DOKUMENTI: Drejtoria e Tatimeve në Gjirokastër nis mbledhjen e borxheve të Luftëtarit me forcë

26 Dhjetor 2018, 13:07Sport TEMA

Klubi i Luftëtarit nuk është duke kaluar vetëm një periudhë të errët me rezultatet negative duke qenë një ekip kandidat për të zbritur një kayegori më poshtë – por gjirokastritët janë zhytur në edhe borxhe të shumta.

Borxhi i akumuluar në Tatime nga mosshlyerja e detyrimeve të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe taksave të tjera është i konsiderueshëm.

Gazeta TemA ka siguaruar një shkresë të datës 20 dhjetor të këtij viti, ku Drejtoria e Tatimeve Gjirokastër njofton Klubin e Luftëtarit,  se do t’i mbledhë me forcë detyrimet e prapambetura.

Sipas shkresës, xhiro ditore e klubit do të monitorohet nga Tatimet dhe në fund të çdo dite pune do të konfiskohet një vlerë jo më pak se 50% e saj.

Kjo praktikë thonë Tatimet, do të vijojë deri në shlyerjen e plotë të borxhit që Luftëtari ka ndaj shtetit.

Në buxhetin e vitit 2019, Bashkia Gjirokastër ka parashikuar 230 milionë lekë të vjetra për Klubin Luftëtari. Por edhe pse merr para nga bashkia, presidenti Grigor Tavo e ka futur klubin në një krizë borxhesh prej keqmenaxhimit dhe paaftësisë.

Burime për TemA thonë se broxhi i brendshëm i klubit është rritur vetë në mënyrë fiktive, me qëllim që Tavo të vazhdojë të marrë para nga Bashkia Gjirokastër.

Gjithashtu, Tavo po e kthen Luftëtarin edhe si një skuadër që po e përdor për përfitime personale duke marrë premio nga klube të tjera për të ndaluar ekipet në interes të tyre.

Rasti i fundit ishte sfida me Partizanin ku një ekip rival i të kuqve vendosi premio për bluzinjtë për të ndalur të kuqtë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje