedojme!”…Por nuk donin te bisedonin katranjozet,qe ishin jo ne balle te protestes,por ne prapaskenen e protestes!…dhe per fat te keq protesta e studenteve…degjeneroi ne nje banalitet,zbuloi nje kulture te ulet,nje fjalor rrugesh te studenteve,nje mjerim i trurit te ri,nje trishtim per nje te ardhme te vendit ne se bie ne duart te alabakeve ,qe ishin jo pak!
Kete profesorin duhet ta bejne dekan qe te beje edhe profesore te tjere te standartit qe duhet.Keta ngelesit si studente dhe te levisjes se budallenjve duhen per jashtuar nga universiteti pas nje fare kohe dhe nje numur te caktuar deshtimesh ne provime si ne gjithe boten.Kane nivel te ulet te IQ.
Mero te lumte, nuk di se si t’ju komplimentoj.
Mero , takoje njeher Nashon dhe flisni per arsimin ne teresi . Kush ndikon me shume per keq , profesoret si Nashua qe pranojne te punojne ne mes te katrahures apo studentet ngelsa te cilet mjafton vetem ” maja e lapsit ” ti skualifikojne profesorat si Nashoja !
aha burri i lindes qenka thanas xhillari !! po mire more zoteri nuk e pyete linden qe kur ishte e martuar me ty kishte miliona ! nuk pyete ku i gjeten prinderit e lindes parate qe ndertuan pallat ! aman o mero po prinderit e lindes jane pensionist apo kane punuar ne emigracion si dhenderushi edi rama !! po aman o zoteri se nuk ka budallenj sot boll se na e shpifet !!
Daku mos hidh vrer kot .pallatin e ka bere vllai Lindes cun Tirone flori plus e ka bo ne tok te vet .dhe shko pyet ne qkr sa kohe ka ne bisnes dhe ca xhiro ka bisnesi i tij .po do dali qe kulmin e suksezit e te fitimit e ka ne kohen e atyre qe e shajne .e di qe keshtu ju mso partia ju jabonxhive po ne jemi venali e njeriun se masim nga tesera si ju po nga vlerat .
o julo! amon o lale po edhe une cun tirone jam rrapin e trapit kom more ! po amon o daku kur dha intervisten e motra pse nuk tha qe vllai ka biznes! po po nuk i ha lala ate koker ullini! qeka bo me biznes tani qe dhondri i dyte o edi rama !leni llafet o daku se kjo motra ka qene ne bordin e privatizimeve dhe shok “te ngushte ka pas ylli cabirin”..ec bretkose ec e mos ndalo…..
o julo! amon o lale po edhe une cun tirone jam rrapin e trapit kom more ! po amon o daku kur dha intervisten e motra pse nuk tha qe vllai ka biznes! po po nuk i ha lala ate koker ullini! qeka bo me biznes tani qe dhondri i dyte o edi rama !leni llafet o daku se kjo motra ka qene ne bordin e privatizimeve dhe shok “te ngushte ka pas ylli cabirin”..ec bretkose ec e mos ndalo…..
Nuk duhet Mero te lavderosh kot se koti kete mesues universiteti(I gjithe perendimi i thote mesues universiteti dhe jo pedagog term rus). Kallzimi ne prokurori per kete Th.Xhillar nuk eshte bere kot, por ka patur fakte ndaj korrupsionit te tij me studentet.Pse nuk dalin ne mbrojtje koleget e tij ?Ato e njohin mire karakterin e tij te ndyre.A ben ky mesues ndonjihere(kurre kurre) kosultime me studentet? a ka deshire te mesoje studentet apo pret leket me lloj lloj presionesh.
Vendimet e qeverise per kontrollin e performances se mesuesve te universitetit jane akte shume te drejta sot.
sa per dijeni, ky thanasi, ose NASI gjoben e ka 500 deri 700 euro, dhe nja 50 studente per cdo klase mbetin edhe pse e kane bere hak per noren 5.
shkurt, eshte gruaja e Edit ne mes, dhe cdo gje eshte mbyllur. mos flisni kot kur nuk dini gje.
shkoni dhe beni investigimin kur ka data provimesh— se do te shikoni gallate, ai ne podium me kolegun e tij duke pire Xhin, dhe studentet qe trajtohen si legena.
prokurori sokol tona eshte njeri me dinjitet, por 10 vjet burg e ka pak.
sokol, urdheri eshte urdher.
po pse mo Nasi Lindes na qenka i pafajshem ??/
po turp nuk ke o faqe zi. Nasi do 700 euro per provim ooorereee..
hajde se ke marre edhe ti ndonje pjate pilaf.