Kur janë mbyllur dy fazat e para të Kategorisë Superiore, kanë nisur të duken qartë tashmë objektivat e skuadrave dhe për trajnerin Redi Jupi, renditja pas dy fazave është e merituar duke qenë se nuk ka ndërhyrje të jashtme.
Ai shprehet se në dy fazat e fundit mund të ketë ndërhyrje të jashtme. Ndërkohë, ka folur edhe në lidhje me javën e fundit të kësaj faze.
“Është një kampionat ku në fund gjërat kanë shkuar ku duhet. Nga eksperienca e di që 2 fazat e para janë të qeta dhe të luajtura pa ndërhyrje të jashtme. Ato janë të gjithanshme.
Do të isha i kënaqur nëse edhe në dy fazat e tjera nuk ka ndërhyrje të jashtme dhe uroj të mos ketë. Kur sheh klasifikimin, është shenjë pozitive”, u shpreh Jupi.