Fundi i palavdishëm: José Mourinho pushohet nga puna!

18 Dhjetor 2018, 11:02Sport TEMA

Manchester United ka pushuar nga puna trajnerin José Mourinho, pas humbjes pësuar të dielën në Liverpool, duke i dhënë fund marrëdhënies me portugezin, nisur në maj 2016.

“Mançester Junajtid bën të ditur se trajneri José Mourinho është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm.

Klubi dëshiron të falënderojë José për punën e tij gjatë periudhës te Mançester Junajtid dhe t’i urojë sukses në të ardhmen.

Një trajner i përkohshëm do të emërohet deri në fund të sezonit aktual, ndërsa klubi do të nise procesin e kujdesshëm të emërimit të një trajneri me kohë të plotë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sezoni aktual ka ecur shumë keq për Unaited dhe në këtë moment është 19 pikë pas Liverpool-it kryesues, rekord që kur është krijuar Premier League, në 1992.

Ditët e fundit Mourinho deklaroi se edhe vendi i katërt do të ishte një sukses, duke parë si po ecën ky sezon, diçka që ka tërbuar tifozët dhe ka bërë të sosë durimi edhe nga drejtuesit e klubit.

Vetëm një fitote në 6 ndeshjet e fundit të kampionatit, duke lëshuar pikë edhe ndaj ekipeve modestë si Southampton e Crystal Palace, kanë vulosur fatin e portugezit.

Marrëdhëniet mes “Special One” dhe zëvendës-presidentit Ed Woodward ka kohë që janë të ndera dhe që në verë nisi konflikti i hapur, kur Mourinho kërkoi qendërmbrojtës klasi, por nuk u ble, pasi klubi gjykoi se nuk ekzistonin lojtarë në treg më të mirë se ata që ka në ekip Mourinho.

Për më tepër, portugezi humbi edhe besimin e lojtarëve, pasi ai u përplas me yjet e ekipit, duke nisur nga Pogba, Martial, Lukaku etj, me të cilët pati edhe përplasje publike.

2 komente në “Fundi i palavdishëm: José Mourinho pushohet nga puna!”

  1. syri says:

    Nuk do ja deshiroje kurkujt kete fat! Por c’do gje ka nje limit! Ky njeri,trajner,na mesoi se futbolli eshte edhe pjese e inateve personale apo dhe vendosjes se autotarizmit kryenecit dhe egos!! Ketu qendron edhe fatkeqesia e portugezit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje