Elseid Hysaj dhe Chelsea. Një dashuri me shikim të parë, për shkak të “dhëndrit” Maurizio Sarri, ai që e mori te Napoli dhe e rriti edhe më shumë profesionalisht.
Kurrë si këtë sezon, shkodrani po has vështirësi.
Forma e tij nuk është ndër më të mirat, por kjo ndikuar edhe nga ardhja e trajnerit Carlo Ancelotti, që i ka treguar shqiptarit se konkurrenca është e madhe dhe, nëse dëshiron të ndryshojë regjistër, duhet ta bëjë sa më shpejt.
Në mes, edhe pengesa ose nyja e rrogës. Hysaj kërkon rinovim me shifra që Napoli nuk dëshiron të kënaqë.
Agjenti Giuffredi është duke luajtur me dy porta, por në krahun tjetër, vlera e shkodranit nuk është më si më parë.
Klauzola prej 50 mln eurosh për prishje kontrate dhe transferim jashtë Italie vlen ende, edhe pse duhet thënë se Chelsea nuk dëshiron të paguajë më 50 mln euro.
Sipas transfermarkt, tashmë Hysaj vlen 25 mln euro dhe shifra që blutë duan të paguajnë është 30 mln euro, dhe jo të shkojnë më shumë.
Në lidhje me momentin e Hysajt ka folur edhe Paulo Tramezzani, që e njeh mjaft mirë, pasi e ka pasur te kombëtarja e Shqipërisë, deri kur u largua bashkë me Gianni de Biasin.
Sot është trajner i APOEL Nicosia dhe për mediet italiane foli për momentin e mbrojtësit.
“Në rregullat e rrotacionit është edhe Hysaj, që jo gjithmonë gjen hapësira si titullar, siç ndodhte me Sarrin.
Elseid shfrytëzohet më pak. Ka pasur një rendiment konstant ndër vite, është rritur si në aspektin fizik ashtu edhe mbrojtës.
Ka dhënë garanci dhe nuk duhet të shqetësohet për alternimet në formacion.
Skuadra vjen përpara se gjithash. Elsi është inteligjent dhe e pranon këtë situatë”.