Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i ftuar në emisionin “FairPlay”, ka folur për temat që qarkullojnë rreth klubit verilindor: merkato, rivalët për titull, objektivat dhe pikëpyetja e Shkurtajt.
Në fjalën e tij, Gjici u shpreh: “Është e vërtetë, me Rrocën e kemi mbyllur kontratën. E kemi mbyllur marrëveshjen me kartonin e tij, tani po diskutojmë për të rënë dakord me kushtet e kontratës.
Ky kampionat është i fortë, si asnjëherë tjetër. Këtë gjë e tregon edhe renditja. Sa i takon titullit, është shumë herët për të folur. Ne po marrim masat për të përforcuar ekipin.
Ne po mundohemi t’i plotësojmë kërkesat e trajnerit, që na i ka dhënë emrat që prej 2-3 muajsh. Unë nuk bëj merkato për të dobësuar rivalë, pasi nuk kemi rivalë Luftëtarit.
Partizani është me meritë në vend të parë dhe iu uroj suksese. Lojtarët që kërkojmë i kemi studiuar prej muajsh. Besoj se shumë shpejt do të vijë edhe Shkurtaj.
Janë shumë ekipe që rivalizojnë për titullin kampion: Korça, Durrësi, Partizani janë skuadrat që i shoh si pretendente. Nuk përjashtohet Skënderbeu, se kam dëgjuar shumë që nuk e shohin Skënderbeun si pretendente, por janë.
Ne jemi shumë të kënaqur me pozitat që jemi, duke parë që i kemi luajtur të gjitha ndeshjet jashtë. Nëse ne dalim kampionë, do të jetë e veçantë, pasi do të jemi ekipi i vetëm kampion pa “shtëpi”.
2-3 muajt e parë, kemi pasur disa faktorë që kanë ndikuar negativisht. Nëse do të luanim në shtëpi, do të ishim në vend të parë sot.
Ku ka mbritur futbolli shqiptar!Ky mburret që nuk ka as stadium,as qëndër stërvitje as pikë grumbullimi,as akademi as gjë prej gjëje.
Në vend ti vijë turp,e quan meritë!!Po kujt i duhet ai mut titull që mund të marrësh ti mor mitra e dallaverat?!
Çfarë i kontribuon ti futbollit shqiptar me këtë mënyrë,bli ca lojtarë andej këtej dhe përzej ca që kishe?!
Po s’kini faj ju mor matrapazë e dallaveraxhinj!
Fajin e ka FSHF e korruptuar që do nxjerë me shqelma nga ato zyra!