83 mijë euro për një pemë Krishtlindjesh.
Kjo është kosto që është shpenzuar në Beograd për pemën e festave.
Ndërkohë, disa aktivistë ngrejnë pyetjen se përse duhet gjithë ky luks kur 30 % e popullsisë nuk kanë as kanalet e ujrave të zeza në banesat e tyre.
“Shpresoj që fëmijët i gëzohen dritave të Krishtlindjeve por buxheti i Beogradit cungohet shumë.
U shpenzuan 83 mijë euro për një pemë plastike, ndërkohë që kemi probleme me kopshtet, rrugët e kryeqytetit dhe çdo gjë tjetër. A është kjo pemë prioriteti i Beogradit për të investuar? “ thotë një aktivist.
Nga ana tjetër, zyrtarët e qytetit thonë se dritat ndikojnë pozitivisht në biznes.
“Njerëzit i gëzohen atmosferës dhe blejnë gjëra dhe kur ka blerje është e rëndësishme për ekonominë. Qytetarët ndjejnë atmosferën e gëzueshme, i gëzohen çdo gjëje në Beograd. Dritat i bëjnë njerëzit të ndihen më të gëzuar” thotë një zyrtar i Beogradit. (TemA)
Millosheviçët deshin të blenin Albtelekomin. E konsiderojn Olsin ata të UDB-s vëlla.