Panuçi: E vërteta e kalimit tim tek Roma

24 Dhjetor 2018, 17:05Sport TEMA

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, ka mohuar kategorikisht lajmin e bërë publik paraditen e sotme në mediat italiane, ku thuhej se 45-vjeçari është në bisedime me Romën, për të marrë drejtimin e skuadrës verdhekuqe.

Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, tekniku italian ka zbuluar se nuk ka asnjë kontakt me klubin e Serisë A, duke respektuar kështu kontratën me FSHF-në.

“Unë me klubin e Romës nuk kam absolutisht asnjë kontakt. Për më tepër kam kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit”, deklaroi trajneri i Shqipërisë për “Panorama Sport”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje