Barcelona duket e pandalshme në La Liga këtë sezon dhe po “shtyp” të gjitha skuadrat që i dalin para.
Edhe në takimin e sotëm kundër Selta Vigos, katalanasit nuk e kanë pasur aspak të vështirë rrugën e suksesit.
Kanë mjaftuar golat nga Dembele dhe Mesi në pjesën e parë që ekipi blaugranas të shkojë sërish +3 nga ndjekësit e Atletikos, që më herët e kishin fituar takimin e tyre.
Goli i Mesit në këtë takim e çon në kuotën e 15 golave në La Liga, me ‘Pleshtin’ që ka dhe plot 10 asiste në emrin e tij. Suarezit i mungoi goli, ndërsa Kutinjo e nisi takimin nga stoli.
La Liga, java e 17-të
Barcelona – Selta Vigo 2-0
Dembele 10’, Mesi 45’