Plas tek Inter, drejtori sportiv sulmon gruan e kapitenit Mauro Icardi

18 Dhjetor 2018, 19:53Sport TEMA

Pas deklaratave të bëra nga Wanda Nara në emisionin “Tiki Taka” mbi Mauro Icardi-n (“eshtë shumë larg rinovimit, Inter donte ta dërgonte tek Juventus”), pritej një reagim nga klubi zikaltër.

Përgjigjja ka ardhur nga drejtori sportiv, Piero Ausilio.

“Janë deklarata të ekzagjeruara dhe unë mund të them se Icardi nuk do të shkojë kurrë tek Juventus.

Ata kanë refuzuar një ofertë të parë, ne duam t’i rinovojmë dhe përmirësojmë kontratën, por nuk mund të flasim për këtë në rrjetet sociale ose në televizor”, ka thënë drejtuesi zikaltër.

“Ne jemi koherentë dhe shumë të lumtur me Icardi-n, i cili nuk ka frikë nga asgjë dhe merr përgjegjësitë që i takojnë.

Unë jam në zyrë çdo ditë në dispozicion të çdo menaxheri. Oferta që i kemi bërë para dy muajsh është refuzuar, por dëshira jonë është të vazhdojmë negociatat.

Transferimi tek Juventus? Nuk komentoj dhe i fus një të qeshur. Nuk ka qenë kurrë afër Juventus-it”, ka thënë Ausilio.

Ausilio ka folur edhe për merkaton:

“Nuk janë parashikuar lëvizje të mëdha në janar. Jemi eliminuar nga Champions League, por ishte një objektiv i vështirë që në fillim, tani do të kërkojmë të bëjmë më mirë në Europa League.

Gabigol? I kemi thënë se nuk ka hapësira këtu, do të kërkojmë të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të në Europë ose në Brazil”.

2 komente në “Plas tek Inter, drejtori sportiv sulmon gruan e kapitenit Mauro Icardi”

  1. Pilafi says:

    Po ku eshte sulmi ketu more gazetar trap!

  2. Plaku Xhuxhumaku says:

    Sa kollaj i keni keto te plasmet mer aman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje