Milan, Higuan nuk shënon që nga tetori, kuqezinjtë në vështirësi për të mbrojtur vendin e katërt

19 Dhjetor 2018, 15:48Sport TEMA

Çfarë ndodh me Gonzalo Higuain?

Pas barazimit zhgënjyes të kuqezinjve në fushën e Bolonjës, për sulmuesin argjentinas kjo ishte ndeshja e shtatë rradhazi që ai nuk arrin dot që të gjejë rrugën e rrjetës.

Një moment i bezdisshëm për tifozët kuqezi, të cilat në verë ishin të ngazëllyer për ardhjen e ish lojtarit të Juventusit dhe tani ata mendojnë se mallkimi i numrit 9 ka prekur edhe “El Pipitan”.

Objektivi i skuadrës së Milanit këtë sezon është mbajtja e një vendi që të dërgon në kompeticionin e UEFA Champions League, por për të bërë të mundur këtë objektiv kuqezinjtë duhet që të jenë efikas në sulm për të gjetur golat e fiotores.

Higuan ka që prej muajit tetor që nuk shënon dhe goli i tij i fundit është në ndeshjen kundër ekipit të Sampdorias me 28 tetor, i pesti për të dhe duke qenë shtatë gola më pak se golashënuesi më i mirë i Serisë A Piątek, i cili luan me Genoan dhe ka një kosto vetëm 4 milion.

Dhe në qoftë se Pipita nuk shënon, fitorja e Milanit është e shumë e vështirë që të arrihet, ashtu siç tregohet dhe nga ndeshjet e fundit ku kanë marrë dy fitore radhazi me Genoan dhe Udinese falë një golave të qëndërmbrojtësit Romagnoli në minutat e fundit, pastaj një barazim në fushën e Betis, humbjen ndaj Juventusit, barazim në Olimpico kundër Lazios dhe ato pa gola me Torinos dhe Bolonjas.

Në takimin e fundit kundër Bolonjës, sulmuesi argjentinas ka pasur shumë pak raste për shënim dhe nuk ishte efikas për të krijuar shumë raste për t’i dhënë fitoren skuadrës së Milanit.

Në këtë mënyrë Milani pa formën e mirë të Higuait është e vështirë për të mbrojtur vendin e katërt. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje