Sadiku drejt kthimit te Lugano, por presidenti i klubit vendos tre kushte

22 Dhjetor 2018, 13:16Sport TEMA

Armando Sadiku është kthyer në objektivin kryesor të merkatos të klubit të Luganos dhe këtë tashmë e konfirmojnë edhe vetë palët.

Por për të bërë të mundur kthimin e bomberit shqiptar te klubi ku ka kaluar disa nga momentet më të bukura të karrierës së futbollist, duhet të plotësohen disa kushte.

Presidenti i Luganos, Anxhelo Renzeti, ka bërë të qartë se pa plotësimin e tyre, është e kotë të flitet për Sadikun si pjesë të klubit të kantonit Tiçino.

“Kthimi i tij lidhet me tre kushte të rëndësishme”, tregoi ai në një intervistë televizive.

“E para ka lidhje me pozicionin dhe kushtet ekonomike që do të diktoj Levante, klubi që e ka në zotërim, kërkesat e larta e bëjnë të pamundur përballimin e transferimit edhe në formë huazimi. E dyta ka të bëjë me gjendjen e tij fizike, pasi vjen nga një dëmtim i gjatë dhe mund të afrohet vetëm nëse është në formë sportive.

Dhe e treta është fakti se ai është një futbollist me prirje të ndryshme taktike nga moduli i lojës që përdor aktualisht skuadra. Sadiku është më shumë një lojtar zone sesa një futbollist që mund të përshtatet shpejt në skemat e skuadrës që luan me tre sulmues që lëvizin vazhdimisht”, shpjegoi presidenti i skuadrës zvicerane, duke bërë të qartë se realizimi i marrëveshjes kërkonte pak kohë për t’u finalizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje