Higuain nuk shënon më, kritikohet skema e Gattusos

23 Dhjetor 2018, 13:08Sport TEMA

Gonzalo Higuain nuk po kalon një periudhë të mirë dhe këtë e vërteton forma e tij, duke qenë se nuk ka shënuar prej më shumë se 1 muaji. Ndeshja e argjentinasit me Fiorentinën filloi në mënyrën më të mirë, me një kthim në mbrojtje duke i marrë dhe topin kundërshtarit.

Më pas, ndoshta edhe për shkak të problemeve fizike, pasi shpina e futbollistit nuk është ende siç duhet, “El Pipita” humbi shkëlqimin. I vetmi top në zonë gjatë gjithë takimit i erdhi në minutat e fundit, ku goditja e tij me kokë u prit nga portieri Lafont. Për të tetën sfidë radhazi, mes kampionatit dhe Europa League, Higuain nuk gjeti golin, një rekord negativ ky për të, që nga momenti i mbërritjes së tij në Itali.

Në fund të ndeshjes, gjithsesi, trajneri Gattuso mbrojti sulmuesin e tij, duke thënë se e gjithë skuadra po vuan dhe jo vetëm argjentinasi.

Pyetjes në lidhje me një shkëmbim mes tij dhe Alvaro Moratas, tekniku kuqezi ju përgjigj se Higuain është lojtar i Milanit dhe për sa kohë të jetë i tillë, skuadra do të përpiqet që ai të jetë në kushte optimale në fushë, shkruan SS.

Gattuso konsiderohet si një prej fajtorëve kryesorë për rendimentin e 31-vjeçarit, por dhe gjithë ekipit në ndeshjet e fundit, ku Milani i tij nuk ka shënuar asnjë gol në Serinë A.

Tekniku kuqezi ka kaluar në skemën 4-4-2 në javët e fundit dhe përveç golave të Higuain, ka larguar shumë nga porta kundërshtare edhe lojtarë si Suso dhe Calhanoglu, të cilët kanë nxjerrë shpesh Milanin nga situata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje