Man City ofron 80 mln euro për mesfushorin e Real Madrid

19 Dhjetor 2018, 09:42Sport TEMA

Nën drejtimin e trajnerit Santiago Solari, Isco është kthyer në një lojtar stoli gjatë javëve të fundit.

Mesfushori i përfaqësueses spanjolle është i pakënaqur, dhe kjo u pa në ndeshjen e fundit të Real, ku u konfrontua edhe me tifozët e klubit.

Këtë situatë kërkon ta shfrytëzojë klubi i Pep Guardiola-s, Manchester City.

Sipas portalit anglez The Sun, Qytetarët i kanë bërë një ofertë të majme Los Blancos për fantazistin.

Klubi i Premier League thuhet t’i ketë ofruar 86 mln euro kampionëve të Europës, një shifër interesante që me siguri do të konsiderohet nga Real.

Gjithsesi, klauzola e lirimit të lojtarit spanjoll është 700 mln euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje