Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç do të vijojë të qëndrojë në Amerikë tek skuadra e LA Galaxy edhe për një tjetër sezon.
Emri i fundit i bomberit suedez ishte i lidhur me një rikthim në Evropë, tek ish skuadra e tij në Serinë A, Milan.
Por, Ibra ka vendosur që të nënshkruajë një marrëveshje të re me LA Galaxy edhe për sezonin 2019.
Vetë sulmuesi publikoi një video në profilin e tij në “Twitter” ku konfirmonte qëndrimin e tij tek skuadra e LA Galaxy
“MLZ, unë nuk kam mbaruar ende me ju … “, ishte postimi i futbollistit.
Suedezi, 37 vjeçar u bashkua me ekipin amerikan në muajin mars pas ndërprerjes së kontratës me Manchester United. (TemA)