"Servil i Ramës, by*hëlëpirës i Ramës, kërkon të mbrosh hajdutin", sa e vështirë të kuvendosh me injorancën dhe të robëruarit e partive

25 Dhjetor 2018, 12:11Politika TEMA

Nga Mentor Kikia 

Kam shpërndarë në rrjet dhe media të ndryshme online një shkrim, që është një fakt një ide dhe ftesë për diskutim.
Po e përmbledh idenë në pak rradhë:

Shumë shqiptarë mendojnë se vendi ka nevojë për ndryshim. Edhe unë ashtu mendoj.

Por unë nuk mendoj se ndryshim është tjeshtë të zëvendësojmë PS-në me PD-në.

Sepse të dyja partitë kanë vjedhur dhe abuzuar me pushtetin njësoj, me të njëjtat ligje, me të njëjtët praktika dhe me të njëjtët oligarkë.

Të dyja partitë kanë rënë dakord në heshtje që: Të mbajnë të njëjtin ligj zgjedhor që u siguron atyre sundimin në skenën politike dhe i vënë shkelmin çdokujt që përpiqet tu hyjë në pjesë. Të mbajnë të njëjtin ligj për prokurimet publike, që u siguron atyre paracaktimin e kompanive që fitojnë tenderat(në këtë mënyrë u krijua oligarkia).

Të mbajnë të njëjtin ligj për kompanitë offshore, përmes të cilit vjedhin pa u ndëshkuar. Të mbajnë të njëjtin ligj për koncensionet, përmes të cilit qerasin oligarkët(kundrejt pagesës) me prona publike e HEC-e në parqet kombëtare.

Atëherë cili është ndryshimi nëse ndërrojmë qeverinë në këto kushte?

Unë hodha një ide, që energjitë e shoqërisë të përqëndrohen në ushtrimin e presionit publik(forma ka sa të duash), në mënyrë që:

1-Të ndryshojë ligji zgjedhor

2-Të ndryshojë ligji i prokurimeve publike

3-Të ndalohet pjesëmarrja e kompanive ofshore në tendra publike

4-Të ndërpritet dhënia e shërbimeve dhe veprave publike me koncension

5-Të vazhdojë, e të mos bllokohet reforma në drejtësi.

Mund të shtohen edhe të tjera, ndaj është ftesë për diskutim.

Sepse unë mendoj se në këtë mënyrë ne mbyllim disa rubineta të mëdhenj korrupsioni dhe i hapet rruga alternativave të reja edhe në politikë.

Këto ide i “materializova” në një shkrim me titull: “Unë do të jem në protestë, por jo për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës”.

Dhe çfarë ndodhi: Disa fanatikë politikë e padyshim edhe modestisht të ditur, as e lexuan fare shkrimin, por vetëm titullin e vrapuan të shanin autorin dhe ata qytetarë që e mbështesnin idenë: Servil i Ramës, bythëlëpirës i Ramës, kërkon të mbrosh hajdutin etj etj.

Disa e lexuan, por meqë nuk e kuptuan dot që mund të ketë edhe zgjidhje tjetër veç rrotacionit PD-PS(+ – LSI)
shkuan prapë tek titulli e bënë të njëjtën gjë si të parët.

Disa kuptuan kuturru diçka por me kërkonin mua llogari për cka bërë qeveria. Vlerësoj, te tjeret, jo ata që janë në një mendje me mua, por që janë në gjendje të frenojnë dalldinë politike, të arsyetojnë, të diskutojnë e të japin ide. Sepse sot vendi ka nevojë për njerëz që japin ide, i mbrojnë ato dhe luftojnë ti zbatojnë.

Nuk ka nevojë për ata që, nga injoranca apo fanatizmi politik, bërtasin në mjegull. Sepse me të bërtitura sot as skuqet e as zverdhet njeri. Por që një ide ta kuptosh, taksirat, duhet ta lexosh më parë.

Nje skeç ne kohen e komunizmit, tregonte per nje punonjes biblioteke, qe skishte lexuar asnje liber.

Nje lexues i kerkoi nje liber ne fushen e bujqësisë ai i sygjeroi “Papa jeshil”. Jeshil – tha ai – lidhet me barin, me natyren.

26 komente në ““Servil i Ramës, by*hëlëpirës i Ramës, kërkon të mbrosh hajdutin”, sa e vështirë të kuvendosh me injorancën dhe të robëruarit e partive”

  1. ?? says:

    Vidhen miliarda te ne. ,ndërsa në BE për 20 euro të ikën koka.

    1. Qorrat e Rames/Saliut says:

      Mos blloko komentet redaksia e Meros.Te mallkon zoti ne diten e Krishtlindjes…po qe se na mohon fjalen e lire.Te mallkuar!

    2. pjeter says:

      Vidhen edhe ne BE miljarda qe c’ke me te, mjafton ti hedhesh nje sy kronikave te krimeve financiare ne te gjithe vendet e BE-se, dhe e merr me mend se c’behet anembane botes.Ka vetem nje ndryshim,ku me shume e ku me pak,ata te korruptuarit,kriminelet e asaj prerje i fusin pas hekurave.Per sa i perket kompanive ofshore, nuk jemi vetem qe jetojme me kete kancer financiar,mjafton te kujtojme Berluskonin dhe jo vetem, qe per afersisht 20 vjet, e qeverrisi italine duke qene titullar i shume llogarive bankare ofshore,te dhena keto te dale nga hetime te organeve gjyqesore apo te mediave.Personalisht une nuk i hedh poshte idete e autorit te ketij shkrimi,por mendoj se problemi qedron tek ceshtja e kohes,”tempistica” e gabuar.Mendimi im eshte qe,te gjitha energjite duhet perqendruar te reforma ne drentesi,qe te mos e bejne pese uje e nje fasule,sepse po mbraroi sic eshte projektuar,te gjitha ato probleme madhore gjejne zgjidhje ne menyre te shpejte,sepse eleminohen konkurrentet e se keqes,qe sot pengojne c’do gje qe shkon kunder interesit te tyre,dhe me nje dem shume te madh mbi shqiptaret ne pergjithesi.Ju analistet profesioniste, merruni me ndo nje hetim serioz mbi kete dem te madh e konomik qe na sjellin te korruptuarit ne shqiperi,nzirrni shifra te pranueshme,dhe beni te mundur te kuptohet, se c’fare mund te behet me ato shifra,per te rritur mirqenien e shqiptareve.

    3. T says:

      Kikia bolle se na merzitet me keto shkrime te gjata e te meziteshme me teorira idjote

  2. Kalec Dega says:

    Ide shume e mire dhe ceshtje teper jetike per Shqiperine e re por nje analize e dobet , e ceket dhe amatoreske.

    Harruat te permendni se si PS e Rames eshte kunder vetingut te politikaneve ne nje kohe qe dihet qe politika/politikanet jane arsye perse korrupsioni eshte i shtrire thelle ne Drejtesi etj

    Vetingu fillohej me politikane/t dhe jo e kunderta me ushtaret e gjeneralet ne sherbim te politikaneve, gjyqtare e prokurore.

    Pra, ne Albanistan sa do analiza te besh nuk ndryshon asgje per sa kohe do kemi PS+PD+LSI e Rama/SaliBasha/Meta Ruca e Tualet palla…

    1. Vera says:

      Vetem ndryshimi i ligjit zgjedhor i fshin plehrat duke i dhene te drejten popullit te votoje dhe jo listave te partive hajdute.

  3. Yes says:

    Bukur – shkurt, thjeshte, qarte

  4. Polici says:

    Gjeja e pare qe duhet te beje Rama ne zgjedhjet e ardhshme eshte te ule numrin e deputeteve. Mjaft me me 140 deputete. Me aq popullsi sa jemi ne nuk duhen me shume se 100. Dhe 100 jane shume. Luks i tepert per shqiperine e varfer.

  5. Uarasi says:

    Shkurt Kikia thote Rama vertet e ka bere mutin mullar por ta leme ta beje kavalet se ka stil. Gazetare eunuke.

  6. Kola says:

    Mos u merzitni Z.Kikia, Ndryshimet qe propozoni nuk kane per tu realizuar nga faktori civil dhe politika e sotme. Vjedhesit nuk heqin dore nga vjedhja. Te gjithe ata qe te veshin me epitete denigruese, kane fyer e menderosur veten e tyre. Te shan tjetri per veset e tij. Kjo eshte Shqiperia jone e mjere. Mos u merzit! Vazhdo, vazhdo, vazhdo…Si ty mendon i gjithe populli qe nuk ka nge e mundesi qe te flase dhe te tregoje hallet e tij, nuk ka internet, etj. Mos harxho boje me injorancen, mos bejbreplike, se nuk ia vlen. Me mirekupto, ju lutem! Injoranca eshte me kercenuese se shperthimi i bombes atomike.

  7. Llaman says:

    Sikur studentet te shtonin ne 8 pikat e tyre dhe keto pika extra, do te ishte gjeja me mire.
    Kur nuk merret me tema nacionaliste, Mentori ka gjykim racional. Besoj se shumica e njerezve perputhen me keto pika, por zakonisht 90 % e komentuesve nuk lexojne fare artikullin, por hidhen direkt tek komenti, per te shperndare idete e tyre bajate

  8. Tironci says:

    Ja thua por kujt ja thua.
    Vareferia i ka bere shume njerez ne Shqiperi te shesin voten per nji 50 -tshe, dhe nuk jane ne gjendje ta kuptojne se kane humbur miliona.
    Ndersa perfituesit s`lene rruge te hapur per te drejtet. Shqiperia behet vetem po te hypi nje Hitler ose nje Musolin qe i kapen te gjithe mafiozet apo politikanet maskarrenj dhe i futen neper burgje , me, apo, pa prova.
    Me falni per kete krahasim jo te pritshem njerezor, por e sjell si kuptim ne te drejten e mohuar qe i behet popullit, ku maskarrenjte nuk ndeshkohen.
    Dhe populli vuan, e vuan, e vuan, e vuan, dhe perseri e shesin voten, dhe keshtu vazhdon historia e vuajtjeve. Por edhe sa kohe.
    A ka ndopak drite ne fund te tunelit?

  9. Nikolini says:

    Kikia une ju vleresoj per integritetin, paanshmerine ne te gjykuarit e gjerave dhe sidomos per ate qe ju flisni troc. Kjo ju ben nder.
    E kam lexuar shkrimin dhe jam dakord me vleresimt tuaja.
    Por une nuk bie dakord per disa gjera. Nuk jam dakord te vesh shenjen e barazimit te qeverisjes Rama me qeverisjen Berisha.
    Qeveria Berisha e coi vendin tamam ne buze te gremines, ishim me afer se kurre skenarit grek, por edhe me keq sepse ne nuk kemi perkrahje ne Europe sic e kane greket.
    Edi Rama e mori qeverisjen me arken bosh, nje Shqiperi te mbytur ne krime, korrupsion, vrasje deri politike, vend i mbytur ne droge, kontrabande, trafiqe te te gjitha llojeve, me nje drejtesi te kriminalizuar dhe e vene plotesisht ne sherbim te koorporatave kriminale te drejtuara me kujdes nga PD e LSI, me universitete fantazma ku shiteshin diplomat fallco si ne minimarkete, duke prodhuar kriminalisht breza injorantesh e analfabetesh (krim kunder njerezimit), nje vend ku hidhen ne ere e perzhiten ne flaket e bartotit 28 viktima deri femij dhe plagosen 300 te tjere vetem e vetem per tembushur xhepat e FAMILJES, parate e te cilave i shpenzojne karakurvat e Zenit neper vende ekzotike, ku vriten 5 protestues e plagosen 30 te tjere me duar ne xhepa ne nje proteste paqesore para kryeministrise, e te tjera e te tjera,
    Rama ka nje qind te meta e dobesi, por mos harrojme se po ben perpjekje te stermunimshme qe te beje shtet. Rendi e qetesia jane vendosur, Rama ka fituar shume sfida, u arrit me ne fund, deri edhe me masa shternguese qe qytetaret te paguajne te gjithe energjine elektrike, ujin e pijshem, askush nuk guxon te kaloje semaforin me te kuqe, askush nuk udheton pa rripin e sigurise ne automjete, pa drita ndezur, ne lokale nuk guxon te pije duhan askush, jane rritur ndjeshem sherbimet njekesore. A e dini c do te thote qe te semuret me zemer bejne koronarografite apo deri 4-5 baypase ne zemer dhe nuk paguajne asnje qindarke? aaaae dijne te semuret sa sa jane ulur cmimet e elaceve dhe esgtre rritur lista e ilaceve te rimbursueshme.
    Jane bere pagesa ne shuma te medha per te gjith perndjekurit politike dhe jane dhene shuma te medha per kompensime te rponave, Jane rregulluar te gjitha qendrat e qyteteve saqe ke lezet te shkosh kudo, nga veriu ne jug, ne vend te qyteteve te piste, tere gropa e plehra, jane bere qendrra qytetesh qe ke lezet te kalosh dhe qe na nderojne edhe para te huajve.
    Se fundmi mendoj se eshte rasti i pare ne Shqiperi qe pas nje proteste te paster te studenteve, nje kryeminister, konkretisht Z.Rama e pranon qe kjo proteste ishte shuplake per Qeverine, pra kupton ku jane gabimet, premton zbatimin e te gjitha kerkesqave dhe u ben thirrje studenteve qe te bashkepunojne per te shendoshur arsimin. Te ishte PD ne pushtet, mbiu demonstruesit me siguri do leshoheshin hordhi policesh me shkopinj e deri edhe viktima.
    Opozita, ne kulmin e deshtimit te saj, po perpiqet qe te krijoje deri konflikte fizike me qeverine si rrugen e vetme per te marre pusgtetin me dhune, gje qe intelektualet e ndershem nuk duhet ta lejojne. Studenteve u duhet shpjeguar se cfar vlera ka dialogu me Qeverine sidhe u duhet shpjeguar se brenda protestuesve ka njerez qe i ka infiltruar opozita, njerez te rrezikshem qe po perpiqen ta devijojne protesten e studenteve drejt nje konflikti te padesheruar.

  10. Kola says:

    Publikojeni komentin tim, ju lutem!

  11. Dritan says:

    I nderuar z. Mentor,
    Te pergezoi per artikullin shume te sakte dhe shpresedhene per nje reforme politike te mirefillte e qe do ta beje Shqiperine nje shtet demokratik europian. Te.lumte. Eshte nje kontribut thirrja juaj per nje zhvillim te metejshem idesh reformuese.

  12. timo says:

    Zoti Kikia nuk do të isha dakord me juve nese do të kishim një alternativë tjetër e cila të ishte e pastër nga këto” huqe”. Utopi. Në këto kushte dhe rethana, ideja juaj, është më e drejta dhe më e mira.

  13. Ilash says:

    Nuk e kuptoj perse luftohen kompanite ofshore. Per popullin e thjeshte kompanie ofshore jane nje resurs per rritjen e mirewenien e popullit te thjesht qe fusin 10 pet investim dhe marrin 5 te pastra dhe pjesa e pare shkon per mireqenien e te varferve. Konkurenca me bizneset e tjera eshte falementim. Ata na kane pire gjakun dhe vazhdojne te na e pine. Duke fituar 70% dhe neve qe punojme per ata as 10% te fitimit nuk i japin punetorit, qe e trajtojn si skllav te koheve moderne.mua nuk me bezdisin kompanite ofshore por egzistenca e tyre me gezon.

    1. Genti says:

      Sepse jane kompani anonime, te financuara nga para jashte sistemit. Jane te pataksueshme sepse thjesht shpallin falimentin si subjekt juridik anonim pa adres offshore, qe do thote nuk kontribojne asgje ne buxhet. Operojne mbi bazen e paprekshmerise dhe kameolenitetit te ndryshimit te logos per tu reaktivizuar si subjekte te tjera. Investitoret nuk njihen ose ata qe njihen jane thjesht xhola te investitoreve te vertete , te cilet mund te jene edhe politikane qe ju akordojne vetes tendera te fryre pa u diktuar, duke masakruar te ardhurat e nje shteti te varfer dhe justifikuar depozitat ne banka hashte Shqiperise. Si e shikon asgje pozitive per mireqenien e nhe vendi, thjesht vjedhje me dorashka.

  14. Sevo says:

    Eshte e vertete qe po nuk e lexon shkrimin nuk mund te japesh mendim te sakt. Une jam plotesisht me idete t’uaja z. Kikia Bravo!

  15. Legjnav says:

    Epo duhet te kuptosh o Mentor se zgjidhjet jane te veshtira dhe duken “pa vlete” per populistet qe rrisin shpejt kreditet duke u baskuar me pakenaqesite qe kane ekzistuar qe nga fillimet e jetes ne shoqeri. Respekt
    Legjnav

  16. Drino says:

    Dakord me ato qe ke shkruar, por duhet nje kusht tjeter qe mund te shmanget korupsioni ne punet publike. Nuk ka nje ligj per punet publike, si planifikohen, si studiohen , si projektohen, kush i kontrollon projektet, ndertimin, pergjegjesite per cilesine e tyre, etj. Nuk mund te lihen ne dore te politikaneve apo te zgjedhurve ne çdo nivel qe te vendosin se cila eshte radhe e ndertimit te objekteve, leverdia dhe domosdoshmeria e tyre, varjantet e ndryshme, per keto duhen institucione shkencore, te pavarura nga politika e dites.

  17. Genti says:

    Per sa kohe qe kasta politike eshte e emeruar me rekomandim, nuk do te kete asnje ndryshim. Do te kete makiazh e sterhollim metodash, por thelbi do te mbetet i njejte. Klasa politike eshte nen urdhra per nje axhende te caktuar, dhe deri sa zbaton direktivat e luan tetrin e mashtrimit e propagandes ne menyre te kenaqshme, ka edhe karten jeshile qe te beje ate qe ben me pasurite publike e vlerat qe prodhojne te tjeret. Fatkeqesisht kjo nuk eshte tipike vetem e Shqiperise, por ndodh ne gjithe boten. Ne Shqiperi eshte me e theksuar per arsye te mungeses se protestes, numrit te vogel te popullsise, lidhjeve te forta farefisnore e klanore si dhe prejardhjes e kultures se trasheguar nga nje sistem monist totalitar. Eshte nje sistem parazitik neokon i mbeshtetur mbi mashtrimin e manipulimin.

  18. Bureto says:

    Mentor! E lexova shkrimin tënd të djeshëm dhe ta kuptova qëllimin. Nuk shtova gjë, siç edhe na u drejtove ne lexuesve, sepse në një koment timin rreth një shkrimi tënd të më hershëm për protestën e studentëve (blogu Tema), e kam trajtuar problemin ca më shumë se ato që ti propozon.
    Po e përsëris shkurt idenë e shprehur në atë koment, por edhe në portale e gazeta të tjera. Konkretisht, pika tënde e parë, nuk do të japë ndonjë rezultat të dukshëm, nëse nuk kërkohet abrogimi i ndryshimeve që iu bënë Kushtetutës në prill 2008. Andej, por jo vetëm, ka rezultuar deformimi i madh që i është bërë këto 20 vjet formatimit të parlamentit dhe më kryesorja, mbylljes së rrugës për lindjen dhe konkurimin e alternativave të tjera.
    Nuk po them ndonjë gjë të re, por insistoj në këtë, sepse, nëse duam ndryshim, ky nuk mund të vijë nga vetë kjo klasë që, përveçse e korruptuar, e ka mbytur demokracinë e vërtetë, prej 28 vjetësh. Dhe kjo nuk bëhet me rixha, por duke e detyruar atë me protesta. Lëvizja studentore, është një shans historik, uroj të mos jetë një rast i humbur. Veçse ajo duhet të mos i druhet artikulimit të kërkesave politike. Kështu do ketë dhe një përkrahje shumë të gjerë qytetare.

  19. damam dimashi says:

    pyes sinqerisht,edhe ty mentor duke te falenderuar per shkrimin e sakte,kush do ta marre drejtimin e vendit nese as PS as PD as LSI nuk jane te ndershme dhe jane antikombetare. Ose te sqaroje redaksia.

  20. joel shkodra says:

    Nga ana teknike me duket e pamundur te realizohen idete e juaja, z. Kikia, sepse kush do t’i ndryshoje ato ligje qe parashtron? Jane po ato parti PS-PD-LSI qe ti i nxjerr jashte loje. A do te votojne ne kuvend ato ndryshime ligjesh keto parti, kunder vetvetes? E pamundur.

  21. Saimir says:

    Prap servil ngelesh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje