VIDEO: Skënderbeu drejt "greminës", humbet dhe ndaj Kamzës

21 Dhjetor 2018, 15:31Sport TEMA

Skënderbeu ka harruar të fitojë dhe këtë radhë është mundur nga Kamza duke pësuar edhe humbjen e katërtë radhazi në kampionat.

Goli i Fukuit në pjesën e parë, i ka dhënë një 3 pikësh mjaft të vlefshëm Kamzës që ngjitet në këtë mënyrë në vendin e tetë, duke lënë pas Tiranën dhe Kastriotin.

Ndërkohë, fundi i takimit ka qenë i mbushur me tension dhe një sherr masiv ku janë përfshirë të dyja skuadrat për shkak të ndërhyrjeve të ashpra, ndërkohë që gjyqtari Laver Alla është mjaftuar me disa kartonë të verdhë, duke hezituar të nxjerrë të kuqin.

Në javën e parë të fazës së tretë, Kamza luan ndaj Tiranës në transfertë, ndërsa Skënderbeu pret Partizanin.

Goli i shenuar nga Fukui.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje