Perez nuk duron më, Real Madrid gati oferta "monstruoze" për Hazard

25 Dhjetor 2018, 09:54Sport TEMA

Reali i Madridit ka vite që nuk po bën goditje të mëdha në merkato dhe nuk mund të fajësohet për këtë, sepse ka dominuar botën me një grup futbollistësh të jashtëzakonshëm, që kanë thyer çdo rekord.

Megjithatë, vitet ikin dhe skuadra nuk ka më freskinë dhe urinë e dikurshme, ndërsa largimi i Cristiano Ronaldos ka qenë një goditje e rëndë edhe për imazhin.

Për këtë arsye, Florentino Perez kërkon një goditje të madhe, nga ato që ndezin sërish entuziazmin te tifozët, sepse sezoni nuk është ende i dështuar, përtej gabimeve pa fund.

Sipas Don Balon, që nuk ka ndonjë reputacion të madh në Spanjë, Reali ka bërë gati një ofertë monstruoze për Eden Hazard.

Për belgun, i cili dëshiron të lërë Chelsea-t për Madridin, do të ofrohen Isco dhe kartoni i të huazuarit Kovacic, i pari i vlerësuar 75 milionë dhe i dyti 25 milionë euro.

Bashkë me ta, Reali është gati të japë edhe 80 milionë euro, duke e çuar ofertën në 180 milionë euro në total.

1 komente në “Perez nuk duron më, Real Madrid gati oferta “monstruoze” për Hazard”

  1. ? says:

    Është modernizuar Belgjika. Të gjithë punojn para kamerave me ” reconnaissance faciale “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje