Allegri zbulon arsyen pse Ronaldo nuk do të luajë ndaj Atalanta-s

25 Dhjetor 2018, 20:00Sport TEMA

Cristiano Ronaldo nuk do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen e Juventus ndaj Atalanta-s në Serie A ditën e mërkurë, por do të jetë në stolin e rezervave, diçka që nuk e kemi parë shpesh gjatë karrierës së tij.

Këtë e ka konfirmuar trajneri Massimiliano Allegri në konferencën e shtypit një ditë përpara sfidës.

“Për të parën herë, Ronaldo do të ulet në stol dhe do të shohë shokët e ekipit nga jashtë fushës.

Jam shumë i lumtur me paraqitjet e tij, statistikat flasin vetë, por dua që ai të jetë në formë optimale në mars, kur të fillojë faza vendimtare e sezonit,” shprehet trajneri i Bardhezinjve.

Hera e fundit që portugezi është ulur në stol ka qenë 17 gushti i vitit 2017, në Superkupën spanjolle ndaj Barcelona-s.

Ai u fut nga stoli në minutën e 58-të dhe shënoi golin vendimtar njëzetë minuta më pas, përpara se të dilte me karton të kuq.

Gjithsesi në një ndeshje kampionati, hera e fundit që Ronaldo ka qenë ulur në stol ishte 23 prilli i vitit 2011, kur Real Madrid fitoi 6-3 ndaj Valencia-s.

1 komente në “Allegri zbulon arsyen pse Ronaldo nuk do të luajë ndaj Atalanta-s”

  1. Realmadrid says:

    Do filloje te luaje nje ndeshje po dhe nje ndeshje jo, se eshte 34 vjec. Ke Reali vjet nuk luajti 11 ndeshje ne total gjate gjithe vitit, ndryshe ne fund te sezonit do te ishte i shkaterruar. Kete do te beje edhe Juvja, se me shpresen qe do fitoje Champions prej tij e ka marre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje