Milan dhe Chelsea po punojnë për shkëmbimin sensacional Higuain-Morata

21 Dhjetor 2018, 16:04Sport TEMA

Higuain-Morata, ky është shkëmbimi  i bujshëm që pritet që të ndodhë në merkaton e janarit.

Gonzalo Higuain nuk po arrin që të integrohet tek kuqezinjë duke mos bindur me performancën e tij që pas transferimit nga skuadra e Juventusit.

E ngjashme është situata edhe për, Alvaro Moratën, tek Chelsea i cili nuk po bën shumë mirë .

Ai u largua nga Real Madrid për të gjetur hapësirë ​​dhe zgjodhi ofertën më të rëndësishme ekonomike, atë të Blues.

Por, edhe pse Sarri i ka dhënë minuta bomberi spanjoll nuk ka rezultuat deçiziv për londinezët.

Dhe të dyja klubet po mendojnë një shkëmbim mes dy sulmuesve, pasi “El Pipita” është një sulmues që i pëlqen trajnerit të Chelsea-s, Murizio Sarrit.

Për të bërë të mundur këtë shëkmbim, duhet që të kapërcehet një tjetër ngërç. Higuain është në pronësi të Juventusit dhe duhet një rinegociimin mes tre palëve për të arritur këtë marrëbeshje. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje