FIFA ka publikuar renditjen e fundit për vitin 2018 ku Kombëtarja shqiptare nuk ka ndryshuar asnjë pozicion.
Kuqezinjtë e mbyllin vitin në vendin e 60-të në klasifikim me 372 pikë vitin. Ndërkohë, ndryshe është situata për përfaqësuesen e Kosovës e cila e ka mbyllur vitin 2018 në vendin e 131-të duke bërë një vit mjaft të sukseshëm.
“Dardanët” kanë pasur një ecuri mjaft të mirë duke rikuperuar gjatë këtij viti plot 46 pozicione.
Skuadra e Bernard Shaland bëri një fazë spektakolare në Ligën e Kombeve duke e mbyllur në vend të parë.
Ndërkohë, sa u përket vendeve të para kombëtarja e Belgjikës vijon të ruajë vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm, ndjekur në vend të dytë nga kampionët e botës, Franca.
5-shja e para e renditjes mbyllen me Brazilin, Kroacinë dhe Anglinë. (TemA)